3 November 2026, 21:52
Nga E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ajo e ka cilësuar atë si një konflikt që po thellon përçarjet brenda Partisë Socialiste.
Deputetja deklaroi se përplasjet e fundit ishin të pritshme, ndërsa paralajmëroi se ato mund të sjellin ndarje të tjera brenda PS-së. Sa i përket mundësisë së largimit të Ramës nga posti, Koçeku tha se kryeministri nuk ka dëshirë të japë dorëheqjen, por zhvillimet mund ta çojnë në një pikë ku nuk do të ketë më alternativë tjetër.
Ajo foli edhe për marrëdhëniet me ish-kolegët socialistë, duke bërë të ditur se pas largimit nga grupi parlamentar i PS-së dhe kalimit në pozicionin e deputetes së pavarur, ka ndërprerë komunikimet me ta.
Pjesë nga intervista
Koçeku: Sheshi është një faktor i patjetërsueshëm dhe sa më shumë që palët pretendojnë të mos e shohin krizën politike që është shkaktuar në këtë kohë, aq më shumë thellohet kjo krizë në vetvete. Thirrjet e sheshit janë kundër të gjithë establishmentit të vjetër politik që ka pasur vendi ynë në dekada.
Por, në të njëjtën kohë, nuk mendoj se në situatën ku jemi kemi luksin të ketë përçarje politike mes subjekteve që nuk janë pjesë e pushtetit, por në të njëjtën kohë as përçarje mes qytetarëve dhe protestuesve. Besoj se një mundësi bashkimi do të ishte shumë pozitive. Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë dhe vihet në pikëpyetje se sa e mundshme mund të jetë, duke pasur parasysh kontekstin social, aftësinë për kompromis dhe konsensusin, që nuk është edhe aq i pranishëm në mentalitetin tonë njerëzor.
Por nuk duhet konsideruar e pamundur, pasi edhe vetë protestat, me flamengon dhe studentët, nëse do të diskutoheshin një vit apo gjashtë-shtatë muaj më parë, do të dukeshin të pamundura si ide dhe si ngjarje.
Pyetje: Në këtë situatë, nga sa e njihni kryeministrin Rama, në këto kushte, çfarë dëshiron ai?
Koçeku: Patjetër që do të dëshironte të kishte atë që është tani, përçarje mes palëve. Është luks i pushtetit që të ketë përçarje mes të gjithëve. Prandaj, duhet të bëhet e kundërta e asaj që dëshirohet nga pushteti dhe të gjenden të gjitha format e mundshme për të krijuar një afrimitet dhe konsolidim, përqendrim të energjisë së përbashkët.
Ju bëtë një krahasim me atë që ndodhi në Serbi. Nuk besoj se ka shumë për të krahasuar mes vendit tonë dhe Serbisë, sepse bëhet fjalë për një gjeografi tjetër, numër popullsie tjetër dhe kushte sociale të tjera. Atje funksionojnë shumë mirë këshillat studentorë kombëtarë, janë funksionale sindikatat e punëtorëve, të cilat kanë pasur një kontribut të madh në të gjithë protestën. Gjithashtu, e gjithë ngjarja dhe narrativa politike e historike janë të tjera. Por, sigurisht, mund të shërbejë si një farë shtyse e mëtejshme, pasi, përderisa ata dolën kundër një regjimi autoritar dhe të ashpër, edhe studentët shqiptarë mund t’ia dalin shumë mirë në kushtet ku janë./Dosja.al
Marjana Koçeku
Politike
3 November 2026, 21:25
E.d
Edi Rama dhe Marta Kos
Komisioni Evropian do të paraqesë të Mërkurën për herë të parë një udhërr&...
Politike
3 November 2026, 20:38
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në selinë e PD-së një takim me grupet e punës s&...
Politike
3 November 2026, 19:20
G.M
Albin Kurti
KOSOVA- Pas 27 vitesh pasiguri, është zbardhur fati i tre intelektualëve që rezultonin të zhdukur që prej luftë...
Politike
3 November 2026, 17:46
E.d
Edi Rama dhe Mark Rutte
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshë...
Politike
3 November 2026, 17:16
G.M
pamje
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, është takuar këtë të martë me ambasador...
Politike
3 November 2026, 15:09
I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka zbuluar detaje të tjera mbi marrëdhënien e tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe krye...
Politike
3 November 2026, 13:43
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Britaninë e Madhe lidhur me largimin e saj nga Bashkimi Evropian, duke deklaruar se tashmë brit...
Politike
3 November 2026, 13:36
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të vijoj&e...
Politike
3 November 2026, 13:34
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqip&eu...
Politike
3 November 2026, 13:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se policia ishte pala më e dëmtuar gjatë protestave të zhvilluara në Shqip&e...