Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas 16 vitesh me “Djajtë e Kuq”, sulmuesi belg njofton tërheqjen nga përfaqësuesja përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale, duke falënderuar shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët.

BELGJIKE - Një tjetër emër i madh i futbollit europian i jep fund karrierës me kombëtaren. Romelu Lukaku ka vendosur të tërhiqet nga Belgjika, duke njoftuar vendimin përmes një postimi në Instagram, vetëm një ditë pas fitores së “Djajve të Kuq” ndaj Italisë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi 33-vjeçar mbyll kështu një kapitull 16-vjeçar me përfaqësuesen belge, me të cilën ka përjetuar disa prej momenteve më të rëndësishme të karrierës. Në mesazhin e tij, Lukaku shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi.
“Gjatë këtyre 16 viteve kam dhënë gjithçka për ekipin kombëtar. Kam kaluar nëpër çdo emocion të mundshëm dhe kam luajtur me shokë skuadre fantastikë, për të cilët do të jem gjithmonë mirënjohës. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë shtyrë përpara dhe kanë besuar tek unë. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm dhe kam shijuar çdo moment”, shkroi Lukaku.
Sulmuesi nuk harroi as tifozët belgë, duke theksuar krenarinë për fanellën që ka mbajtur në katër Kupa Bote dhe tre Kampionate Europiane.
“Jam krenar që kam përfaqësuar vendin tim në katër Kupa Bote dhe tre Kampionate Europiane. Nuk do t'i harroj kurrë ato momente. Jam i qetë me vendimin tim. Ishte e pabesueshme, ishte e bukur dhe jam mirënjohës. Faleminderit”, përfundoi ai.
Largimi i Lukakut vjen vetëm pak ditë pas njoftimit të Cristiano Ronaldos për të ardhmen e tij me Portugalinë, duke shënuar një tjetër lamtumirë të bujshme në futbollin ndërkombëtar.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Gjermania e Jürgen Klopp përballet me një mbrëmje vendimtare në Ligën e Kombeve. Në Berlin, përballë Hol...
SPANJE - Lamine Yamal ishte protagonist i një momenti kyç në përballjen mes Spanjës dhe Anglisë. Kur skuadra e Thomas Tuchel kr...
GJERMANI - Jürgen Klopp ka dalë hapur kundër Gianni Infantinos, duke kërkuar ndryshim në krye të FIFA-s. Trajneri i Gjermanis&eum...
SPANJE - Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, vizitoi dhomën e shtypit të Metropolitano për të vlerësuar ndeshjen midis ekipit t&eu...
SPANJE - Luis de la Fuente nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së Spanjës ndaj Anglisë, por ka refuzuar ta konsiderojë kët&eu...
ITALI - Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin italian. Ndeshja mes Kamaratit dhe Akragasit, e vlefshme për grupin A të kampionatit Eccelle...
FRANCE - Te Milani ka shqetësime për gjendjen shëndetësore të Mike Maignan. Portieri i Francës u detyrua të largohej në...
ITALI - Ravenna përjetoi një ditë të jashtëzakonshme, me Ronaldinhon që riktheu magjinë e tij në fushën e blert&eu...
BELGJIKE - Roberto Mancini pranoi hapur superioritetin e Belgjikës pas humbjes që i kushtoi Italisë eliminimin. Trajneri i Axurrëve theksoi...
FRANCE - Në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Nations League, Kombëtarja e Francës ka regjistruar nj&...