Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri zikaltër beson te skuadra e tij përpara transfertës me Feyenoordin në Champions League. Chivu konfirmon se Pio Esposito do të luajë në sulm, ndërsa Bonny vijon të ketë probleme shëndetësore.
ITALI - Interi kërkon të lërë pas humbjen në derbin ndaj Milanit dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League. Në prag të transfertës me Feyenoordin në Roterdam, Cristian Chivu u ka kërkuar lojtarëve të tij të reagojnë, duke e kthyer zhgënjimin e fundjavës në motivim për sfidën europiane.
“Ka gabime dhe momente negative nga të cilat duhet të mësojmë. Duhet ta shndërrojmë zhgënjimin në energji pozitive. Unë besoj te puna, te ky ekip dhe te ajo që lojtarët kanë bërë deri tani. Besoj edhe te ajo që do të arrijnë në të ardhmen, sepse janë kampionë të mëdhenj”, u shpreh trajneri zikaltër.
Pavarësisht se Interi ka grumbulluar vetëm tri pikë në tri ndeshjet e para, Chivu nuk e konsideron të mbyllur objektivin për të përfunduar mes tetë skuadrave të para dhe për të siguruar kualifikimin direkt në fazën e 1/8-ave.
“Champions League është një kompeticion ku duhet të mendosh ndeshje pas ndeshjeje. Nëse bëjmë llogaritë, na duhen 16 pikë për të qenë mes tetë të parave, por jemi ende në garë. Nuk do të jetë e lehtë. E njoh këtë stadium dhe atmosferën që krijojnë tifozët, por e dimë edhe se çfarë mund të bëjmë ne”, deklaroi Chivu.
Sa i përket formacionit, trajneri konfirmoi se Pio Esposito është rikuperuar dhe pritet të jetë në fushë, ndërsa situata e Bonny është më e komplikuar. Sulmuesi ka kaluar disa ditë me temperaturë të lartë, të vjella dhe dobësi fizike. Ndërkohë, Provedel dhe Pavard janë rikthyer në dispozicion.
Në konferencë foli edhe Marcus Thuram, i cili pranoi se skuadra duhet të përmirësojë qasjen ndaj ndeshjeve. Francezi u shpreh se lojtarët kanë diskutuar hapur mes tyre për problemet e shfaqura dhe se janë të vendosur të reagojnë.
“Duhet të kemi gjithmonë të njëjtin qëndrim që treguam në ndeshjen kundër Shakhtarit, edhe kur mbetëm me dhjetë lojtarë. E kuptuam problemin, folëm hapur me njëri-tjetrin, siç bëjnë familjet dhe skuadrat, dhe tani jemi gati të vazhdojmë përpara”, tha sulmuesi.
Thuram, i cili ka pasur një ngarkesë të madhe ndeshjesh së fundmi, nuk e sheh këtë si problem. Ai theksoi se është i lumtur të luajë sa më shumë dhe se mund të përshtatet edhe në rolin e sulmuesit të vetëm.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Feyenoord kërkon të surprizojë Interin në Champions League dhe trajneri Giovanni van Bronckhorst beson se skuadra e tij ka mundë...
ITALI - Humbja 2-0 ndaj Juventusit ka shkaktuar tensione të forta te Napoli. Sipas raportimit të gazetës italiane “Il Mattino”, Massi...
FRANCE - Thiago Motta mund të rikthehet së shpejti në pankinë, këtë herë në kampionatin francez. Ish-trajneri i Juventus...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re. Djali i mad...
ZVICER - Gianni Infantino është përfshirë në një tjetër polemikë, pas zbulimeve se FIFA ka paguar gati 4 milionë do...
GJERMANI - Harry Kane ka shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga Tottenham në verën e vitit 2023, pas gati dy dekadash të lid...
SPANJE - Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Jesús de Miguel. Sulmuesi i Tenerife-s, i cili...
SPANJE - Polemikat e Kylian Mbappés me Kinën po kthehen në një problem serioz për La Ligan. Përplasja e sulmuesit francez ...
FRANCE - Paris Saint-Germain përgatitet për një transfertë delikate ndaj Villarrealit në Champions League, por Luis Enrique nuk e ka en...
ZVICER - Faza e ligës së UEFA Champions League hyn në një tjetër pikë të rëndësishme me zhvillimin e ndeshjeve t&eu...