LIVE UPDATES
Bota

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

Gjatë fundjavës, ata e arritën qëllimin e vet. Megjithatë, pa një udhëheqës të caktuar dhe pa ndonjë program të qartë politik, analistët thonë se beteja e tyre e vërtetë sapo ka filluar.

26 October 2026, 20:48 Nga G.M
Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së
Aleksandar Vuçiq, ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati për kryeministër, e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Beograd, më 25 tetor.

Lista Studentore e përqendroi programin e vet zgjedhor te lufta kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve të pavarura, arsimi dhe përmirësimi i standardit të jetesës. Pavarësisht pasigurive lidhur me drejtimin që do të marrë kjo lëvizje e re politike, votuesit i besuan asaj, të zhgënjyer nga rezultatet e arritura nga partitë tradicionale politike.

Kjo kulmoi me një fitore bindëse në zgjedhje, ku lëvizja i fitoi 139 nga 250 vendet në Parlament. Pasi Parlamenti të nisë punën, pas shpalljes s rezultateve zyrtare, kandidatët e Listës Studentore do të kenë 90 ditë kohë për ta formuar qeverinë.

Pikërisht këtu fillon pasiguria.

Lista zgjedhore e udhëhequr nga studentët do të hyjë për herë të parë në Parlament. Ajo nuk ka udhëheqës të qartë dhe përbëhet kryesisht nga ekspertë dhe akademikë të fushave të ndryshme. Lëvizja mund t’i ketë votat e mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë, por nuk e ka një kandidat të qartë për kryeministër.

Kardiologu Ilija Srdanoviq, profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Novi Sadit, ishte në krye të listës zgjedhore, ku përfshiheshin edhe figura të njohura, si ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Dejan Soshkiq, dhe ish-ylli i basketbollit, Dejan Bodiroga.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është prezantuar publikisht si kandidat për kryeministër. Po ashtu, ende nuk janë veçuar emra të kandidatëve për ministra.

“Ata lindën nga pakënaqësia me krejt gjërat që nuk u pëlqenin në këtë vend”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë eksperti për Ballkanin, Nikola Xaviereff-Weckwerth.

“Strategjia e tyre ishte të mos kishin një figurë të vetme në krye të lëvizjes, në mënyrë që pala tjetër, partia e Vuçiqit, të mos e kishte atë individ në shënjestër”, shtoi ai.

Tragjedia në stacionin e trenit në Novi Sad

Lëvizja protestuese u nxit nga shembja e një strehe të sapondërtuar në një stacion treni në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024. Gjithsej 16 njerëz e humbën jetën në këtë tragjedi. Studentët pretenduan se shembja ishte pasojë e punimeve të dobëta dhe se përgjegjësia mund të lidhej me korrupsionin qeveritar dhe kompaninë kineze që kishte fituar kontratën për ndërtimin e strehës.

Në programin e saj zgjedhor, lëvizja studentore renditi ndër synimet transparencën e plotë në prokurimin publik, auditimin e projekteve të financuara nga shteti dhe publikimin e të gjitha kontratave dhe tenderëve.

Propozimet e saj përfshijnë gjithashtu konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme dhe zbatimin e masave të lustracionit ndaj zyrtarëve publikë.

“Serbia po përjeton të njëjtën energji që pamë kur u rrëzua [presidenti i ndjerë serb, Sllobodan] Millosheviq”, tha për Radion Evropa e Lirë Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me seli në Uashington.

“Por historia nuk duhet të përsëritet: largimi i Vuçiqit është vetëm fillimi. Tani Serbia duhet ta çrrënjosë sistemin e korrupsionit dhe kontrollit autoritar që e mbajti atë në pushtet, e jo thjesht t’i zëvendësojë njerëzit në krye... Kjo është mundësia e Serbisë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme demokratike dhe për ta vendosur vendin në një rrugë të qartë drejt Perëndimit”, shtoi ajo.

Ndër vite, Vuçiqi kultivoi lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin, duke e pozicionuar Serbinë si një nga partneret e tyre më të ngushta në Evropë.

Lista Studentore përfshin përfaqësues nga të dyja anët e spektrit politik. Kjo krijon mundësi për mospajtime mes anëtarëve të saj, duke pasur parasysh përplasjet e brendshme në Serbi lidhur me shkallën e afërsisë që duhet të ketë vendi me Moskën, në një kohë kur Serbia është gjithashtu vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pritet që politika e lëvizjes për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë të mbetet e pandryshuar. Lista Studentore e ka arsyetuar këtë qëndrim me argumentin se sanksionet, si shprehje e një qëndrimi politik, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave politike dhe të sigurisë.

“Sfida e menjëhershme do të jetë shndërrimi i vrullit të protestave në reforma institucionale”, tha Bojana Zoriq nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë.

Ajo tha se mundësia për reforma mund të jetë “e kufizuar në kohë”, veçanërisht për shkak të rezistencës së mundshme brenda institucioneve shtetërore.

“Një qeveri ekspertësh e mbështetur nga studentët do të duhej të përballej me rrjetet e konsoliduara politike, të rikthente besimin në institucione dhe të krijonte kushtet për zgjedhje vërtet konkurruese”, tha ajo.

“Lista e mbështetur nga studentët mund të përqafojë vlerat demokratike evropiane, por kjo nuk përkthehet patjetër në një politikë të jashtme pro-BE-së. Programi i saj nuk jep shumë qartësi lidhur me përparësitë e politikës së jashtme”.

Politika rajonale përbën një tjetër pikë të mundshme përplasjesh, siç ndodh rëndom në Ballkan. Lista Studentore kundërshton njohjen e Kosovës, duke ndjekur qëndrimin zyrtar të Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Gjatë fushatës zgjedhore, përfaqësuesit e Listës Studentore iu referuan Kushtetutës së Serbisë, preambula e së cilës u ndryshua në vitin 2006 për të përcaktuar se Kosova është pjesë e Serbisë. Lista tha gjithashtu se do ta “ruajë pozitën kushtetuese dhe kompetencat e përcaktuara” të Republika Sërpska, entitetit me shumicë serbe brenda Bosnje e Hercegovinës./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin