26 October 2026, 19:15
Nga G.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar në Francë, duke deklaruar se nuk është normale që vendi të përballet me trazira vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale. Gjatë një vizite në Marsejë, ai bëri thirrje që skenat e dhunës dhe kaosit të 17 tetorit të mos përsëriten, ndërsa garantoi se autoritetet do të vijojnë të qëndrojnë të vendosura për ruajtjen e rendit publik.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Macron vlerësoi angazhimin e forcave të rendit dhe tha se protestat e 24 tetorit ishin më të qeta nga sa pritej, duke theksuar se si rendi publik, ashtu edhe e drejta për të protestuar u respektuan. Megjithatë, ai paralajmëroi se tubimet e planifikuara për të shtunën, më 31 tetor, mund të sjellin rreziqe të reja. Presidenti bëri të ditur se për momentin nuk e sheh të nevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do t'u jepte autoriteteve kompetenca më të gjera policore.
"Ne mbetemi të përulur dhe të përqendruar në të njëjtën kohë, e dimë se e shtuna e ardhshme është një tjetër e shtunë e rrezikshme. Por tani po shoh përpara, kështu që po ecim përpara.", u shpreh ai.
Protestat shpërthyen mes pakënaqësive për fuqinë blerëse dhe mbrojtjen e shërbimeve publike, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme vijojnë prej më shumë se një muaji të kërkojnë më shumë burime për arsimin. Macron pranoi se reagimi i qeverisë ndaj kërkesave të tyre nuk ka qenë në kohën e duhur, por theksoi se tashmë synimi është të ecet përpara dhe të gjendet një rrugëdalje nga kriza./Dosja.al
Emmanuel Macron
Bota
26 October 2026, 18:58
G.M
GAZA
PALESTINË- Të paktën 3,189 palestinezë, mes tyre afro 500 familje, janë detyruar të largohen nga banesat e tyre n&eu...
Bota
26 October 2026, 18:56
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Belgjika ka vendosur të shtyjë zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në ambientet e jashtme të kafen...
Bota
26 October 2026, 18:53
G.M
Papa Leo XIV
SHBA- Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë në Amerikën Latine nga 6 deri më 17 nëntor, me ndalesa n&...
Bota
26 October 2026, 18:50
G.M
IZRAEL- Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike në Teheran, me synimin për të parandaluar nj&eu...
Bota
26 October 2026, 18:48
G.M
zjarr
KANADA- Pesëmbëdhjetë të rinj, të moshës 17 deri në 25 vjeç, kanë çuar qeverinë e Kanadas&eum...
Bota
26 October 2026, 18:45
G.M
António Guterres
BOTË- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka theksuar se çdo shkelje...
Bota
26 October 2026, 18:43
G.M
Microsoft
SHBA- Microsoft ka nisur një program të ri për largimin vullnetar nga puna, që u drejtohet rreth 60 mijë punonjës...
Bota
26 October 2026, 18:15
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë të martën takime në Moskë me presidentin iranian Masud Peze...
Bota
26 October 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Imigracioni ka qenë një nga çështjet kryesore të agjendës politike të Donald Trump që prej hyrj...
Bota
26 October 2026, 18:10
G.M
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbrojtur memorandumin turko-libian, pas ratifikimit të tij nga Parlamenti i Libis&eum...