3 November 2026, 23:07
Nga DOSJA
SPANJE - Katalanasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7-të me Lamine Yamal, i cili përfitoi nga një gabim në daljen e Aston Villës dhe dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, protagonist u bë Raphinha. Braziliani realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 52-të dhe më pas në të 64-ën, duke vulosur fitoren 3-0 të Barcelonës. Një sukses që rikthen qetësinë në kampin katalanas dhe i jep skuadrës pikë të rëndësishme në garën europiane.
Ndërkohë, spektakli i vërtetë i mbrëmjes u zhvillua në Spanjë, ku Paris Saint-Germain shkatërroi Villarrealin me rezultatin 6-0. Kampionët e Europës nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në 17 minutat e para.
João Neves hapi serinë e golave në minutën e 9-të, ndërsa Désiré Doué dyfishoi shifrat në të 12-ën. Vetëm një minutë më vonë, Senny Mayulu realizoi golin e tretë, ndërsa Fabián Ruiz çoi rezultatin në 4-0 në minutën e 17-të. Në pjesën e dytë, PSG nuk e uli ritmin. Fabián Ruiz realizoi golin e tij të dytë personal dhe të pestin për parisienët në minutën e 50-të, ndërsa David Boly vulosi shifrat përfundimtare 6-0 në minutën e 78-të.
Një mbrëmje perfekte për skuadrën e Luis Enriques, e cila vazhdon me pikë të plota në Champions League, ndërsa Barcelona merr një fitore që i nevojitej për të lënë pas zhgënjimin europian të javëve të fundit.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 November 2026, 23:03
ANGLI - Manchester United ka përjetuar një nga ato mbrëmje që vetëm futbolli mund të dhurojë. Skuadra angleze ka përmbys...
Sport
3 November 2026, 22:53
SPANJE - Bayern Munich ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atlético Madridin me...
Sport
3 November 2026, 22:52
HOLANDE - Interi ka marrë një fitore bindëse 3-0 ndaj Feyenoordit në transfertë, në sfidën e vlefshme për fazën e l...
Sport
3 November 2026, 20:49
PORTUGALI - Sporting Lisbona ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultatin 1...
Sport
3 November 2026, 18:44
Rachel Apa në një imazh gjatë garës dhe një tjetër në ditët para saj.
SHBA - Një ngjarje tragjike ka tronditur Ma...
Sport
3 November 2026, 18:32
SPANJE - Vdekja tragjike e Jesús de Miguel ka prekur edhe drejtuesit e Barcelonës. Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, shprehu dhimbjen p&e...
Sport
3 November 2026, 18:20
SPANJE - Betisi nuk do të jetë vetëm në transfertën e vështirë ndaj Borussia Dortmundit. Më shumë se 6 mijë ti...
Sport
3 November 2026, 18:11
ARGJENTINE - Argjentina ka publikuar listën e parë të lojtarëve për një grumbullim, ku nuk bën pjesë Lionel Messi....
Sport
3 November 2026, 17:55
ANGLI - Arsenali merr një përforcim të rëndësishëm në prag të ndeshjeve të radhës. William Saliba ësht&eu...
Sport
3 November 2026, 17:29
SPANJE - Policia Kombëtare Spanjolle ka nisur hetimet pas vdekjes së Jesus de Miguel, sulmuesit të Tenerifes, i cili ndërroi jetë t&eum...