Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas tragjedisë në ndeshjen Tenerife-Andorra, autoritetet spanjolle kanë hapur procedurat për të sqaruar rrethanat e vdekjes së sulmuesit 30-vjeçar. Sipas mediave spanjolle, çështja po shqyrtohet si një rast i mundshëm i vrasjes nga pakujdesia.
SPANJE - Policia Kombëtare Spanjolle ka nisur hetimet pas vdekjes së Jesus de Miguel, sulmuesit të Tenerifes, i cili ndërroi jetë të martën në mëngjes, një ditë pas përplasjes së rëndë me portierin e FC Andorras, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë spanjolle.
Sipas gazetës “El País”, autoritetet kanë hapur procedurat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ndërhyrja e portierit mund të ketë pasoja penale. De Miguel, 30 vjeç, pësoi arrest kardiorespirator pas përplasjes dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk arriti të mbijetonte.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Ishujve Kanarie ka sqaruar se hapja e procedurave është një veprim standard në rastet e vdekjeve me shkaqe jo natyrore, qofshin ato aksidentale apo të lidhura me rrethana të tjera. Kjo nuk përbën në vetvete një konstatim fajësie ndaj portierit.
Më herët, avokati i specializuar në të drejtën sportive, Alexis Chabot, kishte deklaruar se rasti mund të shqyrtohet edhe si vrasje nga pakujdesia, në varësi të provave dhe vlerësimit të rrethanave. Sipas tij, nëse provohet përgjegjësia penale, dënimi mund të jetë nga një deri në katër vjet burg, në varësi të shkallës së pakujdesisë dhe kualifikimit juridik të veprës.
Hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një episod aksidental të lojës apo për një veprim që tejkalon kufijtë e pranueshëm të garës sportive.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Vdekja tragjike e Jesus de Miguel pas përplasjes së dhunshme me portierin e FC Andorras, Jesus Owono, mund të ketë pasoja edhe n&e...
KATAR - Marc Marquez është shumë pranë një tjetër kapitulli historik në karrierën e tij. Piloti spanjoll i Ducatit mund ...
ITALI - Roberto Mancini po përgatit një listë me disa risi për ndeshjet e ardhshme të Italisë në Ligën e Kombeve. Sipas...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shor...
PORTUGALI - Paulo Fonseca është shumë pranë rikthimit në Portugali, këtë herë në stolin e Sporting Lisbon&eum...
ARABIA SAUDITE - Kupa e Azisë 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka njoftuar zyrtarisht sht...
Unai Emery ka qenë trajner i Aston Villas që nga viti 2022 SPANJE - Unai Emery nuk e ka harruar mbrëmjen e 8 marsit 2017, kur Barcelona re...
Nuno Espirito Santo ka qenë në krye të West Ham që nga fillimi i sezonit 2025 ANGLI - West Ham ka vendosur të ndërpresë bas...
SPANJE - Paris Saint-Germain kërkon të vazhdojë marshimin triumfal në Champions League. Skuadra e Luis Enriques përballet këtë...
ITALI - Interi kërkon të lërë pas humbjen në derbin ndaj Milanit dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League....