Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ramon Vega dhe Kozo Tashima zyrtarizojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit 2027 në Rabat. Ish-mbrojtësi zviceran premton ndryshime rrënjësore, ndërsa drejtuesi japonez hyn në garë me mbështetjen e federatës së vendit të tij.

ZVICER - Gara për presidencën e FIFA-s po merr formë, me dy kandidatë që kanë dalë hapur përballë Gianni Infantinos, i cili synon të vijojë drejtimin e futbollit botëror. Ramon Vega dhe Kozo Tashima kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.
I pari që ka shpallur sfidën ndaj kreut aktual të FIFA-s është Ramon Vega. Ish-mbrojtësi i kombëtares së Zvicrës, me një të kaluar edhe në Serie A me Cagliarin, kërkon të paraqitet si një alternativë ndaj drejtimit aktual të institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
“Futbolli u përket njerëzve të tij, jo atyre që e kontrollojnë atë”, ishte mesazhi i fortë i Vegës, i cili ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së FIFA-s dhe kërkon ndryshime thelbësore në organizatë.
“Pas më shumë se dhjetë vitesh përgatitjeje, shpall zyrtarisht kandidaturën time për president të FIFA-s”, deklaroi ai, duke theksuar se synon të rikthejë tifozët në qendër të vendimmarrjes.
Vega ka premtuar gjithashtu tolerancë zero ndaj një lidershipi që, sipas tij, nuk ka respektuar sa duhet pasionin dhe kontributin e miliarda tifozëve në mbarë botën. “Nuk po kandidoj për të vazhduar një luftë. Po kandidoj për ta përfunduar atë”, ishte një tjetër nga mesazhet e tij.
Në garë është futur edhe Kozo Tashima, një prej figurave të rëndësishme të futbollit japonez. Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, të cilën e drejtoi nga viti 2016 deri në vitin 2024, ka zyrtarizuar kandidaturën me mbështetjen e plotë të JFA-së.
“Me mbështetjen e plotë të JFA-së, kam vendosur të shpall kandidaturën time në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s”, njoftoi Tashima.
Ai theksoi se dëshiron të promovojë në nivel ndërkombëtar vlerat e sinqeritetit, integritetit dhe standardeve të larta etike që, sipas tij, karakterizojnë futbollin japonez. Tashima synon të shfrytëzojë përvojën e tij shumëvjeçare në drejtimin e futbollit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti.
Për momentin, gara ka tre emra: Gianni Infantino, Ramon Vega dhe Kozo Tashima. Megjithatë, lista mund të zgjerohet, pasi afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori.
Një nga pikëpyetjet më të mëdha mbetet qëndrimi i UEFA-s. Mbështetja e konfederatës evropiane mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat e garës, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të mbështesë Infantinon apo do të bashkohet me një alternativë tjetër.
Zgjedhjet e 18 marsit 2027 në Marok do të përcaktojnë drejtuesin e ardhshëm të futbollit botëror, në një garë që tashmë ka nisur të marrë ngjyrat e një sfide të vërtetë politike dhe sportive.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Faza e ligës në Conference League po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa pas ndeshjeve të raundit të tret&...
ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të katërt në Europa League, gara për tetë vendet e para është bërë...
ITALI - Juventusi ka lënë pas barazimin e fundit në Europa League, duke u rikthyer te fitorja pas triumfit 2-1 në transfertë ndaj AZ Al...
HOLLANDE - Ajax dhuroi spektakël në transfertën daneze, duke shkatërruar Midtjyllandin me rezultatin 6-1, në ndeshjen e vlefshme ...
GJERMANI - Marseille regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-0 n&eum...
RUMANI - Egnatia ka pësuar humbjen e parë në fazën e Conference League. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin ...
ZVICER - Ndeshjet e orës 18:45 në UEFA Conference League kanë prodhuar rezultate surprizuese dhe një fitore spektakolare të Ajaxit. Sku...
ZVICER - Tetë ndeshjet e para të mbrëmjes në UEFA Europa League kanë dhuruar rezultate interesante dhe disa surpriza të mëdh...
SPANJE - Barcelona ka siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësish...
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar sot vendimet e marra për veprimet e dënueshme për jav&eum...