6 November 2026, 07:30
Nga DOSJA

ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të katërt në Europa League, gara për tetë vendet e para është bërë edhe më interesante. Benfica, Bournemouth dhe Ferencváros kryesojnë me nga 12 pikë, ndërsa Olympiacos dhe Juventusi ndjekin me nga 10 pikë.
Benfica mban kreun falë golavarazhit, pas fitores 3-1 ndaj Lech Poznań. Bournemouth vazhdon të befasojë në debutimin europian, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi pas suksesit 3-1 në transfertë ndaj Sparta Pragës. Edhe Ferencváros ruan ecurinë perfekte, pasi mposhti Milanin 2-0 në San Siro.
Në vendin e katërt renditet Olympiacos me 10 pikë, ndërsa Juventusi është ngjitur në vendin e pestë pas fitores 2-1 ndaj AZ Alkmaar. Leverkusen, që pësoi humbjen e parë në këtë edicion ndaj Marseille, mbetet në kuotën e 9 pikëve.
Situata është shumë më e vështirë për Milanin. Kuqezinjtë pësuan humbjen e tretë në katër ndeshje dhe me vetëm 3 pikë mbajnë vendin e 28-të, jashtë zonës së kualifikimit për fazën play-off. Ndërkohë, Marseille regjistroi fitoren e parë, duke mposhtur Leverkusenin 1-0.

Si funksionon kualifikimi?
Pas tetë ndeshjeve të fazës së ligës, tetë skuadrat e para sigurojnë direkt një vend në fazën e 1/8-ve të finales. Ekipet që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në fazën play-off, ndërsa skuadrat nga pozicioni i 25-të deri në të 36-in eliminohen.
Kanë mbetur edhe katër javë për t'u luajtur dhe gara është ende e hapur, si për kreun e renditjes, ashtu edhe për skuadrat që synojnë të mbijetojnë në zonën e kualifikimit.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 November 2026, 23:09
ITALI - Juventusi ka lënë pas barazimin e fundit në Europa League, duke u rikthyer te fitorja pas triumfit 2-1 në transfertë ndaj AZ Al...
Sport
5 November 2026, 23:07
HOLLANDE - Ajax dhuroi spektakël në transfertën daneze, duke shkatërruar Midtjyllandin me rezultatin 6-1, në ndeshjen e vlefshme ...
Sport
5 November 2026, 23:03
GJERMANI - Marseille regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-0 n&eum...
Sport
5 November 2026, 22:54
RUMANI - Egnatia ka pësuar humbjen e parë në fazën e Conference League. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin ...
Sport
5 November 2026, 21:14
ZVICER - Ndeshjet e orës 18:45 në UEFA Conference League kanë prodhuar rezultate surprizuese dhe një fitore spektakolare të Ajaxit. Sku...
Sport
5 November 2026, 21:00
ZVICER - Tetë ndeshjet e para të mbrëmjes në UEFA Europa League kanë dhuruar rezultate interesante dhe disa surpriza të mëdh...
Sport
5 November 2026, 17:11
SPANJE - Barcelona ka siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësish...
Sport
5 November 2026, 16:45
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar sot vendimet e marra për veprimet e dënueshme për jav&eum...
Sport
5 November 2026, 16:39
TIRANE - Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër, e premte, në ora 12:00, listën e lojtarëve të ftuar ...
Sport
5 November 2026, 16:30
FRANCE - Dominimi i Paris Saint-Germain nuk kufizohet më vetëm në Francë. Pasi ka fituar pesë titujt e fundit në Ligue 1, skuadra...