LIVE UPDATES
Bota

Danimarka mbron ligjin e "getove"/ Gjykata e Lartë miraton dëbimet, 11 mijë persona rrezikojnë zhvendosjen

Ligji danez kërkon që komplekset e banesave sociale të rindërtohen, rinovohen dhe të ndryshojnë përbërjen sociale nëse në to ka përqendrim të lartë të huajsh. Ligji parashikon që deri në vitin 2030, 60 për qind e apartamenteve të jepen me qira me çmime tregu për banorë që klasifikohen si "perëndimorë".

24 November 2026, 08:35 Nga E. D

Danimarka mbron ligjin e "getove"/ Gjykata e Lartë miraton

DANIMARKË- Gjykata e Lartë e Danimarkësvendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të shmangur klasifikimin e kompleksit të saj si "geto e ashpër". Vendimi është në përputhje me qasjen e rreptë të Kopenhagës ndaj imigracionit. Synimi është për të nxitur integrimin. Sipas një vendimi të një gjykate të lartë të BE-së të vitit të kaluar, zbatimi i këtij ligji mund të përbëjë diskriminim.

Ligji danez kërkon që komplekset e banesave sociale të rindërtohen, rinovohen dhe të ndryshojnë përbërjen sociale nëse në to ka përqendrim të lartë të huajsh. Ligji parashikon që deri në vitin 2030, 60 për qind e apartamenteve të jepen me qira me çmime tregu për banorë që klasifikohen si "perëndimorë".

Politika e ashpër daneze e imigracionit model në BE

Roli pionier i Danimarkës në vendosjen e rregullave më të ashpra për imigracionin e ka kthyer atë në model për disa vende të Bashkimit Evropian. Danimarka ishte gjithashtu një nga pesë vendet që javën e kaluar njoftuan synimin për të ngritur në Ruandë një qendër për deportimin e azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

Ministri danez i Strehimit, Jacob Mark, e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë, duke thënë se ai "forcon sigurinë, kohezionin shoqëror dhe integrimin". Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmoi një vendim të vitit 2022 të një gjykate më të ulët kundër shtatë qiramarrësve, të cilët kishin kundërshtuar dëbimin e tyre nga kompleksi i banesave në Nøjsomhed, në qytetin Helsingør, në veri të Kopenhagës.

Në arsyetimin e saj gjykata vlerësoi se ligji nuk është diskriminues në lidhje me dëbimin e "emigrantëve dhe pasardhësve të tyre nga vendet jo-perëndimore", pasi kriteri nuk bazohet drejtpërdrejt në përkatësinë etnike. Vendimi i gjykatës së BE-së vitin e kaluar ishte përqendruar pikërisht në këtë aspekt, duke argumentuar se ligji do të ishte diskriminues nëse kriteret do të mbështeteshin në racë, ndërsa vendimin përfundimtar ua linte gjykatave kombëtare.

"Gjykata e Lartë vëren se zbatimi i këtij kriteri ligjor i ndan njerëzit në dy grupe [emigrantë dhe pasardhës nga vendet jo-perëndimore, dhe të gjithë personat e tjerë]. Të dy grupet përfshijnë një shumicë shumë të madhe origjinash etnike të ndryshme dhe, njëkohësisht, persona me të njëjtën origjinë etnike mund të gjenden në të dy grupet", thuhet në vendimin e gjykatës daneze.

Kush konsiderohet "jo-perëndimor"?

Shoqatat e qiramarrësve vlerësojnë se për të respektuar kërkesat e ligjit në të gjithë Danimarkën do të duhet të zhvendosen rreth 11.000 persona. Shoqata e banesave që ishte në qendër të çështjes deklaroi me shkrim se ishte e vetëdijshme për ndikimin që do të kishin dëbimet ndaj banorëve të prekur dhe shtoi se kishte ndërmarrë masa për t'i ndihmuar ata të gjenin banesa të reja.

Sipas përkufizimit të Statistics Denmark, kategorisë së vendeve "jo-perëndimore" i përkasin të gjitha shtetet përveç 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Andorrës, Australisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Islandës, Lihtenshtajnit, Monakos, Zelandës së Re, Irlandës së Veriut, Norvegjisë, San Marinos, Zvicrës, Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit./DW

Gjykata daneze

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit