21 October 2026, 17:44
Nga DOSJA

ANGLI - Trajneri i Brighton, Fabian Hurzeler, thuhet se është martuar në fshehtësi me partneren e tij, aktoren gjermane Anna Caroline Berger. Sipas gazetës gjermane Bild, 33-vjeçari shfrytëzoi pushimin trejavor për të organizuar ceremoninë larg syrit të publikut.
Dyshimet u shtuan pasi Hurzeler u shfaq me një unazë në gishtin e dorës së majtë gjatë fitores 5-0 të Brighton ndaj Crystal Palace, duke nxitur spekulimet se ai dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar lidhjen.
Çifti e bëri paraqitjen e parë publike së bashku vetëm verën e kaluar, ndërsa marrëdhënien e kanë mbajtur kryesisht larg vëmendjes mediatike. Për shkak të angazhimeve profesionale, ata kanë jetuar në distancë, me Hurzelerin në Brighton dhe Bergerin në Mynih.
Aktorja 34-vjeçare është e njohur për rolin e stilistes së bizhuterive Larissa Manke në serialin gjerman Storm of Love, ku interpreton që nga viti 2025.
Në gusht, Berger ndoqi nga tribunat e “Amex Stadium” fitoren 4-0 të Brighton ndaj Aston Villa në nisje të Premier League. Fotografinë e shoqëroi me një mbishkrim që tërhoqi vëmendjen:
“Pa shqetësime - unë jam një portiere”. Një lojë fjalësh me termin anglez ‘keeper’, që përdoret si për portierin, ashtu edhe për një person që ia vlen ta mbash pranë në një marrëdhënie.
Ndërkohë, Hurzeler po vazhdon punën e tij në krye të Brighton, ku ka fituar vlerësime për rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës. Megjithatë, këtë herë vëmendjen nuk e ka tërhequr futbolli, por një unazë që ka ndezur zërat për një martesë të mbajtur në fshehtësi.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 16:51
BELGJIKE - Thibaut Courtois është padyshim një nga portierët më të mirë në histori. Karriera e tij me Real Madridin fle...
Sport
21 October 2026, 16:28
SPANJE - Jules Koundé është në dyshim të madh për El Clásicon e së dielës së ardhshme. Mbrojtësi fra...
Sport
21 October 2026, 16:08
Vangelis Liolios, president i Federatës Greke, në të djathtë, me trajnerin Vassilis Spanoulis
GREQI - Skandal në basketbollin gr...
Sport
21 October 2026, 15:56
FRANCE - Filipe Luis nuk dëshiron që Monacos t’i vendoset etiketa e favoritit për fitimin e Conference League. Në prag të pë...
Sport
21 October 2026, 15:48
SPANJE - FC Barcelona gjithashtu pësoi dëmtime fizike të martën në mbrëmje. Ndërsa PSG humbi tre lojtarë për ...
Sport
21 October 2026, 15:02
SPANJE - Javier Tebas nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për strategjinë e komunikimit të Real Madridit.
Presidenti i La Ligës ...
Sport
21 October 2026, 14:54
ITALI - Alessandro Bastoni kërkon një reagim nga Interi në Champions League. Në prag të ndeshjeve të javës së tretë...
Sport
21 October 2026, 14:47
Nico Schlotterbeck dhe shokët e tij të ekipit të Dortmundit preferuan të bënin dush në hotel sesa në stadiumin e Bakusë...
Sport
21 October 2026, 14:36
FRANCE - Khvicha Kvaratskhelia ka ndarë emocionet e tij pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, dë...
Sport
21 October 2026, 14:00
Kimmich do të humbasë ndeshjen kundër Arsenalit për shkak të vdekjes së një anëtari të familjes
GJERMANI - B...