21 October 2026, 14:36
Nga DOSJA

FRANCE - Khvicha Kvaratskhelia ka ndarë emocionet e tij pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, dëmtim që do ta mbajë për një periudhë të gjatë larg fushave. Sulmuesi i Paris Saint-Germain rrëfeu në Instagram zhgënjimin dhe pyetjet që e kanë shoqëruar pas goditjes së rëndë.
“Mendova se isha gati për gjithçka, por jo për këtë. Para çdo ndeshjeje, i kërkoja Zotit vetëm të largohesha nga fusha i shëndetshëm. Por këtë herë nuk ndodhi kështu”, shkroi futbollisti gjeorgjian.
“Kanë kaluar pak kohë, por vazhdoj të pyes veten: pse unë? Mendoj se jam përgatitur për këtë ndeshje më mirë se kurrë në jetën time. Megjithatë, e kuptoj se Zoti më ka zgjedhur mua dhe, nëse përmes kësaj sakrifice kam mbrojtur lojtarë të tjerë që ishin në fushë, jam gati të përballem me muajt e punës, dhimbjes dhe lotëve”, shtoi ai.
Kvaratskhelia falënderoi të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetjen dhe premtoi se do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer në nivelin më të lartë.
“E di që duhet të kthehem më i fortë për njerëzit e mi, që janë gjithmonë pranë meje. Nuk do t’ju zhgënjej, ju premtoj se nuk do të kursehem asnjë moment. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shihemi përsëri së shpejti”, përfundoi sulmuesi i PSG-së.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 14:00
Kimmich do të humbasë ndeshjen kundër Arsenalit për shkak të vdekjes së një anëtari të familjes
GJERMANI - B...
Sport
21 October 2026, 13:30
ANGLI - Gazeta britanike “The Times” ka tërhequr një raportim të publikuar më 13 tetor dhe i ka kërkuar falje preside...
Sport
21 October 2026, 13:00
FRANCE - Paris Saint-Germain merr lajme të këqija pas fitores 4-2 ndaj Barcelonës në Champions League. Khvicha Kvaratskhelia ka pësuar...
Sport
21 October 2026, 12:30
ITALI - Milani përgatitet për një tjetër sfidë europiane, teksa të enjten, më 22 tetor, do të përballet me Bo...
Sport
21 October 2026, 12:00
Raphinha dhe Fabián
SPANJE - Raphinha komentoi humbjen 4-2 të Barcelonës ndaj PSG-së në Champions League, duke theksuar se rez...
Sport
21 October 2026, 11:30
Nga 12 vjet burg deri në lirim nga akuzat: dënimet e kërkuara nga prokuroria për vdekjen e Maradonës
ARGJENTINE - Avokatja e Agustina...
Sport
21 October 2026, 11:00
TURQI - Skandali i basteve sportive vijon të tronditë futbollin turk. Komiteti disiplinor i Federatës Turke të Futbollit (TFF) vendosi t&eu...
Sport
21 October 2026, 10:30
Jonas Urbig dhe Manuel Neuer
GJERMANI - Bayern Munich po përballet me një dilemë për të ardhmen e portës. Manuel Neuer, prej vi...
Sport
21 October 2026, 10:00
GJERMANI - Serhou Guirassy po shkruan historinë në Champions League. Sulmuesi i Borussia Dortmundit realizoi dy gola në sfidën ndaj FC Saba...
Sport
21 October 2026, 09:30
FRANCE - Désiré Doué vazhdon të konfirmojë potencialin e tij te Paris Saint-Germain. Pas paraqitjes së shkëlqyer n&eum...