18 October 2026, 08:23
Nga E.M

FRANCË- Gjatë demonstratave masive kundër mungesës së fondeve të arsimit në disa qytete të Francës më 17 tetor u regjistruan pamje të shumta dhune dhe shkatërrimesh.
Sipas organizatorëve dhe sindikatës CGT, rreth 800 mijë persona dolën në rrugë, ndërsa Ministria e Brendshme franceze vlerësoi pjesëmarrjen në 550 mijë demonstrues. Policia përdori gaz lotsjellës në përplasjet me demonstruesit për orë të tëra në sheshin Place de la République.
Në Limoges, një zjarr, që dyshohet se u shkaktua nga një koktej molotovi, shkaktoi dëme të shumta në ndërtesën historike të bashkisë të shekullit të 19-të.
Në Marsejë, grupe protestuesish sulmuan bashkinë dhe shkruan slogane anarkiste në mure. Në qytet u raportuan gjithashtu plaçkitje të dyqaneve. Ndërkohë, në Lion u dogj një zyrë turistike, në Lilë u shkaktuan dëme në bashki, ndërsa në Grenoble banorët e një ndërtese u evakuuan pas rënies së zjarrit.
Një nga incidentet më të rënda u regjistrua në Saint-Etienne, ku një 17-vjeçar humbi dorën. Sipas raportimeve, i mituri u plagos nga një granatë e hedhur nga forcat e policisë, të cilën dyshohet se e kapi me duar.
Kryeministri francez Sébastien Lecornu njoftoi se 150 efektivë policie dhe xhandarë u plagosën gjatë protestave. Një raportim i mëparshëm fliste për rreth 60 efektivë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Autoritetet franceze kryen gjithashtu më shumë se 1,200 arrestime, shumica në Paris.
Pas incidenteve, presidenti francez Emmanuel Macron dënoi dhunën, duke deklaruar se ajo nuk ka vend në demokraci. Ai bëri thirrje për unitet kundër atyre që, sipas tij, mbjellin kaos, dhe u zotua se personat përgjegjës për incidentet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen./Dosja.al
Bota
18 October 2026, 07:36
E.M
VATIKAN- Pas periudhës së shtrimit në spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, Papa Leone XIV pas periudhës së shtrimit në...
Bota
18 October 2026, 07:22
E.M
SHBA- Katie Zakaria i është referuar presidentit amerikan Donald Trump me një postim në rrjetet sociale vetëm disa orë pas shkark...
Bota
17 October 2026, 10:41
E. D
Gul Hassan Hassan dhe Vladimir Putin
RUSI- Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, mbërriti këtë javë...
Bota
17 October 2026, 09:22
E. D
UKRAINË- Kush e dëgjoi me vëmendje presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën e shtypit të premten pas samitit ...
Bota
17 October 2026, 09:15
E. D
GJERMANI- Paralajmërimet se një kërcënim rus kërcënon gjithashtu Gjermaninë po bëhen gjithnjë e më t&eum...
Bota
17 October 2026, 07:59
E. D
pamjet
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përgënjeshtruar raportimet se terminali i pasagjerëve kishte mbetur pa e...
Bota
17 October 2026, 07:50
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të re sanksionesh ek...
Bota
17 October 2026, 07:43
E. D
Katie Zacharia
SHBA- Katie Zacharia do të largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pes&...
Bota
17 October 2026, 07:24
E. D
KINË- Ura e Kanionit të Madh Huajiang, mbi rrjedhën e lumit Beipanjiang, është ura e varur më e lartë në botë. Ajo...
Bota
16 October 2026, 22:46
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se kërkesa e Ukrainës për 70 miliardë euro shte...