LIVE UPDATES
Aktualitet

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë, nxiti një valë të re reagimesh politike dhe publike në Kosovë.

19 November 2026, 19:25 Nga G.M
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të
Një demonstruese duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Jo në emrin tim", gjatë një proteste kundër dënimit të Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, në Prishtinë, më 18 shtator 2026.

Dënimi i dytë i Hashim Thaçit në Hagë ka nxitur kritika të reja ndaj Gjykatës Speciale në Kosovë. Analistët vlerësojnë se aktgjykimi mund të shtojë presionin mbi PDK-në për një qëndrim më të ashpër ndaj gjykatës, të thellojë ndasitë shoqërore dhe të dobësojë besimin te partnerët perëndimorë.

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë, nxiti një valë të re reagimesh politike dhe publike në Kosovë. Reagimet erdhën në vazhdën e pakënaqësisë që kishte shkaktuar edhe aktgjykimi i 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Përderisa partitë politike dhe organizatat e dala nga lufta e kritikuan ashpër vendimin e fundit, reagimet e institucioneve qendrore ishin më të matura. Reagime pati edhe nga qytetarët, në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale. A mund të ndikojë vendimi në qëndrimet dhe strategjitë e partive politike ndaj Gjykatës Speciale? A rrezikon të thellojë mosbesimin shoqëror ndaj saj dhe të ndikojë në perceptimin për drejtësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë?

Presion i shtuar mbi PDK-në

Analisti Agon Maliqi thotë se reagimet ndaj vendimit ishin brenda pritshmërive, por mbetet të shihet nëse partitë politike do ta fuqizojnë diskursin kundërshtues ndaj Gjykatës Speciale.

Sipas tij, vendimi mund ta shtojë presionin mbi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj gjykatës. Ai mund të ndikojë edhe në zhvillimet e brendshme të kësaj partie, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të ri dhe konsensusin e krijuar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për një strategji të përbashkët lidhur me procesin e apelit në Hagë.

“Vendimi mund të ketë ndikim në situatën e brendshme politike në PDK, sepse e rritë presionin nga baza e votuesve për qasje ndoshta pak më të ashpër në raport me Gjykatën Speciale”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi vlerëson se reagimet me fjalor të ashpër ndaj vendimeve gjyqësore e vendosin Kosovën në pozitë negative në sytë e partnerëve ndërkombëtarë. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka mekanizëm konkret penalizues në dispozicion. Rreziku, sipas Maliqit, qëndron te rikthimi në agjendë i ndryshimeve ligjore përmes Ligjit për Gjykatën Speciale pa koordinim me BE-në.

“Pasoja konkrete negative - në kuptimin e uljes së mëtutjeshme të mbështetjes politike për Kosovën - do të ketë nëse rikthimi në agjendë i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara bëhet pa një dialog dhe koordinim me BE-në, e cila e ka në duar vendimin mbi mandatin mbi Specialen”, thotë Maliqi.

PDK-ja njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me LVV-në për të proceduar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Marrëveshja duket se e kthen në pikën zero procesin e nisur më 6 tetor. Një protestues duke mbajtur një portret të madh të Hashim Thaçit gjatë një proteste të mbajtur më 18 shtator në Prishtinë kundër dënimit për krime lufte të ish-udhëheqësit të UÇK-së.

Rreziku i polarizimit shoqëror

Sociologu dhe analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se reagimi i qytetarëve ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara më 17 nëntor, duhet parë në kontekstin e procesit të përgjithshëm në Hagë, veçanërisht pas aktgjykimit të 16 shtatorit.

“Reagimi ndaj verdiktit të 17 nëntorit nuk do të jetë thjesht emocional, por do të përfshijë shumë elemente brenda një procesi kompleks sociokulturor, me ndërthurjen e kujtesës kolektive të luftës, perceptimit mbi sakrificën e popullit dhe të UÇK-së, identitetit kombëtar, përvojave të pasluftës dhe pritshmërive të qytetarëve për drejtësi”, thotë ai për REL.

Sipas Muhaxhirit, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e perceptojnë më Gjykatën Speciale vetëm si institucion që gjykon individë për përgjegjësi penale, por edhe si institucion që, sipas këtij perceptimi, ka deformuar rrëfimin historik për luftën e Kosovës. Ai paralajmëron se kjo mund ta kthejë kujtesën e luftës në burim të ndasive shoqërore.

“Nëse gjykata i dënon udhëheqësit kryesorë të luftës në formë të tillë, kujtesa kolektive shndërrohet në fushëbetejë: njëra palë thotë se po gjykohen çlirimtarët, kurse tjetra insiston në gjykimin e individëve, jo të krejt popullit. Kështu investohet në rrezikun e polarizimit social që vjen me thellim të çarjeve”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se ushqimi i këtyre ndasive rrezikon të bëhet pjesë e konfrontimeve ndërmjet identiteteve politike dhe shoqërore të grupeve të ndryshme.

Erozioni i besimit te Perëndimi

Muhaxhiri vlerëson se pakënaqësia ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale mund të ndikojë edhe në raportin e qytetarëve me drejtësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë. Sipas tij, besimi i kosovarëve te Perëndimi është ndërtuar kryesisht mbi përvojën historike të mbështetjes gjatë viteve '90 dhe ndërhyrjen e NATO-s më 1999. Megjithatë, ky besim mund të jetë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të tilla.

“Rreziku nuk është te kthesa e shpejtë antiperëndimore e kosovarëve, por te erozioni gradual: ndjenja e miqësisë mbetet, mirëpo bëhet më e pasigurt, gjë që është jashtëzakonisht problematike për një vend si Kosova, që i duhet ndihmë e pakursyer e aleatëve për përmbushjen e aspiratave integruese”, thotë Muhaxhiri.

Muhaxhiri vlerëson se partitë politike kanë përgjegjësi të veçantë, sidomos nëse rikthehet në agjendë ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai thekson nevojën që çdo iniciativë të mbështetet në argumente profesionale dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të shmanget perceptimi për ndërhyrje politike në drejtësi. Muhaxhiri konsideron se për Kosovën mbetet sfidë se si do t'i menaxhojë pasojat politike dhe shoqërore të procesit në Hagë, pa i thelluar përçarjet e brendshme dhe pa dëmtuar raportet me aleatët./REL

hashimthaci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin