https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Incidenti ku mbeti i plagosur me mjet prerës i burgosuri/ Drejtoresha e përgjithshme e burgjeve vizitë monitoruese në burgun e Durrësit
Pas një konflikti të dielën e kaluar ku u plagos me mjet prerës një i burgosur drejtoresha e përgjithshme e burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar një vizitë monitoruese në burgun e Durrësit.
19 November 2026, 18:35Nga E.M
DURRËS- Pas një konflikti të dielën e kaluar ku u plagos me mjet prerës një i burgosur drejtoresha e përgjithshme e burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar një vizitë monitoruese në burgun e Durrësit. Ajo takoi dy të dënuarit e përfshirë në incident, ndërkohë që rasti po shqyrtohet ende nga strukturat inspektuese të Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas informacioneve njëri prej tyre ka probleme të shëndetit mendor. Gjatë inspektimit janë evidentuar edhe problematika infrastrukturore, pasi burgu i Durrësit është përballur disa herë me përmbytje gjatë viteve të fundit.
Drejtuesja e burgjeve njoftohet se inspektoi ambientet e kuzhinës, shërbimit shëndetësor, arsimit dhe formimit profesional, si dhe takoi të dënuarit për të dëgjuar ankesat dhe kërkesat e tyre. Në bashkëpunim me Dhomën Vendore të Avokatisë janë rikonstruktuar tre ambiente për takimet e të dënuarve me avokatët./Dosja.al