Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për vitin 2026, disa fjalorë kanë shpallur tashmë zgjedhjet e tyre. Secili përdor metoda të ndryshme, nga analiza e përdorimit të gjuhës te kërkimet në internet, shkruan TIME.

Mund të jetë e vështirë ta përmbledhësh një vit me një fjalë të vetme, por kjo nuk i ka penguar fjalorët që të paktën të përpiqen. Vitin e kaluar, ata zgjodhën terma si “rage bait” (përmbajtje që provokon zemërim), “AI slop” (përmbajtje me cilësi të ulët e krijuar nga inteligjenca artificiale) dhe shprehjen e zhargonit “67”, për të pasqyruar frymën kulturore të kohës.
Për vitin 2026, disa fjalorë kanë shpallur tashmë zgjedhjet e tyre. Secili përdor metoda të ndryshme, nga analiza e përdorimit të gjuhës te kërkimet në internet, shkruan TIME.
Cambridge Dictionary: “human” (njeri, njerëzor)
Cambridge Dictionary ka zgjedhur fjalën “human” për vitin 2026, si përgjigje ndaj përhapjes së inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve të shpejta teknologjike.
“Ky vit u karakterizua nga debate globale mbi kuptimin e të qenët njeri, në një kohë kur inteligjenca artificiale po mjegullon kufijtë mes njerëzve dhe makinerive”, thuhet në njoftimin e fjalorit.
Cambridge vuri në dukje përdorimin në rritje të shprehjeve “human-written” (i shkruar nga njeriu) dhe “human-generated” (i krijuar nga njeriu). Ai iu referua edhe Papa Leonit XIV, i cili ka theksuar nevojën për të mbetur “thellësisht njerëzorë” në epokën e AI.
“Frika për atë që njerëzit mund të humbasin kur ia delegojnë të menduarit inteligjencës artificiale na ka bërë të rishqyrtojmë shkallën në të cilën mbështetemi tek ajo”, tha leksikografi Colin McIntosh.
Mes kandidatëve të tjerë ishin “agent”, një sistem AI që vepron në mënyrë autonome, dhe “analogue”, si kundërvënie ndaj jetesës gjithnjë e më dixhitale.
Collins Dictionary: “mogging” (t’ia kalosh dikujt, ta lësh në hije)
Collins Dictionary iu drejtua zhargonit të brezave Z dhe Alpha, duke zgjedhur “mogging”, që nënkupton të dalësh më mirë ose të jesh më mbresëlënës se dikush tjetër.
Termi rrjedh nga “mog”, shkurtim i AMOG (“Alpha Male Of the Group”), që do të thotë mashkulli dominues i grupit.
Fjala u shfaq rreth vitit 2016 në kulturën e bodybuilding, për të përshkruar epërsinë fizike, por më pas u përhap në “manosphere”, komunitetet online të përqendruara te maskuliniteti.
Termi është përdorur edhe nga figura të njohura, përfshirë llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, kampionen olimpike Alysa Liu dhe Arnold Schwarzenegger.
Fjalët e tjera përfshinin “carspreading”, prirjen për prodhimin e makinave gjithnjë e më të mëdha, dhe “firewave”, një seri zjarresh urbane gjatë periudhave të zgjatura të vapës dhe thatësirës.
Dictionary.com: “maxxing” (maksimizimi i gjithçkaje)
Dictionary.com zgjodhi “maxxing”, një term i brezave Z dhe Alpha që nënkupton përpjekjen për të përmirësuar diçka deri në nivelin maksimal.
Fjala rrjedh nga “maximum” dhe “maximize” dhe e ka origjinën te termi i videolojërave “min-maxing”, një strategji për të maksimizuar pikat e forta të personazheve.
Ajo u përhap përmes “looksmaxxing”, përpjekjes për të përmirësuar pamjen fizike. Disa të rinj iu drejtuan dietave dhe ushtrimeve intensive, ndërsa të tjerë praktikave ekstreme, përfshirë ndërhyrje të përsëritura estetike.
Gjatë vitit 2026, përdorimi i “maxxing” u zgjerua përtej pamjes fizike. Në shëndet u përhapën “fibermaxxing” (maksimizimi i fibrave), “proteinmaxxing” (maksimizimi i proteinave) dhe “sleepmaxxing” (optimizimi i gjumit).
Ndërkohë, interesi për kulturën kineze solli termin “Chinamaxxing”, që përshkruan përvetësimin e elementeve të stilit të jetesës kineze.
Sipas Dictionary.com, fjala pasqyron dëshirën e vitit 2026 për të përmirësuar vazhdimisht çdo aspekt të jetës, por edhe absurditetin që mund të marrë kjo përpjekje.
“Pyetja është nëse nevoja për optimizim ka arritur kulmin apo vitin tjetër do të përpiqemi edhe më shumë./Monitor
DURRËS- Pas një konflikti të dielën e kaluar ku u plagos me mjet prerës një i burgosur drejtoresha e përgjithshme e bur...
TIRANË- Edhe në protestën e sotme përpara Kryeministrisë efektivët e policisë nuk kanë lejuar zhvillimin e protestë...
TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi policia ka ndërhyrë duke shtyrë me dhun&eu...
Në vendimin e shpalljes së moskopetencës për dosjen e vjedhjes të gati 3 miliard e 600 milion lekë nga posta e Durrësit, jep...
pamje TIRANË- Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë pë...
TIRANË- Protestuesit edhe këtë të enjte kanë nisur revoltën e tyre për kërkesën e panegociueshme, dorëheqjen ...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku si rrjedhojë janë kontr...
BELGJIKË- Në Anversë të Belgjikës janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe shqiptarë, si pjesë e një org...
VARSHAVË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi i pranishëm në Ministerialin e Partneritetit Transatlant...
300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mb&eu...