Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dëshmia tronditëse e gruas tek Infektivi: Nënës sime nuk i japin as ujë, më lini ta marr në shtëpi të japë frymën e f
1 September 2020, 10:14Nga DOSJA
TIRANË– Një dëshmi e rëndë ka ardhur nga spitali Infektiv, ku një grua e cila thotë se ka të ëmën të shtruar me COVID-19, denoncon se nuk i kanë dhënë as ujë.
“Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë. Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata. Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni”, u shpreh gruaja për mediat jashtë Infektivit.
Vajza kërkon që të marrë të ëmën në shtëpi dhe këtë kërkesë ua ka bërë edhe mjekëve. “I thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit, të vishet si njeri, mos ta hedhë me qese si…”, rrëfen ajo.
“Mjekimi në Lushnje ishte i rëndë ia nisa në shtëpi dhe për dy ditë u bë më keq. E pashë që s’po shkonte mirë puna. Mora 127 e sollën direkt e në Tiranë. Prej 8 ditësh është e shtruar, prej dy-tri ditësh nuk kam asnjë kontakt me të. Infermierët s’kanë të drejtë të më informojnë, por as mjekët s’kanë komunikuar.”,-tha ajo.
Ky nuk është rasti i parë i të afërmve që denoncojnë për mungesë në shërbim dhe trajtim në të dy spitalet COVID në Shqipëri. Edhe më herët janë hedhur akuza për mjekët dhe personelin, por të gjitha këto deklarata janë përgënjeshtruar nga MSH.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nga 15 tetori, të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi dhe duan të pajisjen me pasaportë, mund ta marrin këtë dokument brenda 1...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë një apel për të gjithë nxënësit që kanë nisur dhe do të nisin mësimin,...
GREQI– Një vajzë është kthyer në “mollë sherri” për plagosjen mes një shqiptari dhe një greku nnë plazhin e Paleochoras në Chania. Sipas mediave greke, i ...
TIRANË– Zbardhen detaje të reja nga përplasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zall Herr, ku komandoja Klodian beshiri ka plagosur me armë zjarri Redi Myrto...
TIRANË– Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Hashures’, e cila cilësohet si dita e cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit. Ky i fundit b...
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se mbajtja e maskës është e detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollat e vendit.Në një postim të bërë ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 28-vjeçarin me inciale S.U, pasi dyshohet se gjatë javëve të fundit ka kryer 5 vjedhje në këtë qytet. Mësohe...
THUMANË- Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit të kaluar. Ende shumë qytetarë në Thumanës ...