21 October 2026, 09:30
Nga DOSJA

FRANCE - Désiré Doué vazhdon të konfirmojë potencialin e tij te Paris Saint-Germain. Pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, anësori francez u shpall lojtari i ndeshjes, por në deklaratat pas takimit u tregua i përmbajtur, duke theksuar se skuadra nuk synon të dërgojë mesazhe për rivalët, por të vazhdojë punën.
I pyetur nëse PSG-ja kishte dhënë një tjetër sinjal të fortë pas fitores ndaj Manchester Cityt, Doué u përgjigj: “Nuk po dërgojmë asnjë mesazh. Thjesht do të vazhdojmë të punojmë dhe të fitojmë. Ky është mentaliteti ynë, kjo është filozofia jonë. Do të ketë raste kur do të jetë e vështirë dhe kur nuk do të fitojmë. Do të duhet ta pranojmë këtë, por sot arritëm të fitonim dhe kjo është fantastike”.
Francezi u dallua jo vetëm për kontributin në sulm, por edhe për angazhimin në fazën mbrojtëse. “Gjithmonë jam mësuar të mbrohem. Nuk është asgjë e re. Të gjithë u përpoqëm sonte dhe ishim shumë të përqendruar. Kjo është arsyeja pse fituam”, shpjegoi ai.
Për të ruajtur nivelin e lartë pas paraqitjeve të fundit, Doué theksoi rëndësinë e kënaqësisë në lojë dhe përkushtimit maksimal: “Të kënaqesh në fushë, të japësh gjithçka dhe të bësh gjëra”.
Një vlerësim të veçantë ai rezervoi për Lucas Hernandez, të cilin e konsideroi ndër lojtarët më të spikatur të mbrëmjes. “Ai bëri një ndeshje të shkëlqyer. Kishte shumë lojtarë që zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të. Është dikush që e vlerësoj shumë dhe që më ka ndihmuar shumë që kur kam ardhur te PSG-ja. Performanca e tij ishte e pabesueshme”, u shpreh Doué.
I pyetur nëse ndodhet në formën më të mirë të karrierës, francezi nuk e përjashtoi këtë mundësi, por pranoi se ka ende hapësirë për përmirësim. “Nuk e di nëse jam në formën time më të mirë, ndoshta. Ka ende shumë për të përmirësuar”.
Në fund, Doué u pyet edhe për duelin individual me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk e pashë duelin. Nuk ishim as në të njëjtën anë. Ishte PSG kundër Barçës dhe PSG fitoi”.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 09:00
SPANJE - Një ngjarje e frikshme ka tronditur Sergio Ricon, ish-portierin e Seviljes dhe Paris Saint-Germain, i cili aktualisht është pa klub. Mb...
Sport
21 October 2026, 08:30
ITALI - Drejtori sportiv i Romës, Tony D’Amico, foli për Sky Sport përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kund&e...
Sport
21 October 2026, 08:15
FRANCE - Shqetësim i madh te PSG për gjendjen fizike të Khvicha Kvaratskhelias pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Sulmuesi gjeorgjian p&eum...
Sport
21 October 2026, 08:00
FRANCE - Paris Saint-Germain i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të Barcelonës, duke triumfuar 4-2 në Paris në ndeshjen e ...
Sport
21 October 2026, 07:45
FRANCE - Hansi Flick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, por u përpoq të shihte edhe an&eu...
Sport
21 October 2026, 07:30
FRANCE - Luis Enrique u shfaq i kënaqur pas fitores 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Trajne...
Sport
20 October 2026, 23:04
FRANCË - Një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe e mbushur me spektakël ka shoqëruar përballjet e UEFA Champions League, ku nuk mun...
Sport
20 October 2026, 21:03
Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat e tyre kundër Sabahut
AZERBAJXHAN - Borussia Dortmundi mori një fitore të rënd...
Sport
20 October 2026, 20:54
Kacor feston golin e barazimit kundër Fenerbahçes
TURQI - Fenerbahçe vazhdon të vuajë në Europë. Skuadra turke shpë...
Sport
20 October 2026, 19:05
TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) emëroi të martën Anthony Taylor, një ish-arbitër i famshëm i Premier Ligës, si...