Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Detaje të reja në lidhje me shqiptarin në Gjermani që vrau gruan dhe vajzën/ Kurseu vajzën e vogël, telefonoi një të af
17 December 2020, 20:33Nga DOSJA
GJERMANI-Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Gjermanisë, ku një burrë 51 vjeç, i identifikuar si Asami. S, vrau gruan e tij 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe. Më pas ai qëlloi për vdekje edhe veten. Sipas BILD, babai mendohet se me vetëdije kurseu vajzën e tij të vogël 14 vjeçe, e cila gjithashtu ishte në shtëpi në momentin tragjik.
Ndërkohë, ai e kishte kërcënuar për vdekje dhe 14-vjeçaren por nuk arriti ta çonte deri në fund kërcënimin e tij. Po ashtu nga familja ka shpëtuar edhe vajza e madhe, 21 vjeç, e cila jetonte jashtë vendit.
Gjithashtu, duke iu referuar deklaratave të fqinjëve dhe autoriteteve policore, është bërë e ditur se 51-vjeçari, pasi ka vrarë gruan dhe vajzën e tijka folur me një të afërm ku i ka thënë se i ka bërë diçka të keqe familjes së tij. Pas telefonatës, i afërmi ka lajmëruar menjëherë Policinë, por oficerët ata nuk arritën në kohë. Ndërkohë, Policia i ka thënë gazetës Bild, se gruaja Elfete S. donte të ndahej me burrin e saj. Para aktit, çifti jetonte i ndarë dhe 51-vjeçari ishte vendosur në bodrumin e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë u raportua ditën e sotme nga mediat gjermane, ku 51-vjeçari vrau gruan e tij 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare. Pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ai ka varur veten me një litar në verandën e shtëpisë. E vetmja që ka shpëtuar është vajza tjetër e çiftit, një 14-vjeçare, e cila ishte mbyllur në dhomë tjetër në momentin e krimit. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.
(ka/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DANIMARKË-Një fëmijë i braktisur nga prindërit e tij prej bestytnive se ishte “i mallkuar” ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiv...
GREQI-Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ditën e sotme ka njoftuar për vendosjen e masave të reja parandaluese për tre komunat e Atikës, duk...
Qeveria amerikane konfirmoi të mërkurën se një fushatë e fundit hakerimi preku rrjetet e saj dhe tha se sulmi ishte “i madh dhe në vazhdim”.Hakerat,...
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar ndarjen e Kosovës nga Serbia, të njëjtë me rastin e Krimes nga Rusia. Në një konferencë, Putin i është përgji...
ITALI– Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë lëkundi Milanon pasditen e sotme rreth orës 17:00.Sipas mediave italiane, epiqendra ishte në Trezzano sul Navig...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk arriti ta miratojë as kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e as konkluzionet për zgjerim. Sllovakia, Çekia dhe Aust...
ATHINË– Infektimi me koronavirusi i presidentit francës, Emmanuel Macron ka futur në izolim edhe disa politikanë të tjerë. Por ky nuk është rasti i k...
ALASKË– Një tjetër punonjës shëndetësor në Alaskë ka pasur reaksion, pasi ka marrë vaksinën Pfizer. Sipas DailyMail, një burrë, emri i të cilit nuk b...
SHBA- Në vitin 2021 SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë një mundësi të artë që vjen një herë në një gjeneratë,për të ndalur tërheqjen globale të demokracisë,dhe për ...
ITALI-Shifra e të infektuarve me Covid-19 në Itali është rritur. Gjatë orëve të fundit nga 185,320 teste të kryera janë shënuar pozitiv 18,236 persona dhe numri...