LIVE UPDATES
Bota

Dhjetë vjet më vonë, a po përgatitet Mbretëria e Bashkuar ta zhbëjë Brexit-in?

Paketa e re e marrëveshjeve parashikon mundësi të reja për të rinjtë që të jetojnë, studiojnë dhe udhëtojnë në Evropë, lidhjen e sistemeve të tregtimit të emetimeve dhe heqjen e barrierave tregtare për produktet ushqimore. Burnham e cilësoi marrëveshjen si “historike”, duke deklaruar se ajo i jep fund një dekade përçarjeje dhe ndihmon në rindërtimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë.

20 November 2026, 17:54 Nga E. D

Dhjetë vjet më vonë, a po përgatitet Mbretëria e

ANGLI- Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të cilësuar si “fitore për të dyja palët”, gjatë një samiti ku kryeministri britanik Andy Burnham kërkoi forcimin e marrëdhënieve me bllokun evropian, dhjetë vjet pas referendumit për Brexit-in.

Paketa e re e marrëveshjeve parashikon mundësi të reja për të rinjtë që të jetojnë, studiojnë dhe udhëtojnë në Evropë, lidhjen e sistemeve të tregtimit të emetimeve dhe heqjen e barrierave tregtare për produktet ushqimore. Burnham e cilësoi marrëveshjen si “historike”, duke deklaruar se ajo i jep fund një dekade përçarjeje dhe ndihmon në rindërtimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë.

“Jemi dhjetë vjet pas Brexit-it, por kjo është një ditë e mirë për Britaninë dhe për Evropën. Marrëveshja që kemi arritur së bashku është një fitore për të dyja palët”, tha ai në konferencën për shtyp pas samitit në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmendi gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në sigurinë ekonomike, mbrojtje, inteligjencën artificiale dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Ajo e cilësoi marrëveshjen si një pikë kthese në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së. Pas përfundimit të negociatave, qeveria britanike bëri të ditur se të dyja palët do të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa bisedimet do të vijojnë edhe për disa çështje që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Një marrëdhënie më e afërt me Evropën

Qeveria laburiste, e cila mori pushtetin në vitin 2024 nën drejtimin e Keir Starmer, kishte premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, pa e përmbysur vendimin për Brexit-in. Pas largimit të Starmerit nga posti i kryeministrit, Andy Burnham ka mbajtur një qëndrim më të hapur ndaj Evropës, duke shprehur edhe dëshirën që Britania e Madhe të ribashkohet me BE-në gjatë jetës së tij.

Megjithatë, ai ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati parlamentar, si dhe rikthimin në tregun e përbashkët apo në bashkimin doganor. Burnham është zotuar të nisë diskutimet me BE-në për mundësitë e një marrëdhënieje më të ngushtë në të ardhmen.

Kostoja e Brexit-it

Ekonomistët vlerësojnë se largimi nga Bashkimi Evropian ka ndikuar negativisht në potencialin e rritjes ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas vlerësimeve, humbjet mund të variojnë nga 2% deri në 8% të prodhimit ekonomik. Për këtë arsye, forcimi i marrëdhënieve me BE-në është kthyer në një çështje të rëndësishme për qeverinë britanike, pasi Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar i vendit.

Megjithatë, disa çështje mbeten ende të pazgjidhura. Një prej tyre lidhet me tarifat e shkollimit për studentët evropianë që ndjekin universitetet në Britani. Palët kanë rënë dakord të vijojnë negociatat për këtë çështje, me synimin për të arritur një marrëveshje brenda gjashtë muajve. Ndërkohë, një skemë e re do t'u mundësojë deri në 100 mijë të rinjve nga secila palë të jetojnë në Britani ose në vendet e BE-së për një periudhë deri në tre vjet, për qëllime pune, studimi ose udhëtimi. Skema pritet të jetë funksionale jo më vonë se janari i vitit 2030.

Kundërshtimet ndaj afrimit me BE-në

Pavarësisht marrëveshjes, afrimi me Bashkimin Evropian vijon të kundërshtohet nga partitë dhe grupet që mbështesin Brexit-in. Udhëheqësja e konservatorëve, Kemi Badenoch, kritikoi Burnhamin, duke argumentuar se problemet aktuale të Britanisë nuk lidhen me faktin nëse vendi është apo jo pjesë e BE-së. Edhe Nigel Farage, drejtuesi i partisë Reform UK dhe një prej figurave kryesore të fushatës për Brexit-in, deklaroi se Burnham nuk ka mandat për të negociuar marrëdhënie më të ngushta me Brukselin.

Nga ana tjetër, sondazhet e cituara nga CNN tregojnë se ideja e ribashkimit me Bashkimin Evropian gëzon mbështetje të konsiderueshme në opinionin publik. Megjithatë, ekzistojnë rezerva lidhur me kostot financiare, mundësinë e anëtarësimit në eurozonë dhe procesin e gjatë të negociatave.

Një marrëveshje me kufizime

Deri tani, afrimi mes Britanisë dhe BE-së ka sjellë disa rezultate konkrete, përfshirë rikthimin e Britanisë në programin e shkëmbimit studentor Erasmus, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, por me një kosto më të lartë se më parë. Burnham vlerëson se marrëveshjet e reja mund t'i shtojnë ekonomisë britanike deri në 0.5% të PBB-së dhe të lehtësojnë eksportin e produkteve ushqimore.

Megjithatë, zyrtarët britanikë kanë pranuar se marrëveshjet do të kërkojnë që Mbretëria e Bashkuar të përshtatet me rregullat e BE-së për produktet, pa pasur mundësinë të ndikojë në hartimin e tyre. Kjo rikthen debatin e vjetër mes pavarësisë në vendimmarrje dhe përfitimeve nga tregtia më e lehtë me Evropën. 

Ndërkohë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se negociatat e ardhshme nuk do të jenë të lehta, duke kujtuar se largimi i Britanisë nga BE-ja ka lënë pasoja në marrëdhëniet mes palëve./CNN

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin