20 November 2026, 17:01
Nga E.M

RUSI- Pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, tetë persona kanë mbetur të vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
“Raketat goditën infrastrukturën jetike në kryeqytet, përfshirë urat. U dëmtuan një objekt i sistemit të kullimit të ujërave, ndërtesa dhe objekte afariste. Gjashtë persona humbën jetën nga sulmi në Kiev. 15 të tjerë u plagosën”, tha kryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy.
Sipas tij tetë persona u vranë nga sulmet në Ukrainë dhe 28 të tjerë u plagosën. Dy persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin perëndimor të Lvivit, njoftoi administratori i rajonit.
Koretskiy tha se në Harkiv, në lindje të vendit, ishte goditur një spital i urgjencës, ku katër persona u plagosën dhe u dëmtua një objekt ku kryhen rezonanca magnetike (MRI).
“U dëmtuan ndërmarrje në rajonet e Kievit, Mikolaivit, Odesës dhe Çernihivit, si dhe ndërtesa banimi në rajonet e Dnipropetrovskut, Lvivit, Vinitsës, Sumit dhe Çernihivit. U goditën edhe objekte energjetike”, tha ai.
Më herët, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se shtatë nga personat e plagosur në kryeqytet ishin dërguar në spital. Të plagosurve të tjerë po u jepej ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes. Ai tha gjithashtu se ura Jugore, e cila ishte shënjestruar edhe më parë nga sulmet ruse, u godit sërish, por nuk specifikoi nëse kishte pësuar dëme.
“Si pasojë e goditjeve është dëmtuar edhe një objekt i infrastrukturës jetike”, shtoi ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se kishte kryer sulmet, duke pretenduar se kishte shënjestruar objekte të industrisë ushtarake ukrainase, kapacitete për prodhimin e raketave dhe dronëve, si dhe infrastrukturën energjetike dhe të transportit në Kiev dhe në gjashtë rajone të tjera./Dosja.al
Rusia Kiev
Bota
20 November 2026, 16:43
G.M
ANGLI- Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, po...
Bota
20 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Anëtarë të Kongresit Amerikan i kanë bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë për të hetuar i...
Bota
20 November 2026, 16:25
G.M
BepiColombo
BOTË- Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm prej tetë vitesh dhe afro 10 miliardë kilometrash, sonda ...
Bota
20 November 2026, 16:19
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një skenar i ri për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është diskutuar n&...
Bota
20 November 2026, 16:15
E.M
POLONI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas incidentit me raketa ruse dhe dron të cilët shkelën hapësisrë...
Bota
20 November 2026, 16:01
G.M
Emmanuel Macron dhe Kamala Harris
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në Paris me ish-nënpresid...
Bota
20 November 2026, 15:56
E.M
MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 60-vjeçar goditi me thikë në shpin&eum...
Bota
20 November 2026, 15:46
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Negociatat për formimin e qeverisë së re në Izrael kanë hyrë në një ...
Bota
20 November 2026, 15:37
G.M
Andy Burnham dhe Usrula Von der Leyen
ANGLI- Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë bërë hapa përpara drejt forcimit të m...
Bota
20 November 2026, 15:33
G.M
pamje
ESTONI- Estonia ka vendosur të mbyllë pikat kufitare me Rusinë duke filluar nga 1 dhjetori, për një periudhë filles...