20 November 2026, 17:44
Nga E.M

RUSI- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një intervistë ka paralajmëruar se bota po përballet me një realitet të ri dhe të rrezikshëm bërthamor. Pas takimit trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping në Kinë, Bolton shprehu shqetësimin për ndryshimin e ekuilibrit të fuqive bërthamore.
Skadimi i traktatit New START, i cili kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë, ka krijuar sfida të reja për sigurinë ndërkombëtare. Bolton përmendi se SHBA-ja dhe Rusia kanë secila nga 1,550 armë bërthamore të dislokueshme, ndërsa Kina zotëron rreth 600 armë bërthamore.
“Ne tashmë jemi pothuajse në një botë bërthamore me tri pole dhe nuk jemi të përgatitur për këtë”, paralajmëroi Bolton.
Ai theksoi se fuqizimi i arsenalit bërthamor të Kinës po ndryshon ekuilibrin strategjik global, duke e bërë më të ndërlikuar situatën e sigurisë për Shtetet e Bashkuara. Ish-këshilltari amerikan kërkoi që Pentagoni ta trajtojë këtë çështje si një nga prioritetet kryesore strategjike. Përveç kërcënimit bërthamor, Bolton ngriti shqetësime edhe për bashkëpunimin e mundshëm mes Rusisë, Kinës dhe Iranit.
Ai iu referua raportimeve sipas të cilave Moska dhe Pekini dyshohet se i kanë ofruar Teheranit informacione të inteligjencës për të ndihmuar në sulmet ndaj bazave ushtarake dhe anijeve luftarake amerikane. Sipas Boltonit, presidenti Trump duhet t’u kërkojë drejtpërdrejt udhëheqësve të Rusisë dhe Kinës që të ndërpresin çdo mbështetje të tillë për Iranin.
Deklaratat e tij vijnë pas takimit të 19 nëntorit në Shenzhen të Kinës, ku Trump, Putin dhe Xi Jinping zhvilluan bisedime për çështje të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Bolton ishte kritik edhe ndaj rezultateve të këtij takimi, duke vlerësuar se ai nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.Dosja.al
John Balton
Bota
20 November 2026, 17:34
G.M
foto ilustruese
DANIMARK- Shërbimet daneze të inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një atentat të planifi...
Bota
20 November 2026, 17:30
E.M
NEë YORK- Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, ka pësuar një dëmtim të rëndë ndërsa si rrjedhojë ka nd&e...
Bota
20 November 2026, 17:01
E.M
RUSI- Pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, tetë persona kan&eu...
Bota
20 November 2026, 16:43
G.M
ANGLI- Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, po...
Bota
20 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Anëtarë të Kongresit Amerikan i kanë bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë për të hetuar i...
Bota
20 November 2026, 16:25
G.M
BepiColombo
BOTË- Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm prej tetë vitesh dhe afro 10 miliardë kilometrash, sonda ...
Bota
20 November 2026, 16:19
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një skenar i ri për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është diskutuar n&...
Bota
20 November 2026, 16:15
E.M
POLONI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas incidentit me raketa ruse dhe dron të cilët shkelën hapësisrë...
Bota
20 November 2026, 16:01
G.M
Emmanuel Macron dhe Kamala Harris
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në Paris me ish-nënpresid...
Bota
20 November 2026, 15:56
E.M
MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 60-vjeçar goditi me thikë në shpin&eum...