LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna ndaj protestuesve/ Avokati i Popullit ngre alarmin për mbipopullimin në polici: 118 protestues në ambiente me kapacitet për 67 persona

Mes të shoqëruarve ndodheshin edhe gjashtë të mitur.

21 October 2026, 12:00 Nga E.d
Dhuna ndaj protestuesve/ Avokati i Popullit ngre alarmin për mbipopullimin
Pamje

TIRANA-  Avokati i Popullit ka evidentuar problematika serioze lidhur me pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve të shoqëruar gjatë protestës së 20 tetorit në Tiranë, si dhe me kushtet e mbajtjes së tyre në ambientet e policisë.

Në raportin paraprak të monitorimit, institucioni bën me dije se në Bllokun e Sigurisë janë konstatuar 118 persona, ndonëse kapaciteti zyrtar i këtij ambienti është vetëm 67 persona. Mes të shoqëruarve ndodheshin edhe gjashtë të mitur.

Sipas gjetjeve paraprake, gjatë monitorimit janë administruar gjashtë ankesa për pretendime dhune, të gjitha nga persona të mbajtur në Bllokun e Sigurisë. Disa prej tyre kanë raportuar dëmtime fizike, përfshirë dëmtime në kokë dhe në sy.

Avokati i Popullit kërkon nga institucionet përgjegjëse ruajtjen e pamjeve filmike, verifikimin e pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës dhe respektimin e garancive ligjore për personat e shoqëruar dhe të arrestuar.

“Sot, 21 tetor, si komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që është njësi e Avokatit të Popullit, ju informoj mbi gjetjet nga monitorimi i datës 20 tetor në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë protestës dhe me trajtimin e personave të shoqëruar dhe të lënduar. Këto janë gjetje paraprake. Hetimi i thelluar vazhdon, dhe do t’ju njoftojmë brenda afateve ligjore.

Ku u bë monitorimi
Gjatë ditës së 20 tetorit, ekipe të Avokatit të Popullit kanë inspektuar Komisariatin e Policisë nr. 2, Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës. Komisariatet nr. 1, 5 dhe 6 nuk kishin persona të shoqëruar gjatë inspektimit, dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e këtij monitorimi.

Numrat
Komisariati nr. 2: 2 persona madhorë, meshkuj, të cilët u liruan gjatë monitorimit.

Në momentin e inspektimet në Bllokun e Sigurisë ndodheshin 118 persona, nga të cilët 36 ishin arrestuar orët e fundit. Në këtë ambient ndodhen 6 të mitur. U administruan 6 ankesa nga personat e arrestuar.
Spitali i Traumës: 6 protestues, 1 prej të cilëve i mitur, krahasuar me 34 persona të trajtuar mjekësisht një ditë më parë.
Gjatë ditës së djeshme u administruan 6 ankesa për pretendime dhune gjatë ditës së 20 tetorit, të gjitha në Bllokun e Sigurisë.
Gjetjet dhe baza ligjore
3.1 Pretendimet e dhunës dhe përdorimi i forcës

Në Bllokun e Sigurisë u pretendua dhunë gjatë ndalimit ose shoqërimit. Në një rast u raportua dëmtim në kokë, dhe në një tjetër dëmtim i syrit. Pamjet filmike të publikuara nga protesta ngrenë shqetësime për tërheqje zvarrë dhe goditje me shkopinj gome. Qytetarët na kanë dërguar pamje filmike të dhunës së ushtruar nga policia gjatë ndalimit dhe shoqërimit. Ne po i analizojmë dhe po i hetojmë për të nxjerrë përgjegjësit. Gjithashtu, publiku na është drejtuar me ankesa përmes telefonit dhe na ka sinjalizuar raste të përdorimit të forcës, të cilat po analizohen.

Standardi: Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose poshtërues. Neni 11 mbron tubimin paqësor. Përdorimi i forcës duhet të jetë i ligjshëm, i domosdoshëm dhe proporcional.

3.2 Trajtimi në spital

Në Spitalin e Traumës, një person i arrestuar qëndronte ende i shtruar, i prangosur në krevat, ndërsa një punonjës policie ishte në dhomë. Ai pretendoi se u dhunua gjatë arrestimit dhe kishte dëmtim të madh në sy.

Standardi: Nenet 3 dhe 5 të KEDNJ kërkojnë mbrojtjen nga keqtrajtimi dhe respektimin e garancive gjatë privimit nga liria. Çdo kufizim fizik duhet të ketë bazë, të jetë i nevojshëm dhe të dokumentohet.

3.3 Kushtet dhe mbipopullimi

Gjatë inspektimit në Bllokun e Sigurisë u konstatua se në dhoma të destinuara për një person qëndronin 3 deri 4 persona. Sipas raportimit, të paktën dy persona flinin në dysheme. Kapaciteti zyrtar i Bllokut të Sigurisë është 67 persona, ndërsa ne gjetëm aty 118 të arrestuar.

Standardi: Neni 3 i KEDNJ ndalon trajtimin çnjerëzor ose poshtërues. Gjykata e Strasburgut ka përcaktuar hapësirën minimale prej 3 m² për të burgosur në qeli me shumë persona. Standardet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT) kërkojnë vend për fjetje, ujë, higjienë dhe kujdes mjekësor.

3.4 Të miturit

Gjatë monitorimit morëm kontakt me 6 të mitur. Por në Bllokun e Sigurisë, ku mbahen, nuk arritëm të identifikojmë dhomë të veçantë për fëmijët. Ankesat e administruara lidheshin me kufizimet për kontaktin me familjen dhe avokatin, si dhe mungesën e psikologut gjatë marrjes në pyetje.

Standardi: Neni 37 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës kërkon trajtim njerëzor dhe mbrojtje të posaçme për çdo fëmijë të privuar nga liria.

Kërkesat tona
E drejta për tubim paqësor garantohet me Kushtetutë. Ne dënojmë çdo akt dhune, nga kushdo që vjen. Policia ka detyrimin të garantojë sigurinë publike dhe, në çdo ndërhyrje, të përdorë forcën vetëm kur është e domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale.

Nga Policia e Shtetit kërkojmë:

Ruajtjen e menjëhershme të pamjeve filmike të protestës, të komisariateve dhe të Bllokut të Sigurisë, dhe instalimin e kamerave në çdo ambient shoqërimi dhe zyrë, me ruajtje të pamjeve.
Vënien në dispozicion të urdhrave, regjistrave dhe të dhënave për bazën e shoqërimit, kohëzgjatjen dhe identitetin e punonjësve.
Identifikim të detyrueshëm të çdo punonjësi dhe automjeti në çdo operacion.
Dokumentimin e garancive për 6 të miturit dhe ndarjen e tyre nga të rriturit.
Sqarim mbi prangosjen e personit të shtruar në spital: kush e vendosi, arsyet dhe kohëzgjatja.
Nga Ministria e Brendshme kërkojmë:

Të merren masa që Blloku i Sigurisë të funksionojë me kapacitetin normal prej 67 personash dhe personat e tjerë të mbipopulluar të sistemohen në ambientet të tjera që plotësojnë standardet..
Nga Ministria e Shëndetësisë kërkojmë:

Mjekë të disponueshëm çdo kohë në ambientet e shoqërimit.
Dokumentimin mjekësor të çdo dëmtimi trupor, për të lehtësuar hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësive për rastet e trajtimit çnjerëzor dhe degradues ndaj protestuesve.
 

Avokati i Popullit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtyre kërkesave. Kur verifikohen përgjegjësitë, do të kërkojmë marrjen e masave ndaj punonjësve të policisë dhe do t’i referojmë në prokurori rastet kur konstatojmë shkelje të ligjit dhe përgjegjësi penale nga ana e tyre.

Gjejmë rastin të ftojmë çdo qytetar që pretendon se i janë cenuar të drejtat gjatë protestës ose shoqërimit në polici t’i drejtohet Avokatit të Popullit me ankesë individuale: përmes numrave tanë të telefonit, faqes zyrtare apo rrjeteve sociale. Konfidencialiteti garantohet./Dosja.al

Avokati i Popullit

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...