LIVE UPDATES
Aktualitet

RSF bën thirrje për shqyrtim parlamentar dhe mbrojtje të sigurisë së gazetarëve: Oficerët e policisë duhet të garantojnë të drejtën e tyre po aq legjitime për të raportuar

RSF ka dokumentuar 28 raportime për dhunë, frikësim dhe përpjekje për të penguar raportimin e lajmeve që prekin të paktën 23 profesionistë të medias në Shqipëri midis 13 dhe 19 tetorit.

21 October 2026, 12:00 Nga E.M

RSF bën thirrje për shqyrtim parlamentar dhe mbrojtje të

TIRANË- Gjatë protestave studentore në Tiranë rreth 12 gazetarë dhe punonjës të medias u sulmuan fizikisht nga efektivët e policisë ndërsa mbulonin protestat midis 13 dhe 19 tetorit. Reporterët pa Kufij (RSF) kanë dënuar dhunën dhe kanë bërë thirrje për sanksione kundër personave përgjegjës, zbatimin e masave ekzistuese për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve dhe shqyrtim parlamentar të reagimit të autoriteteve.

Sipas deklaratës RSF ka dokumentuar në total rreth 28 raportime për dhunë, frikësim dhe përpjekje për të penguar raportimin e lajmeve të 23 gazetarëve në Shqipëri nga data 13 dhe 19 tetor. Në këtë mënyrë 12 gazetarë janë përballur me dhunë të drejtëpërdrejtë fizike duke u goditur, shkelmuar dhe dhuke u detyruar të largohen nga efektivët e policisë nga zona e raportimit të situatës aktuale në protesta mes tensioneve të shumta. Nga ana tjetër gazetarët kanë raportuar sekuestrimin e telefonave të tyre, dëmtimin e pajisjeve të mediatike, si dhe lëndimet e marra nga pajisjet e policisë gjatë kontrolleve të turmës. 

Ndërkohë përpos kërcënimeve të marra gjatë raportimit në terren, gazetarët janë përballur edhe me frikësime nga Kreu i Qeverisë Edi Rama. Si rezultat me datë18 tetor, kryeministri Edi Rama ka akuzuar pronarin e News24 për fabrikim të rrëfimeve të rebelimit studentor për të rrëzuar qeverinë.

RSF ka pohuar se gazetarët duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë sjelljen e policisë pa u rrahur, shtyrë, ndaluar ose penguar në ndonjë mënyrë tjetër nga filmimi duke i bërë kështu thirrje Kryeministrit Rama të ndalojë frikësimin e medias për raportimin e aktualitetit të protestave duke e cilësuar atë si detyrën e tij. Gjithashtu është bërë edhe një thirrje kundrejt parlamentit shqiptar për shqyrtimin e sjelljes së dhunshme të policisë dhe BE-së për të vlerësuar lirinë e medias në Shqipëri.


Deklarata e plotë e RSF:

“Edhe pse situata rreth protestave studentore është e tensionuar, gazetarët duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë sjelljen e policisë pa u rrahur, shtyrë, ndaluar ose penguar në ndonjë mënyrë tjetër nga filmimi. Nëse profesionistët e medias respektojnë udhëzimet legjitime të policisë, oficerët e policisë duhet të garantojnë të drejtën e tyre po aq legjitime për të raportuar. Autoritetet duhet të zbatojnë udhëzimet ekzistuese për sigurinë e gazetarëve dhe të sanksionojnë çdo sjellje agresive nga oficerët e policisë dhe protestuesit. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë frikësimin e medias për raportimin e protestave, që është detyra e tyre. Ne i bëjmë thirrje parlamentit shqiptar të shqyrtojë sjelljen e dhunshme të policisë dhe BE-së të vlerësojë se si po zbatohen në praktikë angazhimet e vendit kandidat për lirinë e medias.

Pavol Sazalali, Drejtori i Byrosë së RSF në Pragë, raporton se vetëm me datë 18 tetor janë abuzuar tetë profesionistë të medias nga policia. Sipas (AGSH) Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë, policia ka ndaluar me forcë fotoreporterin Hsmeraldi Agolli me kontribut në AP, Gazetarin e Neës 24 Renaldo Slianji, Dy Gazetarët e Syri TV, Marshi Korreshi dhe Elkier Bushkolaj. Të tjerë gazetarë që u sulmuan nga oficerët e policisë janë Taulant Kopliku, Julianhoxha, fotoreporteri Felix Bilani dhe dy gazetarja e Klan Neës Glidona Daci. 

Deklarata e plotë e Drejtorit të Byrosë së RSF-së në Pragë:

Vetëm më 18 tetor, të paktën tetë punonjës të medias raportuan abuzim nga policia. Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), policia ndaloi me forcë fotoreporterin  Hameraldi Agolli , i cili kontribuon në  AP , ndërsa ai ishte duke punuar, ndërsa  gazetari  i New24 Renaldo Salianji  u godit fizikisht nga policia.  Taulant Kopliku  i tha  SYRI TV se një oficer e goditi në shpatull dhe i sekuestroi telefonin, i cili iu kthye me pamjet e fshira. Ndërkohë,  SYRI TV raportoi se dy nga gazetarët e saj u sulmuan nga forcat e rendit në incidente të ndara:  Marshi Korreshi u godit në shpinë me një helmetë dhe u shty ndërsa raportonte drejtpërdrejt për një zjarr në Stacionin e Policisë Nr. 3, dhe  Elkier Bushkolaj  u plagos në këmbë nga një predhë gome e policisë. Gazetari  Juljan Hoxha  dhe fotoreporteri  Felix Bilani u goditën në këmbë nga oficerët e policisë, të cilët i shtynë gazetarët me helmeta për t'i larguar nga zyra e kryeministrit. AGSH njoftoi gjithashtu se  gazetarja e  Klan News, Glidona Daci, u godit me gurë në një incident që i atribuohet oficerëve të policisë. 


Pas raportimeve për dhunë ndaj gazetarëve edhe Reuters ka raportuar se dy nga gazetarët e saj u goditën nga fishekë gome ndërsa mbulonin përplasjet në Tiranë më 17 tetor. Në të njëjtën datë edhe fotoreporteri zviceran i pavarur Raimond Lueppken raportoi se, teksa po filmonte burra të veshur me të zeza në qytetin bregdetar të Durrsit ndërsa dy burra të tjerë me rroba civile iu afruan dhe i kërkuan ta fshinte regjistrimin. Pas kësaj ai refuzoi ta fshibte regjistrimin ndërkohë që citoi se statusi i tyre policor nuk u konfirmua. 

Me datë 13 tetor në një nga rastet më brutale që në nisje të protestes studentore, Izmir Akulli, kryeredaktori i portalit online Dosja.al, u dërgua në spital pasi disa oficerë policie e goditën atë me shkelma dhe grushte pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa ai po ushtronte detyrën e tij. Teksa filmonte bashkëveprimin e forcave të policisë me një student Akulli u godit nga efektivët. Sipas rrëfimit të tij të publikuar, dhuna ka vazhduar edhe pasi ai u identifikua si gazetar.

Mbrëmjen e 19 tetorit janë bërë gjithashtu pëprjekje për të penguar raportimin e gazetarit të Neës24, Osman Stafa, dhe punonjës të tjerë të medias. 

Sipas një deklarate nga Rrjeti Safe Journalists i publikuar më 18 tetor, Agjencia Mbikëqyrëse e Policisë së Shqipërisë filloi të shqyrtonte pretendimet për sjellje të pahijshme duke rezultuar kështu në pezullimin e shtatë oficerëve. Nuk dihet ende nësë në këto masa për pezullim detyre kanë të bëjnë me rastet që përfshijnë gazetarë. 

Në letrën e nënshkruar nga RSF me datë 14 tetor organizatat e lirisë së medias dhe shoqërisë civile kanë kërkuar zbatimin e plotë të Udhëzimeve për Sigurinë e Gazetarëve të miratuara nga policia shtetërore në maj 2025, për hetime të pavarura mbi dhunën dhe pengimin e dyshuar nga organet mbikëqyrëse të policisë, si dhe për një seancë dëgjimore parlamentare të dedikuar për këtë çështje. Megjithatë edhe pas këtij apeli u raportuan incidente të mëtejshme. 

Nga 180 territore në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së për vitin 2026, Shqipëria renditet e 83-ta./Dosja.al

 

RSF

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...