Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deputetët e PD-së denoncojnë aktet e dhunës ndaj të miturve, studentëve, grave dhe vajzave, duke përmendur fraktura, dëmtime në kokë dhe lëndime nga plumbat e gomës e lëndët kimike.
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë në seancë plenare, për të diskutuar revoltën studentore, kërkesën e të rinjve për largimin e Edi Ramës dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve. Në kërkesën zyrtare, demokratët kërkojnë që seanca të zhvillohet brenda ditës së sotme ose të mërkurën.
Deputetët e PD-së denoncojnë aktet e dhunës ndaj të miturve, studentëve, grave dhe vajzave, duke përmendur fraktura, dëmtime në kokë dhe lëndime nga plumbat e gomës e lëndët kimike. Grupi parlamentar i PD-së kritikon gjithashtu anulimin e seancës plenare pa njoftim dhe pa një shpjegim të arsyetuar, duke kërkuar transparencë, llogaridhënie institucionale dhe përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e tyre kundër arrogancës, keqqeverisjes, korrupsionit qeveritar dhe braktisjes nga ana e Qeverisë, duke artikuluar si kërkesë të vetme largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Gjatë këtyre ditëve të protestës, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kemi konstatuar akte të rënda dhune ndaj studentëve dhe të rinjve. Këto akte, të cilat dëshmojnë një përdorim shqetësues dhe të papranueshëm të forcës nga Policia e Shtetit, nuk kanë kursyer as të miturit, gratë dhe vajzat. Si pasojë, janë raportuar dëmtime të rënda fizike, përfshirë fraktura të gjymtyrëve, dëmtime në kokë, lëndime të tjera trupore, si dhe dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i plumbave të gomës dhe i lëndëve kimike.
Përballë kësaj situate të paprecedentë, është veçanërisht shqetësues që Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm nuk ka ndërmarrë hapa për të kërkuar llogaridhënie institucionale lidhur me veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, sipas konstatimeve të bëra gjatë protestave, nuk mbanin mjete identifikimi, por ka anuluar edhe seancën plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa dhënë një shpjegim të arsyetuar për këtë vendim.
Në këto kushte, duke vlerësuar seriozitetin e situatës dhe nevojën për ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe institucionale të Kuvendit, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një seance plenare brenda ditës së sotme ose, në alternativë, ditën e mërkurë, me rend dite të kufizuar në pikën e mëposhtme:
- “Diskutimi mbi protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e Kryeministrit Edi Rama, si dhe aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të miturve, studentëve dhe të rinjve”.
Vlerësojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin institucional të garantojë transparencën, llogaridhënien dhe shqyrtimin parlamentar të kësaj situate, duke bërë të mundur diskutimin e saj në një seancë plenare dhe duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit të konstatuar.
Duke ju kërkuar të merrni masat e nevojshme për shqyrtimin e kësaj kërkese me urgjencë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, presim marrjen e masave për thirrjen e seancës plenare të kërkuar.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar këtë të martë, akuzat përfundimtare ish-zëvend&e...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë mëngjesin e kës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën në terren dhe të mbajn...
pamjet nga protesta TIRANË- Al Jazeera u ka bërë jehonë protestave studentore në Shqipëri, duke theksuar se tubimet kan&eu...
TIRANË- Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posa&cc...
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka mbështetur lëvizjen e studentëve dhe marshimin e pedagogëve. Duke folur p&eu...
Manjola Hasa TIRANË- Drejtoresha e MIA-së, Manjola Hasa ka dal para kryeministrisë pasi studentët kanë refuzuar thirrjen për dia...
Eriselda Sefa TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkakt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas shtatë ditësh revolta studentore dhe përplasje të ashpra me policinë, u ka bër&e...