20 October 2026, 13:31
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar këtë të martë, akuzat përfundimtare ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Ballukut rëndojnë pesë akuza, që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera publikë, korrupsionin, mosdeklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Akuza e parë është ajo e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në nëntë raste. Balluku akuzohet gjithashtu për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 259 të Kodit Penal, si dhe për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260.
Një tjetër akuzë lidhet me refuzimin e deklarimit, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave privatë. Sipas SPAK, kjo vepër penale dyshohet se është kryer në dy raste. Po ashtu, ish-zëvendëskryeministrja akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, lidhur me dy pasuri të paluajtshme.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).
Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.
Ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al
belinda balluku SPAK
Politike
20 October 2026, 12:44
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë mëngjesin e kës...
Politike
20 October 2026, 12:27
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën në terren dhe të mbajn...
Politike
20 October 2026, 12:15
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Al Jazeera u ka bërë jehonë protestave studentore në Shqipëri, duke theksuar se tubimet kan&eu...
Politike
20 October 2026, 11:33
E.M
TIRANË- Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
20 October 2026, 11:05
E. D
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka mbështetur lëvizjen e studentëve dhe marshimin e pedagogëve. Duke folur p&eu...
Politike
20 October 2026, 11:05
I.A
Manjola Hasa
TIRANË- Drejtoresha e MIA-së, Manjola Hasa ka dal para kryeministrisë pasi studentët kanë refuzuar thirrjen për dia...
Politike
20 October 2026, 10:34
E. D
Eriselda Sefa
TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në...
Politike
20 October 2026, 10:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkakt...
Politike
20 October 2026, 09:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas shtatë ditësh revolta studentore dhe përplasje të ashpra me policinë, u ka bër&e...
Politike
20 October 2026, 09:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët deri...