20 October 2026, 11:33
Nga E.M

TIRANË- Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Aktivistët në kallëzimin e tyre rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.
Sipas kallëzimit, ata pretendojnë se janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve.
Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:
1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike.
2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit.
3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve.
4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit.
5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.
6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.
Pretendimet e paraqitura mbeten në kompetencën e organeve të drejtësisë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale dhe nëse ka përgjegjësi ligjore për personat e kallëzuar.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.
Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Skënder Hita Edi Rama
Politike
20 October 2026, 11:05
E. D
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka mbështetur lëvizjen e studentëve dhe marshimin e pedagogëve. Duke folur p&eu...
Politike
20 October 2026, 11:05
I.A
Manjola Hasa
TIRANË- Drejtoresha e MIA-së, Manjola Hasa ka dal para kryeministrisë pasi studentët kanë refuzuar thirrjen për dia...
Politike
20 October 2026, 10:34
E. D
Eriselda Sefa
TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në...
Politike
20 October 2026, 10:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkakt...
Politike
20 October 2026, 09:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas shtatë ditësh revolta studentore dhe përplasje të ashpra me policinë, u ka bër&e...
Politike
20 October 2026, 09:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët deri...
Politike
20 October 2026, 09:01
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë...
Politike
20 October 2026, 08:59
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shfaqur mëngjesin e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa pritet t&eum...
Politike
20 October 2026, 08:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish protestuesit dhe prindërit e të rinjve që protestojnë...
Politike
20 October 2026, 08:36
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat kundër tij si një luftë Hibride që funksionon duke përd...