18 November 2026, 18:34
Nga G.M
Donald trump
FILIPINE- Një gjest i pazakontë mikpritjeje ka shoqëruar vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Filipine. Presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr. zbuloi se kishte organizuar dërgimin e pulës së skuqur nga zinxhiri i njohur vendas i ushqimit të shpejtë Jollibee, si një vakt të vonë për Trumpin dhe delegacionin e tij.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë takimit me homologun amerikan në pallatin presidencial, Marcos tregoi se kishte kërkuar nga stafi i tij që ushqimi të dërgohej një natë më parë, në mënyrë që Trump të provonte një nga markat më të njohura të vendit.
"Meqenëse keni pak kohë në dispozicion, mendova se do të ishte mirë të provonit shijen e Manilës", i tha Marcos presidentit amerikan.
Ai e prezantoi Jollibee-n si një nga krenaritë kombëtare të Filipineve, duke theksuar se një prej produkteve më të kërkuara të zinxhirit është pula e skuqur. Madje, Marcos pretendoi se marka filipinase ka kaluar KFC-në për nga popullariteti në SHBA, deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Trump.
"Oh, uau! Fantastike!", u përgjigj presidenti amerikan.
Marcos shtoi me humor se ushqimi ishte menduar për t'i dhënë energji Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur diplomatike. Jollibee është zinxhiri më i madh vendas i ushqimit të shpejtë në Filipine. I themeluar në vitet 1970, ai është zgjeruar ndërkombëtarisht dhe tashmë ka mbi 1,600 filiale në 17 shtete. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse Trump e ka provuar personalisht pulën e dërguar nga presidenti filipinas./Dosja.al
donald trump
Bota
18 November 2026, 18:28
G.M
Shenzhenit
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar një vizitë historike në Shenzhen të Kinës, qytetin...
Bota
18 November 2026, 18:22
E.M
GAZA- Tanket izraelite janë zhvendosur në Rripin qendror të Gazës teksa ushtria izraelite tha se forcat e saj po synonin infrastrukturë...
Bota
18 November 2026, 18:21
G.M
pamje
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun rus Vladimir Putin t&e...
Bota
18 November 2026, 18:17
G.M
pamje
KINA- Presidenti amerikan Donald Trump është pritur personalisht në aeroportin e Shenzhenit nga homologu i tij kinez Xi Jinping, në ...
Bota
18 November 2026, 18:07
G.M
Një grafikë e ndarë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut që ilustron lidhjet e pretenduara mes peso...
Bota
18 November 2026, 17:46
G.M
foto ilustruese
SHBA- Qeveria amerikane ka konfirmuar se Irani dhe grupe kibernetike të lidhura me të kanë shënjestruar infrastrukturë...
Bota
18 November 2026, 17:44
E.M
UKRAINË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, takohet me homologët e tij rusë dhe kinezë në Kinë ditën e enjte ndër...
Bota
18 November 2026, 17:41
G.M
Tomahawk
SHBA- Përdorimi i raketave Tomahawk përtej afatit të tyre të jetëgjatësisë nga Marina Amerikane ka ngritur shqet...
Bota
18 November 2026, 17:23
E.M
FRANCË- Efektivët e policisë franceze janë mbledhur ditën e sotme jashtë Ministrisë së Brendshme në Paris, pë...
Bota
18 November 2026, 17:02
G.M
Hakeem Jeffries
SHBA- Hakeem Jeffries ka siguruar nominimin e Partisë Demokratike për postin e kryetarit të Dhomës së Për...