LIVE UPDATES
Aktualitet

"Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik"/ BIRN: Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’

30 October 2026, 08:19 Nga G.M

"Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik"/ BIRN: Drafti i

Projektligji i ri për Investimet, që shfuqizon ligjin kontrovers të investimeve strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjtat mekanizma për përfitimet publike, por fut garën për investimet për tokën shtetërore. Një dekadë nga miratimi i ligjit për Investimet Strategjike, qeveria propozon një kuadër të ri ligjor që bashkon në një ligj të vetëm trajtimin e investitorëve vendas dhe të huaj, por që ruan mekanizmat dhe përfitimet e ligjit të mëparshëm.

Projektligji “Për Investimet” i publikuar në platformën e konsultimit publik, shfuqizon ligjin për Investimet Strategjike të vitit 2015 dhe atë për Investimet e Huaja të vitit 1993, por nuk heq dorë nga instrumentet që i mundësojnë shtetit të mbështesë projekte private përmes pronave publike, infrastrukturës dhe lehtësimit të procedurave administrative dhe vënies në dispozicion të brigjeve të detit.

I kritikuar shpesh nga institucionet e BE si një ligj favorizues për një grup njerëzish afër qeverisë, ligji për Investimet strategjike është në fuqi deri në fund të këtij viti, pasi mazhoranca socialiste ka miratuar zgjatje të efekteve të tij gjashtë herë radhazi që nga 2015.

Në relacionin e nismës së re ligjore, qeveria pranon se zbatimi i këtij ligji është shoqëruar me shumë problematika si; përqendrimi i investimeve në turizëm, mosrealizim apo vonesa të projekteve, monitorim i pamjaftueshëm, mungesë e kritereve transparente dhe kapaciteteve të qëndrueshme institucionale, si dhe rreziqet fiskale, ligjore dhe reputacionale nga masat e mbështetjes shtetërore.

Në argumentimin e qeverisë pranohet nevoja për kritere më të standardizuara, transparencë, vlerësim të kostove dhe përfitimeve, si dhe monitorim të vazhdueshëm, duke i dhënë përgjigje problematikave të hasura. Megjithatë, projektligji ruan ose zgjeron një pjesë të rëndësishme të mekanizmave të mbështetjes publike që nga përdorimi i pronave shtetërore, ndërhyrjet në infrastrukturë, konsolidimi i pronës dhe e drejta e përdorimin e brigjeve.

Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik, analiza kosto–përfitim dhe monitorim, por parashikojnë gjithashtu dhe përjashtime nga gara kryesisht për investime në prona private. Ligji krijon gjithashtu një fond të nxitjes së investimeve, i ngjashëm me atë të fondit për investimet strategjike, ku mund të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore në zonat me potencial zhvillimi, të cilat mund t’u vihen në dispozicion investimeve të përzgjedhura.

Një strukturë e veçantë shtetërore do të administrojë skemat e mbështetjes për investimet, i ngjashëm me Komitetin e Investimeve Strategjike që drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Struktura do të quhet Komiteti për Nxitjen e Investimeve dhe do të drejtohet nga ministri i Ekonomisë. Në dispozitat kalimtare të projektligjit parashikohet se çdo investitor strategjik që ka përfituar me ligjin e vjetër do të të vijojnë të mbështetet me procedurat e miratuara, sipas atij ligji.

Deputetë të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë dyshojnë nëse ligji i ri do t’u japë zgjidhje problematikave të hasura me “investimet strategjike’ dhe paralajmërojmë se miratimi i tij në këtë format do të sjellë sërisht probleme me transparencën, monitorimin dhe përdorimin e pronës publike.

Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nisma e re ligjore parashikon ruajtjen e mekanizmave dhe përfitimeve që kanë favorizuar ‘miqtë e pushtetit’, dhe se, ndryshe nga sa premtohet, nuk përmbush standardet e përafrimit me legjislacionin europian në kuadër të procesit të negociatave.

Si deputete dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Tabaku thotë se i ka dërguar institucioneve ndërkombëtare kundërshtimet në një analizë të dispozitave ligjore që propozohen, duke i krahasuar me legjislacionin ligjor që mbështet investimet strategjike. Dokumenti analitik që Tabaku i vuri në dispozicion BIRN, sugjeron se ‘nuk ka asnjë ndryshim në thelb nga ligji që është sot’, me ndryshim të terminologjisë.

“Me ligjin e ri i quajnë ‘Zona të Zhvillimit Prioritar’ në vend të emërtimit ‘Investime strategjike’, ndërsa përfituesit marrin pronat publike, asetet, marrin statusin e veçantë të trajtimit, marrin uljen e taksave dhe çdo favor që kanë përfituesit e investimeve strategjike sot,” argumenton Tabaku.

Sipas saj, dispozitat e reja nuk e mbyllin regjimin e investimeve strategjike, por e riorganizojnë atë dhe ruajnë zbatimin e ligjit të vjetër për investitorët strategjikë aktualë dhe ata që kanë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Sipas analizës, projektligji krijon dy rrugë për mbështetjen e investitorëve: konkurrimin publik për pronat shtetërore dhe miratimin pa konkurrim të projekteve që zhvillohen mbi prona private.

Një nga shqetësimet kryesore të Tabakut lidhet me projektet mbi pronë private, të cilat mund të marrin mbështetje shtetërore pa një garë me investitorë të tjerë dhe pa pragje minimale investimi apo punësimi të përcaktuara në ligj. Përveç lehtësive administrative, këto projekte mund të përfitojnë infrastrukturë publike, konsolidim të pronës dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve detare.

Një tjetër problematikë që ajo veçon në nismën e re është përdorimi i brigjeve pa afat dhe mungesa e pasojave të qarta, kur investitorët nuk përmbushin angazhimet. Në përfundim, analiza e Tabakut, vë në dukje se nisma ligjore ka përmirësime që lidhen me konkurrimin publik për pronat shtetërore, vlerësimin paraprak të ndihmës shtetërore, analizën kosto-përfitim, deklarimin e pronarëve përfitues dhe publikimin e vendimeve.

Megjithatë, sipas saj, këto garanci rrezikojnë të mbeten të kufizuara për sa kohë që vendimmarrja për përfitimet përqendrohet te një komitet ministrash, disa rrugë mbështetjeje përjashtohen nga konkurrimi dhe mungojnë mekanizmat e qartë të llogaridhënies.

Edhe për ekspertin e ekonomisë, Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX, drafti i ri për Investimet ruan mekanizmat kryesorë të favoreve për investitorët dhe efektiviteti I zbatimit të tij do të varet nga kriteret e përzgjedhjes, vlerësimi ekonomik i përfitimeve, monitorimi dhe llogaridhënia. Sipas Gjokutajt, projektligji i ri “ndryshon formën e mbështetjes ndaj investitorëve, por ruan në thelb pjesën më të madhe të mekanizmave dhe favoreve të parashikuara nga Ligji nr. 55/2015 Për Investimet Strategjike”.

Sipas Gjokutajt, statusi individual i investitorit strategjik zëvendësohet nga klasifikimi i zonave me potencial zhvillimi, procedurat konkurruese dhe vendimmarrja e Komitetit të Nxitjes së Investimeve dhe prova reale e zbatimit të reformës do të varet nga “integriteti me të cilin do të administrohen këto asete publike”.

Ai vlerëson se për herë të parë parashikohet shqyrtimi paraprak i investimeve të huaja, si një instrument për mbrojtjen e interesave strategjike të vendit, por megjithatë “projektligji vijon të garantojë lehtësimin e aksesit në pronën publike, përdorimin e brigjeve, sigurimin e infrastrukturës mbështetëse dhe pjesëmarrjen e shtetit në investime”.

Në këtë kontekst, ndryshimi sipas Gjokutajt mbetet më shumë institucional dhe procedural sesa thelbësor, pasi “favorizimi i investimeve riorganizohet, ndërsa hapësira e diskrecionit administrativ mbetet e konsiderueshme dhe e varur nga aktet nënligjore”. Rrjedhimisht, sipas tij, problemi kryesor i kuadrit të ri ligjor mbetet garantimi i transparencës, konkurrencës reale dhe mbrojtjes së vlerës së aseteve publike.

“Për sa kohë që këto mekanizma nuk janë të qarta, sfidat që lidhen me ndarjen e pabarabartë të përfitimeve, pasigurinë e pronësisë dhe përqendrimin e investimeve vetëm në turizëm e pasuri të paluajtshme do të mbeten ende të pranishme,” përfundoi Gjokutaj./BIRN

birn

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin