LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaosi në Kuvend dhe protestat/ Mediat ndërkombëtare: Kostot e karburantit, arsimi, shërbimet publike dhe korrupsioni shkak për shpërthimin e revoltave në Shqipëri

Reuters theskon se revolta studentore është një nga sfidat më të mëdha politike për kryeministrin Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Sipas Reuters, për të frenuar trazirat, Rama ka propozuar masa ndëshkuese për pjesëmarrjen në protesta që bëhen të dhunshme, si dhe masa ekonomike për të ndihmuar qytetarët.

29 October 2026, 21:07 Nga E. D
Kaosi në Kuvend dhe protestat/ Mediat ndërkombëtare: Kostot e
Përplasjet në Kuvend

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë kaosit të ndodhur këtë të enjte në Kuvend. Agjensia e lajmeve Reuters, shkruan se ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë seancën parlamentare duke hedhur flakëtarë, pas disa javësh protestash antiqeveritare të thirrura nga studentët. 

Reuters theskon se revolta studentore është një nga sfidat më të mëdha politike për kryeministrin Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Sipas Reuters, për të frenuar trazirat, Rama ka propozuar masa ndëshkuese për pjesëmarrjen në protesta që bëhen të dhunshme, si dhe masa ekonomike për të ndihmuar qytetarët.

ARTIKULLI I REUTERS: 

Ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë një seancë parlamentare duke hedhur flakëtarë të enjten, pas disa javësh protestash të dhunshme antiqeveritare të thirrura nga studentët që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë bllokuan gjithashtu hyrjen në podium kur po votohej një ligj për Bankën Qendrore.

“Këta (ligjvënës në pushtet) janë kriminelë dhe meritojnë gaz lotsjellës, plumba gome, kafka të çara dhe kocka të thyera, jo të rinjtë”, tha kreu i opozitës Sali Berisha gjatë fjalimit të tij përpara se t’i ndërpritej mikrofoni.

Anëtarë të tjerë të opozitës e rrethuan atë gjatë fjalimit, duke mbajtur foto të protestuesve të plagosur nga plumbat e gomës. Disa mbanin lart fishekzjarrë blu, ngjyra e partisë së tyre. Demonstratat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit, kanë përfshirë qendrën e Tiranës që nga mesi i tetorit dhe janë përhapur në qytete të tjera.

Demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e Ramës u kanë vënë flakën ndërtesave qeveritare dhe bankave, kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë shkulur pllakat e kalldrëmit për t'i hedhur drejt policisë. Trazirat, të cilat pasuan muaj protestash kryesisht paqësore verore kundër një zhvillimi luksoz bregdetar të mbështetur nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, paraqesin sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili ka qeverisur që nga viti 2013 dhe fitoi një mandat të katërt në detyrë vitin e kaluar.

Të dielën, Rama prezantoi masa të reja për të frenuar dhunën, duke përfshirë gjoba prej 500,000 lekësh (6,200 dollarë) për këdo që merr pjesë në një protestë që shndërrohet në të dhunshme, edhe nëse ata nuk kryejnë personalisht akte dhune. Këtë javë protestat ishin kryesisht paqësore, dhe një tjetër është planifikuar për të shtunën. Kryeministri Rama u ka bërë përsëri thirrje studentëve për dialog dhe ka prezantuar masa të reja ekonomike, të tilla si karburant më i lirë dhe më shumë para për familjet e varfra, në një përpjekje për të ndaluar dhunën në rrugë.

Edhe Washington Post, ka publikuar një video nga kaosi i ndodhur sot në Kuvend. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Washington Post shkruan se Ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë seancën parlamentare duke ndezur fishekzjarrë, pas javësh protestash antiqeveritare. Washington Post thekson gjithashtu se Shqipëria dhe vende të tjera evropiane janë përfshirë nga protestat për shkak të pakënaqësisë me kostot e karburantit, shkollat, shërbimet publike dhe strehimin.

"Ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë një seancë parlamentare duke ndezur fishekzjarrë, pas javësh protestash antiqeveritare. Shqipëria dhe vende të tjera evropiane kanë parë protesta për shkak të pakënaqësisë me kostot e karburantit, shkollat, shërbimet publike dhe strehimin," shkruan Washington Post.

Përplasjet mes deputetëve në Kuvend nuk i kanë shpërtuar as "syrit" të The Guardian. Gazeta britanike shkruan se kaosi në Kuvendin e Shqipërisë erdhi pas javësh protestash antiqeveritare të thirrura nga studentët që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

"Ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë një seancë parlamentare duke ndezur fishekzjarrë, pas javësh protestash të dhunshme antiqeveritare të thirrura nga studentët që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama. Anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë bllokuan gjithashtu hyrjen në podium kur po votohej një ligj për bankën qendrore. Ndërsa udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha, foli në podium përpara se t'i ndërpritej mikrofoni, anëtarë të tjerë të opozitës mbanin foto të protestuesve të plagosur nga plumbat e gomës," shkruan The Guardian.

Përplasjet mes deputetëve në Kuvend janë pasqyruar edhe nga Al Jazeera, ku citon deklaratat e Liderit të opozitës, ku i cilëson anëtarët e qeverisë si “kriminelë”. Më tej, Al Jazeera shkruan në artikull se protesta e udhëhequr nga studentët ka evoluar pas shpërthimit të korrupsionit në kabinetin qeveritar, standardet e dobëta arsimore dhe tarifat e larta të shkollimit. 

Në artikull theksohet gjithashtu se protestat antiqeveritare janë më të mëdhatë në Shqipëri në dekada dhe janë shndërruar në të dhunshme, duke plagosur qindra njerëz. Al Jazeera përmend edhe gjobat që Edi Rama ka 'futur në lojë' për këdo që merr pjesë në protestë. 

ARTIKULLI I AL JAZEERËA: 

Lideri i opozitës së Shqipërisë i ka cilësuar anëtarët e qeverisë si “kriminelë”, ndërsa ai dhe kolegët e tij ligjvënës ndërprenë një seancë parlamentare duke hedhur fishekzjarrë dhe bomba tymi. Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të opozitës sulmuan parlamentin në kryeqytet, Tiranë, të enjten në mbështetje të demonstruesve , të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha dhe kolegët e tij u përpoqën pa sukses të parandalonin një votim për një ligj të ri që rregullon bankën qendrore të vendit.

“Këta [ligjvënës në pushtet] janë kriminelë dhe meritojnë gaz lotsjellës, plumba gome, kafka të çara dhe kocka të thyera, jo të rinjtë”, tha kryeministri i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Protestat filluan në maj dhe u shkaktuan nga miratimi paraprak i Ramës për një vendpushim luksoz të lidhur me Jared Kushner , dhëndrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët ka evoluar që atëherë në diçka shumë më të madhe, me demonstruesit që përmendin stanjacion ekonomik, korrupsion të dyshuar dhe standarde të dobëta arsimore, së bashku me tarifa të larta shkollimi.

Protestat antiqeveritare janë më të mëdhatë në Shqipëri në dekada dhe janë shndërruar në të dhunshme, duke plagosur qindra njerëz, përfshirë oficerë policie. Ndërtesat qeveritare, bankat dhe ndërtesat private janë sulmuar dhe djegur gjithashtu.

Rama ka qenë në detyrë për 13 vjet dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar. Ndërsa Berisha po i drejtohej parlamentit të enjten, kolegët e tij e rrethuan ndërsa mbanin në dorë foto të protestuesve që dyshohet se janë plagosur nga plumbat e gomës.

Rama ka futur gjoba prej më shumë se 6,000 dollarësh për këdo që merr pjesë në një protestë që shndërrohet në të dhunshme, edhe nëse nuk ka marrë pjesë në akte të tilla. Kjo është gjashtë herë më shumë se paga mesatare mujore e Shqipërisë prej rreth 1,000 dollarësh.

Rama ka njoftuar një sërë masash që synojnë lehtësimin e protestave. Këto përfshijnë rritjen e bursave mujore për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta, sipas transmetuesit publik të Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar. Bursat janë zgjeruar edhe për studentët e masterit. Rama ka njoftuar gjithashtu qira të subvencionuar për studentët, raportoi transmetuesi./Dosja.al

kaosi ne kuvend

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...