Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Djali i Hashim Thaçit prek me fjalët pas nisjes së të atit në Hagë: Babë, e ke fituar lirinë, tash po udhëheq betejën
5 November 2020, 11:44Nga DOSJA
KOSOVË– Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka mbështetur babain e tij pasi ky i fundit dha dorëheqjen teksa lajmëroi përballjen me Dhomën Speciale në Hagë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se babai i tij e ka fituar lirinë dhe tashmë do të udhëheqë betejën për drejtësi. Ai lajmëron kthimin e Thaçit në shtëpi, shumë shpejt.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK,”- shkruan ai krah një fotoje ku shfaqet bashkë me të atin, duke qeshur.
Ndërsa në Instastory, ka publikuar dy foto të tjera, teksa shfaqet krenar për UÇK-në dhe mbështet Kadri Veselin gjithashtu. “Liria ka emër,”- shton ai.
Sot ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pas konfirmimit të akt-akuzës ai dha dorëheqjen teksa shtoi se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë. Bashkë me të në Hagë janë nisur edhe Rexhep Selimi e Kadri Veseli. EULEX zbarkoi dje në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin e vuri në pranga. Operacioni vijon, priten arrestime të tjera.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti shqiptar, Ilir Meta është shprehur se lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, ka qenë e heroike. Në një postim në Facebook ai ësh...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës, ka reaguar pas ngritjes së akt-akuzave për krimet lufte ndaj politikanëve të vendit, nga Dhoma e Specializuar në Hagë. Përmes nj...
KOSOVË- Vjosa Osmani emërohet presidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Mediat në vend shkruajnë se Osmani, e ci...
Bota 5 November 2020, 11:03
KOSOVË- Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se struktura institucionale e Kosovës është tronditur për shkak të konfirmimit t...
KOSOVË-Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit, pasi iu ko...
ITALI- Italia është futur në karantinë ditën e sotme, masë e cila do të jetë aktive për një muaj rresht.Mediat italiane shkruajnë se kryeministri Giuseppe Conte...
KOSOVË- Pas konfirmimit të aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, pritet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të ...