22 October 2026, 07:59
Nga E.M

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar së fundmi ndaj deklaratave të liderëve të huaj për protestat që tashmë prej ditësh kanë përfshirë Francën, duke i cilësuar disa prej komenteve si “të pamenduara” dhe të pavërteta. Reagimi i Macron vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se emigrantët po nxisin trazirat në Francë.
“Ka njerëz që pretendojnë se jemi pushtuar nga hordhi emigrantësh dhe islamistësh, gjë që është krejtësisht e pavërtetë”, deklaroi Macron të mërkurën, gjatë një vizite në vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik.
“Fakti është se të gjithë ata që flasin keq për vendin tonë në këtë moment janë njerëz që nuk e duan Francën. Dhe këta njerëz më irritojnë”, shtoi presidenti francez.
Trump kishte deklaruar të hënën, pa paraqitur prova, se Franca po “pushtohet, plaçkitet dhe digjet” nga emigrantë, xhihadistë dhe komunistë që, sipas tij, urrejnë krishterimin dhe vetë qytetërimin perëndimor.
Protestat nisën në shtator, fillimisht për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e arsimit dhe rritjen e kostos së jetesës, por situata është përshkallëzuar më pas në përleshje dhe trazira në të gjithë vendin. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar, autoritetet franceze arrestuan më shumë se 2 mijë persona.
Në disa zona janë vendosur masa kufizuese, përfshirë shtetrrethime lokale, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar një prani “masive” të forcave të policisë për protestat e reja që priten të zhvillohen të shtunën.
Megjithatë, ai theksoi se ka pasur “manipulim të informacionit nga jashtë”, i cili, sipas tij, ka çuar në deklarata “të papranueshme dhe të pamenduara” nga disa persona, përfshirë edhe liderë të huaj.
Trump: “Nuk është arsimi, është emigracioni”
Edhe nënpresidenti amerikan JD Vance ka pretenduar se emigrantët qëndrojnë pas trazirave në Francë.
“Liberalët perëndimorë importuan Botën e Tretë në Francë dhe vende të tjera në emër të diversitetit dhe dhembshurisë”, shkroi Vance në rrjetin social X, duke akuzuar qeveritë se kanë neglizhuar çështjet e integrimit dhe përputhshmërisë sociale.
Trump i mbështeti publikisht komentet e Vance gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, duke kundërshtuar idenë se protestat lidhen kryesisht me arsimin apo koston e jetesës.
“Nuk bëhet fjalë për arsimin. Bëhet fjalë për emigracionin”, deklaroi Trump. “Bëhet fjalë për njerëzit që hyjnë ilegalisht dhe që, në thelb, e urrejnë Francën. Ata urrejnë njerëzit dhe urrejnë gjithçka.”
Edhe kryeministri hungarez Peter Magyar e ka lidhur dhunën me politikat e emigracionit, pa paraqitur prova për këtë pretendim.
Macron: Nuk mund të thuhen gjëra që nuk janë të vërteta
Macron nuk përmendi me emër liderët e huaj që kritikoi, por tha se deklarata të tilla po vijnë si nga liderë europianë, ashtu edhe “nga ana tjetër e Atlantikut”. Macron zhvilloi të mërkurën një vizitë të paparalajmëruar në Arabinë Saudite, ku u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Më pas, sipas Pallatit Élysée, ai u nis drejt./Dosja.al
Donald Trump emmanuel macron
Bota
22 October 2026, 07:50
E.M
Aleksandar Vuçiçin
SERBI- Historia mund të mos jetë gati të përsëritet në Serbi , por po fillon të rimojë...
Bota
21 October 2026, 22:45
G.M
pamje
GJERMANI- Një situatë alarmante u regjistrua në një fluturim të kompanisë ajrore Eurowings nga ishulli grek i Rodosit drej...
Bota
21 October 2026, 22:11
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Arabinë Saudite, pasi mbetjet e një...
Bota
21 October 2026, 22:05
G.M
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e një pjese të personelit diplomatik dhe familjeve të tyre nga Arab...
Bota
21 October 2026, 21:49
G.M
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar masat financiare kundër Iranit, duke vënë në shënjestë...
Bota
21 October 2026, 21:16
G.M
, Steve Witkoff
SHBA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se përpjekjet di...
Bota
21 October 2026, 21:20
G.M
pamje
ANGLI- Një ngjarje e rëndë po shqyrtohet nga drejtësia britanike, ku një drejtor shkolle 56-vjeçar humbi jetën pasi...
Bota
21 October 2026, 21:13
G.M
pamje nga protestat
KUBA- Prokuroria në Kubë ka kërkuar dënime me burg nga pesë deri në 13 vjet për 18 protestues, të ...
Bota
21 October 2026, 20:52
G.M
Pamje të shkëputura nga një video tregojnë roje kufitare ukrainase në një varkë, në anën moldaviane të lumit ...
Bota
21 October 2026, 20:47
G.M
foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Autoritetet azerbajxhanase të hënën ndaluan hyrjen në vend të 31 shtetasve turq, përfshir&eum...