LIVE UPDATES
Bota

Tragjedi në Britani/ Drejtori i shkollës u përplas nga makina dhe u zvarrit për 2.1 kilometra, arrestohet autori i ngjarjes (VIDEO)

Sipas akuzës, shoferi jo vetëm që nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë, por vazhdoi të drejtonte automjetin me viktimën të bllokuar poshtë tij për rreth 2.1 kilometra.

21 October 2026, 21:20 Nga G.M
Tragjedi në Britani/ Drejtori i shkollës u përplas nga makina dhe
pamje

ANGLI- Një ngjarje e rëndë po shqyrtohet nga drejtësia britanike, ku një drejtor shkolle 56-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po kthehej nga puna me biçikletë. Sipas akuzës, shoferi jo vetëm që nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë, por vazhdoi të drejtonte automjetin me viktimën të bllokuar poshtë tij për rreth 2.1 kilometra.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, në bankën e të akuzuarve ndodhet 35-vjeçari Simon Richardson, i cili akuzohet për vrasjen e Michael Mullins, drejtor i shkollës së mesme Stretford Grammar School dhe baba i dy fëmijëve. Richardson i mohon akuzat për vrasje, vrasje pa dashje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Dëshmia tronditëse e kushërirës së të akuzuarit

Ngjarja ndodhi më 20 prill, në zonën e Warburton, pranë Altrincham. Gjatë seancës gjyqësore në Mançester, kushërira 27-vjeçare e të pandehurit, Gabrielle Debbot, e cila ndodhej në sediljen e pasagjerit, rrëfeu momentet para dhe pas përplasjes fatale.

Ajo deklaroi se Richardson po drejtonte një automjet tip Volvo XC90 me shpejtësi të lartë, pavarësisht paralajmërimeve të saj për të ngadalësuar. Sipas dëshmisë, kur pa çiklistin që po i afrohej kryqëzimit, ajo bërtiti tri herë për ta paralajmëruar shoferin, por ai nuk ndaloi.

Pas përplasjes, 56-vjeçari mbeti i bllokuar poshtë automjetit. Debbot tha se fillimisht makina u ndal për një moment të shkurtër, por më pas Richardson vazhdoi të drejtonte, edhe pse ajo i kërkonte vazhdimisht të ndalonte.

“Dëgjova rënkime dhe i thashë: ‘Është poshtë makinës’”, dëshmoi ajo në gjykatë, duke përshkruar momentet e tmerrshme që pasuan.

Viktima u zvarrit për më shumë se dy kilometra

Sipas prokurorisë, Richardson ishte në dijeni se Mullins ndodhej poshtë makinës, por vazhdoi rrugën dhe kreu manovra të rrezikshme. Në një moment, ai ndaloi për rreth 90 sekonda në një rrugë rurale dhe tentoi ta lironte viktimën, por pa sukses. Më pas, ai u kthye në timon dhe vazhdoi të drejtonte automjetin, derisa çiklisti u shkëput pranë një ferme. Mullins u gjet në rrugën Wet Gate Lane, rreth 2.1 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur përplasja fillestare.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 56-vjeçari u shpall i vdekur në orën 18:50, rreth 40 minuta pas aksidentit. Dëshmitarja tregoi se kur pa viktimën të shtrirë në rrugë, vuri re se krahu i tij ende dridhej. Ajo e përshkroi përvojën si një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, duke pranuar se nuk kishte telefonuar menjëherë shërbimet e emergjencës, pasi ishte në gjendje shoku.

Dyshime për përpjekje për të fshehur ngjarjen

Gjatë gjyqit u paraqitën edhe pretendime për veprimet e Richardsonit pas aksidentit. Sipas dëshmisë së kushërirës së tij, ai zëvendësoi automjetin Volvo me një furgon ngjyrë argjendi dhe më vonë u paraqit në shtëpinë e saj së bashku me një mik. Debbot pretendoi se miku i të akuzuarit u përpoq ta bindte të mos tregonte se Richardson kishte qenë në makinë në momentin e aksidentit. Ajo tha se refuzoi të gënjente dhe se më vonë u tregoi kolegëve dhe policisë atë që kishte ndodhur.

Sipas dëshmisë, Richardson reagoi me zemërim kur ajo u kërkoi të largoheshin nga shtëpia dhe goditi një mur me grusht, duke e dëmtuar atë. Në gjykatë u shfaqën gjithashtu pamje nga kamerat e policisë, që tregonin ndjekjen e Richardsonit një ditë pas aksidentit. Ai po drejtonte një furgon në zonën e Failsworth kur policia tentoi ta ndalonte.

Sipas dëshmive të efektivëve, shoferi nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi nëpër rrugët e banuara, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës. Ndjekja përfundoi kur furgoni u bllokua nga një automjet tjetër. Richardson doli nga mjeti dhe tentoi të largohej në këmbë, por u arrestua pak më vonë.

Prokuroria argumenton se sjellja e tij pas përplasjes dhe fakti që dyshohet se vazhdoi të drejtonte makinën duke e ditur se viktima ishte poshtë saj, përbëjnë elemente thelbësore të akuzës për vrasje. Richardson i mohon akuzat, ndërsa procesi gjyqësor vijon me shqyrtimin e dëshmive dhe provave të paraqitura në gjykatë./Dosja.al

aksident

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë