LIVE UPDATES
Editorial

Pse kaq shumë burra të paaftë bëhen liderë? Dhe ç’mund të bëjmë ne për këtë?

13 January 2020, 07:33 Nga DOSJA
Pse kaq shumë burra të paaftë bëhen liderë? Dhe

A keni punuar ndonjëherë me njerëz që nuk janë aq të mirë sa mendojnë?

Kjo gjetje nuk do të vijë si befasi për shumicën prej nesh, por statistikisht, këta njerëz kanë më shumë gjasa të jenë meshkuj sesa femra. Pikërisht kështu është – burrat zakonisht mashtrohen më shumë për talentin e tyre sesa gratë. Dhe ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kenë sukses në karrierën e tyre. Kjo, sepse një nga mënyrat më të mira për të mashtruar të tjerët se ju jeni më të aftë sesa jeni në të vërtetë, është të mashtroni së pari vetveten.

Unë jam një psikolog organizativ dhe përdor shkencën dhe teknologjinë për të parashikuar dhe kuptuar sjelljen njerëzore në punë. Një nga fushat që më intereson është marrëdhënia midis gjinisë, personalitetit dhe udhëheqjes dhe më saktësisht, se si gjinia dhe personaliteti formësojnë zgjedhjet tona të drejtuesve dhe se si ata udhëheqës ndikojnë më pas në organizata. Diskutimet për gjininë kanë tendencë të përqendrohen në nën-përfaqësimin e grave në udhëheqje, e cila, për fat të keq, është pak a shumë universale.

Por një problem më i madh është fakti që shumica e udhëheqësve janë jokompetentë. Në të vërtetë, qoftë në biznes apo politikë, udhëheqësit jokompetentë kanë efekte negative në ndjekësit dhe vartësit e tyre, duke shkaktuar nivele të ulëta të angazhimit, besimit dhe produktivitetit dhe nivele të larta të shpenzimeve dhe stresit. Thjesht bëni një kërkim në Google me fjalët “shefi im është…”, për të parë atë që shumica e njerëzve mendojnë për menaxherët e tyre (dhe ndoshta, vetëm ndoshta, do të ndjeheni pak më mirë për menaxherin tuaj). Do të shihni fjalë si “i çmendur”, “abuziv”, “i padurueshëm”, “toksik” dhe fjalë të tjera që janë tepër të vrazhda për t’u përsëritur.

Pra, pyetja kryesore që duhet të bëjmë nuk është pse nuk ka më gra udhëheqëse, por pse bëhen kaq shumë burra të paaftë?

Hulumtimi im sugjeron se ekzistojnë tre arsye kryesore, dhe e para është paaftësia jonë për të bërë dallimin ndërmjet besimit dhe kompetencës. Në shumë kultura dhe vende, ne priremi të supozojmë se njerëzit e besueshëm kanë më shumë potencial për udhëheqje, por në çdo fushë talenti, përfshirë udhëheqjen, ka shumë pak mbivendosje midis besimit (sa njerëz të mirë mendojnë se janë në diçka) dhe kompetencës (sa të aftë ata në të vërtetë janë në diçka).

Arsyeja e dytë është dashuria jonë ndaj individëve karizmatikë, veçanërisht që nga shpërthimi i mediave masive në vitet 1960. Kjo u përforcua edhe më shumë nga epoka e fundit dixhitale. Duket se duam liderë që janë simpatikë dhe argëtues, por siç e dimë shumica prej nesh, ekziston një ndryshim i madh midis një drejtuesi efektiv dhe të qenit një humorist. Në fakt, udhëheqësit më të mirë janë më shumë modestë sesa karizmatikë, deri në atë pikë sa duken të mërzitshëm.

Kjo është arsyeja pse ata rrallë personifikohen në filma. Për shembull, imagjinoni një film mbi Angela Merkelin – ajo zgjohet, ha mëngjes me burrin e saj, shkon në takime të përgatitura mirë, lejon njerëzit e tjerë të flasin pa i ndërprerë, marrin vendime racionale dhe jetojnë pa skandale. Në të kundërt, ka me tepricë filma biografikë magjepsës mbi udhëheqës karizmatikë me një anë interesante të errët, të cilët përfundojnë duke shkatërruar vendet dhe organizatat.

Arsyeja e tretë dhe e fundit për shtimin e burrave të paaftë është paaftësia jonë për të rezistuar ndaj joshjes së individëve narcizë – njerëz me vizione madhështore që futen brenda narcizizmit tonë. Ne gjithmonë kemi admiruar njerëz të famshëm, por admirimi ynë për njerëzit që admirojnë veten e tyre ose janë të famshëm sepse thjesht janë të famshëm, është rritur gjatë viteve. Me këtë ritëm, brezat e ardhshëm do të shikojnë pas në kohë Kim dhe Kanye dhe do të thonë: “Uau! Sa modestë ishin!”

Pjesa më e madhe e këshillave të zakonshme për të ndihmuar njerëzit që të bëhen udhëheqës, ushqehen dhe promovojnë një mendim narcizist: “Duaje veten, pavarësisht gjithçkaje!”, “Mos e vrit mendjen për çka mendojnë njerëzit për ty” ose “Nëse mendon se je fantastik, atëherë je!”. Fatkeqësisht, kjo krijon një tepricë të liderëve që nuk janë të vetëdijshëm për kufizimet e tyre dhe janë të kënaqur padrejtësisht me veten e tyre. Ata e shohin udhëheqjen si një të drejtë dhe u mungon empatia dhe vetëkontrolli, kështu që ata përfundojnë duke vepruar pa integritet dhe duke shkelur në terrene me rreziqe të pamatura. Në të kundërt, udhëheqësit më të mirë e mbajnë narcizizmin e tyre nën kontroll. Ata kujdesen shumë për njerëzit e tjerë, përfshirë edhe atë që mendojnë të tjerët për ta. Ata kalojnë shumë kohë duke u shqetësuar për reputacionin e tyre; kjo është arsyeja pse ka shumë pak skandale për ta.

Pra, si t’i ndalojmë njerëzit e paaftë të bëhen udhëheqës?

Zgjidhja e parë është të ndiqni shenjat dhe të identifikoni cilësitë që në të vërtetë i bëjnë njerëzit udhëheqës më të mirë. Ekziston një mospërputhje patologjike midis atributeve që na joshin në një udhëheqës dhe atyre që janë të nevojshme për të qenë një udhëheqës efektiv. Nëse duam të përmirësojmë performancën e drejtuesve tanë, duhet të përqendrohemi në tiparet e duhura. Në vend që të biem në dashuri me njerëz që janë të bemsueshëm, narcizë dhe karizmatikë, ne duhet t’i promovojmë njerëzit për shkak të kompetencës, përulësisë dhe integritetit. Rastësisht, kjo do të çonte në një përqindje më të lartë të liderëve femra sesa meshkuj – studimet shkencore në shkallë të gjerë tregojnë se gratë arrijnë rezultate më të larta se burrat në masat e kompetencës, përulësisë dhe integritetit. Çështja është se kështu se ne do të përmirësonim ndjeshëm cilësinë e liderëve tanë.

Zgjidhja e dytë është të mos u zëmë besë instinkteve tona. Shumica prej nesh e duan intuitën, por shumica e njerëzve nuk janë aq intuitivë sa mendojnë. Në këtë kuptim, intuita është pak a shumë si një sens humori. Nëntëdhjetë përqind e njerëzve mendojnë se kanë një sens fantastik humori. Megjithatë, sa njerëz janë në të vërtetë zbavitës? Një përqindje shumë më e ulët. Një mundësi është që të përqendrohemi më pak në përshtypjet që lënë njerëzit gjatë intervistave të punës apo në media, të cilat janë vetëm një ftesë për të projektuar paragjykimet tona. Edhe kur kemi synime të mira, nuk është e lehtë ta kapërcejmë këtë. Për shembull, përpjekja për të shtypur paragjykimin e pavetëdijshëm, rrallë do t’ju ndihmojë të injoroni faktin se personi përballë jush është i bardhë, femër apo mjaft tërheqës. Në fakt, sa më shumë të përpiqeni të shtypni disa mendime në mendje, aq më shumë do të spikasin ato.

Nëse duam të përmirësojmë cilësinë e liderëve tanë dhe të ndihmojmë më shumë gra të arrijnë në pozita udhëheqëse, gjëja e fundit që duhet të bëjmë nuk është të ulim standardet tona kur zgjedhim gratë. Kjo do të thotë të mos kërkosh nga gratë që të sillen më shumë si burra të paaftë – përshembull, duke u kërkuar atyre që të përkulen nëse nuk kanë talent, ose të shpenzojnë më shumë kohë në vetë-promovim ose avancimin e interesave të tyre personale. Do të thotë gjithashtu të mos përjashtosh burra sepse u mungojnë tiparet tradicionale mashkullore që përputhen me arketipet tona të mangëta mbi udhëheqjen.

Nëse veprojmë kështu, do të kemi udhëheqës më të mirë. Sidoqoftë, përparimi fillon me secilin nga ne. Nëse duam të përmirësojmë nivelin e kompetencave të liderëve tanë, së pari duhet të përmirësojmë kompetencat tona për gjykimin dhe zgjedhjen e drejtuesve, veçanërisht kur ata janë burra.

*Tomas Chamorro-Premuzic është psikolog organizativ, përzgjedhësi kryesor i talenteve në ManpowerGroup; profesor i psikologjisë së biznesit në “University College London” dhe në “Columbia University” në Nju Jork; bashkëpunëtor Labo

Marrë nga GazetaSI

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial burra të paaftë bëhen liderë burrat tomas chamorro-premuzic burra të paaftë bëhen liderë burrat tomas chamorro-premuzic

Sondazh

Editorial 7 January 2020, 20:50

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një m...

Editorial 5 January 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Editorial 2 January 2020, 14:30

Arsyeja përse bota s’ka asgjë për të festuar

GJERMANI- Filloi gjithçka në mënyrë tipike ruse: e vërteta ishte paketuar si shaka. Më 20 dhjetor të vitit 1999, në festën e Shërbimeve Sekrete, kryemini...

Editorial 29 December 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin