24 September 2026, 09:33
Nga E. D
Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi, i cili u arrestua pak javë më parë. Bëhet me dije se sipas të dhënave të përfshira në dosjen e Prokurorisë, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore.
Sipas dosjes hetimore, këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluci, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore. Pra Kalluci i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator. SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas i janë vënë në dispozicion Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë.
Fatjon Kalluci, me detyrë përgjegjës sektori në Institutin të Policisë Shkencore, u arrestua për nxjerrje te dokumenteve sekrete. Bashkë me të, në pranga ra edhe Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit, pasi ka fshirë kamerat e sigurisë në vende ku Agasi ka frekuentuar gjatë arratisë. Ndërsa, në arrest shtëpie u la ish drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dhënë ndihmuar Ergys Agasit informacione sekrete teksa ndodhej në arrati.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni./Dosja.al
ergys agasi
Aktualitet
24 September 2026, 09:15
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe m...
Aktualitet
24 September 2026, 08:53
E. D
TIRANË- Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në t&eum...
Aktualitet
24 September 2026, 08:52
G.M
Foto ilustruese
TIRANA- Një konflikt i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën 49-vjeçari K...
Aktualitet
24 September 2026, 08:32
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për ish-drejt...
Aktualitet
24 September 2026, 07:33
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plena...
Aktualitet
24 September 2026, 07:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për shpenzimet roaming në kontratat e pajtimit ...
Aktualitet
24 September 2026, 07:23
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 202...
Aktualitet
24 September 2026, 07:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth 20 mijë lekë më pak në muaj se ato me krye...
Aktualitet
24 September 2026, 07:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksportet e pijeve, alkoolit dhe uthullave po shënojnë një rritje të fortë gjatë këtij viti...
Aktualitet
24 September 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacioni...