LIVE UPDATES
Bota

Gjenden brenda një shpelle trupat e katër zhytësve italianë/ Ja cilët janë tre SKENARËT e tragjedisë në Maldive

Italia mbetet në shok pas vdekjes së pesë personave që u zhytën në Vaavu të Maldiveve të enjten, por asnjëri prej tyre nuk arriti të dilte në sipërfaqe.

18 May 2026, 16:45 Nga G.M

Gjenden brenda një shpelle trupat e katër zhytësve italianë/

MALDIVE- Trupat e katër zhytësve italianë që u zhdukën pas një aksidenti zhytjeje në Maldive javën e kaluar janë gjetur. Sipas autoriteteve lokale, italianët u gjetën brenda një shpelle 60 metra të thellë nga një ekip i përbashkët zhytësish të trajnuar nga Finlanda dhe Maldivet.

Gjatë operacionit edhe një zhytës shpëtimi vdiq të shtunën teksa kërkonte trupat e grupit, ndërkohë një trup, që i përkiste një anëtari të pestë të ekipit, ishte gjetur pas aksidentit të së enjtes. Katër nga viktimat italiane ishin pjesë e një ekipi të University of Genoa, përfshirë profesoreshën e ekologjisë Monica Montefalcone, vajzën e saj Giorgia Sommacal dhe dy studiues të tjerë. Viktima e pestë ishte instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti.

Tre skenarët për tragjedinë

Italia mbetet në shok pas vdekjes së pesë personave që u zhytën në Vaavu të Maldiveve të enjten, por asnjëri prej tyre nuk arriti të dilte në sipërfaqe. Monica Montefalcone, një profesoreshë 51-vjeçare në Universitetin e Xhenovës, vajza e saj 23-vjeçare Giorgia Somacal, Federico Gualtieri, 30 vjeç, Muriel Odenino, 31 vjeç, dhe instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti, u zhytën në një thellësi prej 50 metrash me qëllim arritjen e një shpelle nënujore rreth 260 metra të gjatë. 

Të gjithë ishin zhytës me përvojë dhe asgjë nuk parashikonte tragjedinë e ndodhur. Ekspertët, duke cituar mediat italiane si Il Mesaggero, përshkruajnë tre si skenarët më të mundshëm për vdekjen e pesë italianëve. Skenari i parë që po merret në konsideratë ka të bëjë me përzierjen e gazrave me të cilat pesë anëtarët e ekspeditës së zhytjes u furnizuan nga anija Duke of York.

Jahti u furnizoi zhytësve nitrox, një kombinim i azotit dhe oksigjenit që përdoret në zhytje më të vështira. Megjithatë, në një thellësi prej pesëdhjetë metrash, një dozë e pasaktë mund ta shndërrojë oksigjenin në një rrezik: presioni e bën atë toksik për trupin, duke i tendosur të gjithë muskujt, përfshirë zemrën. Për të shmangur këtë, në thellësi të caktuara do të ishte e nevojshme të ulej përqindja e oksigjenit në përzierje dhe të rritej përqindja e heliumit. Nëse ky ekuilibër nuk do të ruhej, pesë zhytësit mund të prekeshin pothuajse njëkohësisht, gjë që shpjegon pse asnjëri prej tyre nuk arriti të dilte.

Skenari i dytë ka të bëjë me shpellën së cilës grupi prej 5 personash u përpoq t'i afrohej. Siç përshkruhet, shpella nënujore Alimathaa është një kanion korali rreth 260 metra i gjatë dhe deri në gjashtëdhjetë metra i thellë me dritë të zbehtë, hapësira të ngushta dhe shtigje degëzuese. Kombinimi me paralajmërimin e motit që u lëshua të mërkurën në mbrëmje me erëra të forta dhe det të stuhishëm dhe për këtë arsye dukshmëri të reduktuar, mund të jetë fatal.

Në këto kushte, edhe zhytësit me përvojë mund të humbasin orientimin e tyre dhe më pas paniku fillon: lëvizjet shumohen, konsumi i ajrit përshpejtohet dhe koha për të gjetur daljen mbaron më herët se sa pritej. Humbja pothuajse e njëkohshme e të pesë anëtarëve të ekspeditës tregon se diçka ndodhi që funksionoi shpejt dhe për të gjithë së bashku.

Skenari i tretë që po merret në konsideratë edhe pse konsiderohet më pak i mundshëm është që njëri nga të pesë u ngec diku në shpellën nënujore, duke rezultuar në shterimin e oksigjenit dhe energjisë në operacionin e shpëtimit. Rrymat e forta të Oqeanit Indian, të cilat mund të jenë bërë edhe më të paparashikueshme nga kushtet e pafavorshme të motit, mund të kenë penguar çdo kthim të sigurt në sipërfaqe. Sidoqoftë, vendndodhja e grumbujve brenda shpellës besohet se u ofron hetuesve të dhëna thelbësore për të kuptuar sekuencën e ngjarjeve që çuan në tragjedi.

Pesë viktimat

Monica Montefalcone, ishte profesoreshë e ekologjisë në Universitetin e Gjenovës me disa paraqitje televizive dhe një specializim në mjedisin detar. Ajo ishte e njohur për dashurinë e saj për detin dhe punën e saj shkencore të përqendruar në ndikimet e aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve klimatike në ekosistemet detare, me një theks të veçantë në ruajtjen e natyrës dhe kartografinë nënujore.

Vajza e saj, Giorgia, do të mbushte 23 vjeç më 1 qershor dhe studionte inxhinieri biomjekësore. Ajo ndante pasionin e nënës së saj për detin dhe zhytjen dhe shpesh e shoqëronte atë në ekspeditat e saj. Muriel Odenino, 31 vjeç, ishte diplomuar në Universitetin e Torinos dhe ishte studiuese në Universitetin e Gjenovës, duke bashkëpunuar me Montefalcone. Dashuria e tij e madhe ishte zhytja.

Federico Gualtieri, 30 vjeç, po punonte për një tezë në Universitetin e Xhenovës nën drejtimin e Montefalcone-s mbi diversitetin dhe mjedisin e atoleve të Maldiveve. Ai ishte pjesë e një ekspedite shkencore të udhëhequr nga profesori 51-vjeçar që filloi dy javë më parë. Ai ishte bërë zhytës i çertifikuar në vitin 2015.

Gianluca Benedetti, nga Padova, kishte një karrierë në bankë dhe financë përpara se të vendoste ta shndërronte pasionin e tij për zhytjen në një karrierë me kohë të plotë. Kontakti i tij i parë me Maldivet ishte në vitin 2017, duke qëndruar atje për shtatë vjet me një pushim të shkurtër në Indonezi. Profili i kompanisë së tij e përshkroi atë si energjik, jashtëzakonisht atletik, një dashnor i leximit, kinemasë klasike dhe shahut, gjithmonë i gatshëm t'ju shoqërojë në një zbulim të mrekullive që Maldivet kanë për të ofruar./Dosja.al

maldive tragjedia në maldive

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin