Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke folurnë Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që deklaratat e Vuçiç të adresohen me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar për pasojat që një ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të mund të kishte për Kosovën.
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si absurde dhe kërcënuese deklaratën e Presidenti i Serb, Aleksandar Vuçiç, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Duke folurnë Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që deklaratat e Vuçiç të adresohen me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar për pasojat që një ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të mund të kishte për Kosovën.
“Siç e dini, (kanali i ujitjes) Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e një sistemi jetik për furnizim me ujë, për energjinë, bujqësinë, dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës”, tha Haxhiu.
Haxhiu u kërkoi diplomatëve kosovarë që deklaratat e presidentit serb t’ua bëjnë të njohura qeverive të vendeve ku shërbejnë.
“Duhet ta bëjmë të qartë se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se ide të tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar”, tha ajo.
Reagimi vjen një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka filluar punën konkrete në drejtim të kësaj ideje.
“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiç më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd.
Vuçiç ka folur sërish për këtë temë të hënën duke thënë se nuk po kërcënon askënd, por se po merret me rrjedhat ujore në territorin e Serbisë.
“Tani, natyrisht, shkencëtarët, inxhinierët dhe të gjithë të tjerët do të ulen, do ta shqyrtojnë çështjen dhe do të më propozojnë se si mund të realizohet kjo, dhe kaq. Unë nuk kam kërcënuar askënd. Nuk jam unë Kurti që t’i kërcënoj njerëzit. Nuk po kërcënoj askënd. Ne thjesht do të merremi me problemet tona. Ne kemi interesat tona dhe merremi me to”, tha Vuçiç.
Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re. Në dhjetor të vitit 2024, pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Vuçiç kishte thënë se që nga viti 1985 ekziston një ide për ndryshimin e rrjedhës së lumit për nevojat e popullatës në Serbi.
Ai kishte thënë atëherë se vetë kishte qenë kundër saj. Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas në Kosovë, ku mbush liqenin artificial të Ujmanit. Dy të tretat e këtij liqeni gjenden në territorin e Kosovës. Uji nga ky sistem furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.
Ekspertët e intervistuar më herët nga Radio Evropa e Lirë kanë thënë se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundur, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do të dëmtonte Kosovën, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.
Serbia është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin jo-navigacional të ujërave ndërkombëtare. Ajo përcakton, ndër të tjera, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare dhe obligimin për të mos shkaktuar dëm të konsiderueshëm ndaj shteteve të tjera. Kosova nuk është palë e kësaj konvente, pasi nuk është anëtare e OKB-së./Dosja.al
Enea Karakaçi dhe Dritan Isaku Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha kritikoi propozimin për një anëtarësim me të drejta të kufizuara n&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili th...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar disa media se i kanë kushtuar më shumë kohë televizive, PS se sa PD-s&e...
Klevis Balliu TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast i cili sipas saj, lidhet me përdorimin e parave të shqiptar&...
Flamuri ukrainas, me mbishkrimin “Liri për Ukrainën”, shihet i vendosur në muret e ndërtesës se hotelit Grand Ministri...
Oleksiy Goncharenko UKRAINË- Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës s&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikthyer idenë për ndryshimin e rrj...
Flamuri i Ukrainës me mbishkrimin "Free Ukraine" KOSOVA- Kosova ka hequr banderolën ku shkruhej “Free Ukraine”, pas deklara...
Edi Rama TIRANA- Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e bërë përgjegjëse për pasigurinë që ...