LIVE UPDATES
Politike

"Industria ushtarake një tjetër aferë me paratë e shqiptarëve"/ PD: Rama po shet propagandë me një kompani që ka vetëm 14 punonjës

Sipas tij, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë.

10 August 2026, 11:15 Nga E.d
"Industria ushtarake një tjetër aferë me paratë e
Klevis Balliu

TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast i cili sipas saj, lidhet me përdorimin e parave të shqiptarëve. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë një deklaratë për mediat ka ngritur akuza mbi industrinë ushtarake shqiptare të promovuar nga kryeministri Rama, duke vënë kështu në pikëpyetje prodhimin e 40 automjeteve të prezantuara si “Made in Albania”.

Balliu tha se kur qytetarët ngritën pyetjen se si automjete të markave Toyota, Land Cruiser apo MAN mund të quhen prodhim shqiptar, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim ekonomik. Deputeti demokrat iu referua bilancit zyrtar të kompanisë, duke pretenduar se Timak Defence është krijuar më 4 gusht 2025 dhe në fund të dhjetorit kishte vetëm 14 punonjës. Sipas tij, kompania kishte një fond pagash prej rreth 5.8 milionë lekësh për pesë muaj, ndërsa aktivet afatgjata, ku përfshihen makineritë dhe pajisjet, kapnin vetëm rreth 146 mijë lekë.

Sipas tij, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë. Në fund, Balliu i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Prej kohësh, Edi Rama po përpiqet t’u shesë shqiptarëve mashtrimin e radhës, duke e paraqitur si ‘industri ushtarake shqiptare’ atë që në fakt duket si një tjetër aferë e ndërtuar me paratë e taksapaguesve.

Me propagandë të përditshme, kryeministri promovon 40 automjete ushtarake si ‘Made in Albania’, duke pretenduar se Shqipëria ka hyrë në industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake përmes partneritetit mes shoqërisë publike KAYO dhe kompanisë private Timak Defence të Rony Yefet. Por propaganda e Edi Ramës përplaset me faktet.

Kur qytetarët ngritën pyetjen e thjeshtë se si automjete të markave Toyota, Land Cruiser apo MAN mund të quhen prodhim shqiptar, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim ekonomik. Ai zgjodhi propagandën dhe sulmin ndaj kritikëve. Por në ekonomi propaganda nuk ka vlerë. Vlerë kanë vetëm faktet. Nëse një vend prodhon, kjo provohet nga vlera e shtuar që krijohet përmes punës, kapitalit dhe teknologjisë.

Le të shohim faktet. Sipas bilancit zyrtar, Timak Defence është krijuar më 4 gusht 2025. Në fund të muajit dhjetor kompania kishte vetëm 14 punonjës dhe një fond total pagash prej 5.8 milionë lekësh, ose rreth 61 mijë euro për pesë muaj.

Kjo do të thotë se fondi mesatar i pagave është vetëm 12 mijë euro në muaj, ndërsa paga mesatare bruto për punonjës është rreth 860 euro. Pra, sipas vetë bilancit të kompanisë, e gjithë vlera e shtuar nga puna në Shqipëri është vetëm 12 mijë euro në muaj, ose rreth 150 mijë euro në vit.

Këto nuk janë shifra të një industrie ushtarake. Janë shifra të një biznesi të vogël. Po aq domethënës është edhe kapitali prodhues. Bilanci zyrtar tregon se aktivet afatgjata të kompanisë, pra makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit, janë vetëm 146 mijë lekë, ose rreth 1 500 euro. Po, vetëm 1 500 euro aktive prodhuese.

Me 1 500 euro nuk ndërtohet një fabrikë automjetesh ushtarake. Me 1 500 euro nuk prodhohen automjete të blinduara. Me 1 500 euro nuk krijohet një industri që Edi Rama e shet si krenari kombëtare. Ndërkohë, kompania rezulton të ketë mbi 10.5 milionë euro aktive afatshkurtra, të krijuara kryesisht nga parapagimet e marra përmes kontratave me shtetin shqiptar.

Pra, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë. Kjo është arsyeja pse Partia Demokratike ngre dyshime serioze se nuk kemi të bëjmë me një histori suksesi industrial, por me një skemë të ndërtuar për të eliminuar konkurrencën dhe për të garantuar fitime të privilegjuara me paratë e qytetarëve.

Në vend që ushtria shqiptare të furnizohet përmes tenderëve të hapur ndërkombëtarë, ku kompanitë konkurrojnë për çmimin dhe cilësinë më të mirë, qeveria ka krijuar një mekanizëm ku një kompani e favorizuar shfaqet si ‘prodhues’, ndërkohë që bilancet e saj nuk pasqyrojnë as kapacitetet minimale të një industrie prodhuese.

Ky nuk është industrializim. Ky është industrializimi i korrupsionit. Edi Rama nuk po ndërton industri shqiptare. Ai po ndërton monopole me paratë e shqiptarëve dhe më pas i shet ato si histori suksesi.

Sa herë që një qeveri zëvendëson konkurrencën me privilegjin, tregun me klientelizmin dhe prodhimin me propagandën, humbësi është qytetari shqiptar. Partia Demokratike kërkon publikimin e menjëhershëm të të gjitha kontratave të lidhura mes KAYO, Timak Defence dhe institucioneve shtetërore, si dhe transparencë të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së kësaj kompanie, vlerën e kontratave dhe burimin e financimit.

Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakle propagandistike dhe gënjeshtra të ricikluara.

Ata kanë nevojë për një qeveri që ndërton industri të vërtetë, jo fasada; që krijon vende pune, jo monopole; që respekton taksat e qytetarëve, jo i përdor ato për të ushqyer klientët e pushtetit. Bilancet nuk gënjejnë. Shifrat nuk gënjejnë. Ato tregojnë se pas propagandës së Edi Ramës fshihet një tjetër aferë që meriton hetim të plotë dhe përgjegjësi politike e ligjore./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin