Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë një deklarate për mediat, deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale tregojnë një realitet të frikshëm, pasi siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shndërruar në pasiguri kronike.
TIRANA- Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e bërë përgjegjëse për pasigurinë që ofron vendi ndaj qytetarëve të saj. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale tregojnë një realitet të frikshëm, pasi siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shndërruar në pasiguri kronike.
Balliu theksoi se qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as në institucionet e sigurisë së lartë pas hekurave të burgut. Sipas tij, pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie, atë të garantimit të sigurisë së qytetarëve. Në fund, ai tha se Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton krimin, jo për një pushtet që bashkëjeton me të.
Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:
Dje Shqipëria u zgjua dhe fjeti përsëri me lajme seriale te krimit. Vrasja e nje 20 vjecari në mes të qytetit të Korçës, përleshje me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthim me eksploziv në Durrës. Tri ngjarje të rënda, në të njëjtën ditë, që tregojnë një realitet të frikshëm: siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shnderruar ne pasiguri kronike!
Qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as ne institucionet e sigurise se larte pas hekurave të burgut, ndërsa krimi vepron me një guxim që nuk do ta kishte nëse shteti do të ishte realisht në këmbë. Kjo nuk është më çështje statistikash, por çështje e jetës së shqiptarëve. Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht kapjen e shtetit nga krimi dhe lidhjet e rënda mes botës së krimit dhe pushtetit. Sot pasojat i shohim çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Kur krimi vret në mes të qytetit, kur ka dhunë brenda burgjeve dhe kur eksplozivët shpërthejnë në qytetet tona, problemi nuk është vetëm krimineli. Problemi është një shtet që nuk e parandalon, nuk e godet dhe nuk e ndëshkon krimin.
Edi Rama mund të vazhdojë të flasë për Shqipërinë turistike, për propagandën dhe për sukseset imagjinare. Por shqiptarët e dinë realitetin: sot në Shqipëri nuk mungojnë kamerat dhe propaganda; mungon shteti. Rendi publik nuk mund të jetë peng i interesave politike dhe i lidhjeve me krimin. Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton krimin, jo për një pushtet që bashkëjeton me të.
Dhe për këtë përgjegjësia politike është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar të garantojnë sigurinë e shqiptarëve. Ata mijra qytetare qe protestojne, prej 70 ditesh, kane dale nder te tjera, edhe per rendin dhe sigurine e munguar. Thirrja e tyre kryesore, ‘Rama, jepe doreheqjen’ jehon me e vertete edhe pas kronikes se te shtunes te mbuluar me gjak!/Dosja.al
Ina Zhupa SARANDA- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ...
Foto ilustruse TIRANA- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se politika...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas situatës kaotike të shënuar mbrëmjen e djeshme në Malin e Krujë...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur pas incidentit të ndod...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shpjeguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, se ps...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar tensionet e ndodhur në Kuvend, ku vetë ai u qëllua ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rr...
Julina Emiri TIRANË- Partia Demokratike ka kritikuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, të miratuar nga qeveri...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kritikuar qeverinë për projektin 'Smart City Albania', i ci...
Besnik Tahiri KOSOVA- Para nisjës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i zgjedhur i Aleancës Bes...