7 August 2026, 10:06
Nga E. D
Kontrabandistët e njerëzve që nxisin tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar
ANGLI- Një hetim i Sky News ka zbuluar se si një kontrabandist shqiptar kalon emigrantë përmes Tunelit të Kanalit, duke përdoruar dokumenta të falsifikuara. Sipas hetimit, kontrabandisti organizon hyrjen e një emigranti në Londër kundrejt një pagese prej 24 mijë paundësh. Në këmbim të kësaj shume, kontrabandisti e transporton emigrantin në sediljen e pasagjerit të një automjeti luksoz Range Rover, me vlerë rreth 100 mijë paund.
Një ish-zyrtar i Forcës Kufitare, i cili ka punuar për vite me radhë në kontrollin kufitar në Britani dhe Europë, ka deklaruar se stafi në pikat kufitare shpesh ndihej “i mbingarkuar” për shkak të mungesës së personelit dhe fluksit të madh të udhëtarëve. Sipas tij, presioni për të shmangur vonesat në qarkullim mund të ndikojë në kontrollet kufitare.
“Nëse trafiku është i rënduar dhe ka radhë të gjata, punonjësit ndihen nën presion për të përshpejtuar procedurat. Në këto kushte ekziston gjithmonë rreziku që dikush t’u shpëtojë kontrolleve, megjithëse ne bënim maksimumin me teknologjinë që kishim në dispozicion”, u shpreh ish-zyrtari i Forcës Kufitare.
Ndërsa një burim tjetër nga Home Office, i angazhuar në çështjet e emigracionit dhe azilit, ka deklaruar se nuk është surprizë që Tuneli i Kanalit është kthyer në një objektiv për rrjetet e kontrabandës.
“Ne kemi raste emigracioni ku personat pranojnë se kanë hyrë në Britani përmes Tunelit të Kanalit duke përdorur pasaporta false. Disa prej tyre thonë se dokumentet iu kontrolluan nga autoritetet kufitare dhe megjithatë u lejuan të hynin”, tha ai.
Ish-zyrtari i kufirit deklaroi se pas marrëveshjes së përshpejtuar mes Britanisë dhe Shqipërisë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, u vu re një shtim i përpjekjeve për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Ai theksoi se teknologjia kufitare është e avancuar, por rrjetet kriminale po bëhen gjithnjë e më kreative në mënyrat për të shmangur kontrollet, duke përdorur dokumente të vjedhura ose identitete të personave që u ngjajnë fizikisht.
Hetimi i Sky News zbulon gjithashtu se shumë emigrantë, pasi mbërrijnë në Britani, përfundojnë duke u shfrytëzuar nga grupet kriminale. Sipas burimeve të Sky News, shumë prej emigrantëve shqiptarë detyrohen të punojnë për të shlyer borxhin ndaj kontrabandistëve që kanë paguar për udhëtimin.
Viktimat shpesh përfshihen në aktivitete kriminale, përfshirë kultivimin dhe shpërndarjen e drogës dhe në shumë raste, borxhi nuk mbaron kurrë dhe emigrantët mbeten nën kontrollin e bandave kriminale. Eksperti i sigurisë Dr. Andi Hoxhaj ka thënë për Sky News se kërkesa e lartë për drogë në Britani vazhdon të ushqejë aktivitetin e grupeve kriminale.
Ai shtoi se pas Brexit, bashkëpunimi mes autoriteteve britanike dhe atyre evropiane është bërë më i ngadaltë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e personave të përfshirë në krimin e organizuar.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme britanike ka mbrojtur sistemin e kontrolleve kufitare. Në një deklaratë, Ministria ka deklaruar se Tuneli i Kanalit ka kontrolle të avancuara dhe teknologji moderne, ndërsa rastet e hyrjeve të paligjshme përmes kësaj rruge janë shumë të rralla. Sipas Ministrisë, numri i kërkesave për azil nga personat që kanë hyrë ilegalisht me makina ose kamionë ka rënë me 25% gjatë vitit të fundit./Dosja.al
angli investigimi i sky news emigrantet shqiptare
Aktualitet
7 August 2026, 09:42
E. D
pamjet
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në Shqipëri nga Kolumbia dhe Ita...
Aktualitet
7 August 2026, 09:39
E. D
GJERMANI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë kanë humbur jetën tre anëtarëve të një familj...
Aktualitet
7 August 2026, 09:32
E. D
zjarret
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cil...
Aktualitet
7 August 2026, 09:18
E. D
pamjet
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të qytetit të Serres, n...
Aktualitet
7 August 2026, 09:05
E. D
pamjet
DURRËS- Dhjetë kazanë mbetjesh dhe tre mjete të parkuara janë dëmtuar nga flakët gjatë orëve...
Aktualitet
7 August 2026, 08:37
E. D
foto ilustruese
PORTUGALI- "Emigrantët nuk duhet të jetojnë me ndihmë sociale”, thuhet në posterat e partisë së ek...
Aktualitet
7 August 2026, 07:53
E. D
MALLAKASTËR- Vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës vijojnë të jenë ende aktive. Në terren po angazhohen...
Aktualitet
7 August 2026, 07:42
E. D
FIER- Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, në Fier. B...
Aktualitet
7 August 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
ROSKOVEC- Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arre...
Aktualitet
7 August 2026, 07:30
E. D
Qeveria po përpiqet ta zhvendosë kulturën nga një sektor i mbështetur kryesisht me fonde publike drejt një modeli që kombin...