7 August 2026, 09:05
Nga E. D
pamjet
DURRËS- Dhjetë kazanë mbetjesh dhe tre mjete të parkuara janë dëmtuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Fillimisht flakët kanë përfshirë tetë kazanë mbetjesh në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, por për shkak të përhapjes së zjarrit janë dëmtuar edhe tre automjetet e parkuara në atë rrugë.
Pak më vonë edhe dy kazanë të tjerë mbetjesh u përfshinë nga flakët në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të djegur. Më pas, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë neutralizuar flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në objekte dhe mjete të tjera.
Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe se të gjitha rastet mund të jenë kryer nga i njëjti autor. Sipas dyshimeve të para, autori ka lëvizur nga rruga “Enver Velja”, ku dyshohet se i ka vënë zjarrin tetë kazanëve, drejt rrugës “Mujo Ulqinaku”, dy akse që kryqëzohen me njëra-tjetrën, ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë. Sakaq, policia po heton për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
durres zjarr
Aktualitet
7 August 2026, 08:37
E. D
foto ilustruese
PORTUGALI- "Emigrantët nuk duhet të jetojnë me ndihmë sociale”, thuhet në posterat e partisë së ek...
Aktualitet
7 August 2026, 07:53
E. D
MALLAKASTËR- Vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës vijojnë të jenë ende aktive. Në terren po angazhohen...
Aktualitet
7 August 2026, 07:42
E. D
FIER- Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, në Fier. B...
Aktualitet
7 August 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
ROSKOVEC- Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arre...
Aktualitet
7 August 2026, 07:30
E. D
Qeveria po përpiqet ta zhvendosë kulturën nga një sektor i mbështetur kryesisht me fonde publike drejt një modeli që kombin...
Aktualitet
7 August 2026, 07:28
E. D
Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, k&eum...
Aktualitet
7 August 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit ...
Aktualitet
7 August 2026, 07:14
E. D
pamjet
TIRANË- Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga moti kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme ...
Aktualitet
6 August 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Një akisident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë. Një&...
Aktualitet
6 August 2026, 22:30
E.d
Pamje
EKUADOR- Një operacion i përbashkët i autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës ka çmontuar një rrjet të m...