Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kurti theksoi se qytetarët presin zgjidhje të situatës dhe jo një proces tjetër zgjedhor, duke e cilësuar marrëveshjen politike si rrugën për tejkalimin e krizës institucionale.
KOSOVË- Ngërçi politik në Kosovë vijon ndërsa partitë parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshjen për konstituimin e institucioneve të reja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë që të gjejnë një zgjidhje dhe të shmangin zgjedhjet e reja.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin domosdoshmërisht problemin, ndërsa përsëritja e tyre do të ishte e panevojshme. Kurti theksoi se qytetarët presin zgjidhje të situatës dhe jo një proces tjetër zgjedhor, duke e cilësuar marrëveshjen politike si rrugën për tejkalimin e krizës institucionale.
“Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi për çdo ditë që të arrijmë marrëveshje politike, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e panevojshme e të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. U bëj thirrje edhe njëherë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e merremi vesh, sepse qytetarët nuk duan zgjedhje, por zgjidhje, e zgjidhja është marrëveshja politike”, tha Kurti të hënën.
Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre sërish të shtunën, pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ai argumentoi se kërkesa lidhet me mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike dhe synimin për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.
Situata u tensionua në sallë, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjuajti me vezë në drejtim të Kurtit, ndërsa më pas u kërkua ndërhyrja e sigurimit të Kuvendit. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje mori 53 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe Aleanca 7, por asnjëra palë nuk ka siguruar ende zgjidhjen politike.
Ndërkohë, gjatë Konferencës së nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Kurti foli edhe për situatën e sigurisë në rajon, duke akuzuar Serbinë se po zgjeron kapacitetet e saj ushtarake. Sipas Kurtit, ky forcim nuk është vetëm modernizim i ushtrisë, por pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike që lidhet me, siç u shpreh ai, “synimet hegjemoniste” të Serbisë ndaj rajonit dhe veçanërisht Kosovës./Dosja.al
Vangjel Tavo HIMARË- Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas n...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, i cili tha ...
DIMAL- Bashkia Dimal ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ishte p...
foto ilustruese TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratave të presidentit s...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si absurde dhe kë...
Enea Karakaçi dhe Dritan Isaku Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha kritikoi propozimin për një anëtarësim me të drejta të kufizuara n&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili th...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar disa media se i kanë kushtuar më shumë kohë televizive, PS se sa PD-s&e...
Klevis Balliu TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast i cili sipas saj, lidhet me përdorimin e parave të shqiptar&...