LIVE UPDATES
Politike

Mitsotakis: Greqia mbështet Integrimin e Ballkanit Perëndimor, por Shqipëria duhet të garantojë të drejtat e minoritetit grek

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut (TIF), Mitsotakis tha se Athina ka mbështetur prej më shumë se dy dekadash Integrimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

6 September 2026, 17:42 Nga E. D
Mitsotakis: Greqia mbështet Integrimin e Ballkanit Perëndimor, por
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por ka theksuar se përparimi i çdo vendi drejt Bashkimit Evropian vlerësohet individualisht. Në fokus të deklaratave të tij ishin edhe marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjet që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut (TIF), Mitsotakis tha se Athina ka mbështetur prej më shumë se dy dekadash Integrimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se mbështetja për perspektivën evropiane nuk nënkupton trajtim të njëjtë për të gjitha vendet, pasi secili shtet vlerësohet në bazë të progresit dhe përmbushjes së detyrimeve të tij.

Sa i përket Shqipërisë, Mitsotakis pranoi se ende mbeten çështje të hapura lidhur me të drejtat e pakicës kombëtare greke, duke përmendur në mënyrë të veçantë evidentimin dhe regjistrimin e pronave. Sipas tij, progresi i bërë deri tani nuk është i mjaftueshëm për Athinën.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Greqia do të ndërmarrë hapat që i konsideron të nevojshëm në momentin e duhur, me synimin që të sigurohet mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kryeministri grek theksoi se, sipas këndvështrimit të Athinës, kjo çështje nuk duhet parë vetëm si një problem dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë, por lidhet edhe me standardet dhe të drejtën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Mitsotakis u ndal edhe te Maqedonia e Veriut dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Sipas Mitsotakis, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëjtë, pasi procesi i tyre i integrimit evropian ndodhet në faza të ndryshme.

Pyetja: Për më shumë se 20 vjet, Greqia mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.Megjithatë, shumë nga dallimet që na ndajnë, si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut, mbeten të pazgjidhura. A mendoni se i keni menaxhuar siç duhet marrëdhëniet me Tiranën dhe Shkupin? Mos ndoshta keni treguar tolerancë të tepruar në çështje që lidhen, për shembull, me pronat e anëtarëve të Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri dhe me moszbatimin e Marrëveshjes së Prespës nga qeveria e Mickoskit?

"Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Por kjo nuk do të thotë – dhe me të drejtë e vini në dukje – se çdo rast nuk është i veçantë dhe se progresi i çdo vendi drejt Europës vlerësohet individualisht. Dhe, natyrisht, varet edhe nga gjykimi i të gjitha vendeve europiane se kur do të hapet dhe kur do të mbyllet çdo kapitull në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.

Me të drejtë theksuat se kemi ende çështje me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, të cilat ia kemi bërë të ditura Shqipërisë. Nuk është i mjaftueshëm progresi që është bërë në evidentimin(regjistrimin) e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave. Dhe të jeni absolutisht e sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona, në mënyrë që të jemi absolutisht të sigurt se të drejtat e pakicës mbrohen. Dhe e dini, kjo nuk është një çështje dypalëshe.

Është një çështje që lidhet me të drejtën europiane, me mbrojtjen e të drejtave. Dhe, natyrisht, e njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, ku sigurisht nuk ka asnjë progres, në thelb, sa u përket negociatave europiane. Pra, atje, gjithsesi, jemi në një fazë shumë më të hershme në krahasim me atë që po ndodh me Shqipërinë," tha Mitsotakis./Dosja.al

kyriakos mitsotakis shqiperia integrimi i shqiperise ne be ballkani perëndimor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin