LIVE UPDATES
Politike

“Revolucioni i flamingove” kundër Ramës/ Le Monde: Arkitektët e famshëm fshehin kokën në rërë

Në artikull Le Monde thekson se pas fasadës së kullave dhe projekteve spektakolare, po shfaqet një realitet krejt tjetër: Pakënaqësi sociale, protesta, akuza për mungesë transparence dhe shqetësime për tjetërsimin e hapësirave publike dhe pasurive natyrore të vendit.

5 September 2026, 17:20 Nga E.d

“Revolucioni i flamingove” kundër Ramës/ Le Monde:

TIRANË- Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, duke vënë në qendër mënyrën se si kryeministri Edi Rama ka përdorur arkitekturën, kullat luksoze dhe emrat më të famshëm të arkitekturës botërore për të ndërtuar imazhin e një Shqipërie moderne.

Në artikull Le Monde thekson se pas fasadës së kullave dhe projekteve spektakolare, po shfaqet një realitet krejt tjetër: Pakënaqësi sociale, protesta, akuza për mungesë transparence dhe shqetësime për tjetërsimin e hapësirave publike dhe pasurive natyrore të vendit.

Le Monde e përshkruan “arch-army”-n e arkitektëve të mbledhur nga Rama si pjesë të një modeli ku arkitektura ndërthuret ngushtë me pushtetin politik dhe interesat imobiliare. Sipas artikullit, projektet  janë përdorur për të promovuar një imazh tërheqës të qeverisë, ndërsa kritikat për pasojat sociale dhe mjedisore janë lënë në plan kretësisht të dytë.

Gazeta franceze e ka vënë theksin te një nga rastet më të debatueshme, që është projekti turistik në Zvërnec dhe Sazan, i lidhur me Jared Kushner dhe investimin e kompanisë së tij. Le Monde nënvizon se projekti ka shkaktuar kundërshtime të forta për ndikimin e mundshëm mbi bregdetin, peizazhin dhe biodiversitetin. Në artikull është përmendur gjithashtu se ky zemrim i qytetarëve është shndërruar tashmë në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë Rama.

Artikulli i Le Monde:

"Arkitektë yje, shkoni në shtëpi!" — Më 3 qershor, mes flamingove rozë të fryrë dhe pankartave ku shkruhej "Shqipëria nuk është në shitje" apo "Edi Rama, dorëhiqu!", ky slogan me nuanca situacioniste, i vërejtur në bulevardin qendror të Tiranës, shprehte veçantinë e një situate politike që prej më shumë se tre muajsh i ka nxjerrë shqiptarët çdo ditë në rrugë.

Nuk ndodh çdo ditë që arkitektët të bëhen objekt sulmi në një kryengritje popullore. Por në këtë vend, ndër më të varfërit e Evropës dhe ndër më të korruptuarit indeksi i perceptimit të korrupsionit i organizatës joqeveritare Transparency International për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të nga 182 vende arkitektët më të famshëm luajnë një rol politik të dorës së parë.

Gjatë njëzet viteve të fundit, ata janë vënë në garë për të riformësuar kryeqytetin: njëri me një kullë të skalitur si një fytyrë, tjetri me një piramidë shumëngjyrëshe, një tjetër me një ndërtesë që të kujton një lojë gjigante Kapla.

Të ftuar drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, i cili mbështetet te fama e tyre dhe te ndërtesat e tyre ekstravagante për të projektuar imazhin e një vendi të angazhuar në një modernitet tërheqës, ata ndërhyjnë jashtë kuadrit rregullator të Bashkimit Evropian, pa kufizime të mirëfillta mjedisore apo sociale dhe pa u shqetësuar për planet lokale të urbanistikës. Kjo "arch-army", siç e ka quajtur vetë porositësi, prej disa vitesh ka shtrirë aktivitetin edhe në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Në muajin maj, zbulimi i disa gardheve që rrethonin një hapësire bregdetare, e cila deri atëherë ishte e aksesueshme nga të gjithë, alarmoi banorët e komunës së Zvërnecit për atë që po përgatitej në zonën e tyre: një projekt resorti luksoz që shtrihet mes bregdetit dhe një ishulli fqinj, ishullit të Sazanit, të cilin një ligj i miratuar në vitin 2024 e autorizon ta shndërrojë në një destinacion turistik, ndonëse aty strehohet një rezervat i çmuar biodiversiteti.

Operacioni, me vlerë 5 miliardë dollarë (4,3 miliardë euro), financohet nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, dhe kompania e tij Affinity Partners, e cila qëndron gjithashtu pas projektit imobiliar lidhur me Gazën. Represioni brutal, në fund të majit, ndaj një proteste të organizuar në Zvërnec i dha shkëndijën fillestare valës së protestave, e cila më pas u përhap në Tiranë. Ndërkohë, protestuesit e ngritën nivelin e kërkesave të tyre, duke kërkuar një kontratë të re sociale, reformë kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe dorëheqjen e zotit Rama.

Po arkitektura, çfarë roli ka në gjithë këtë?

Ajo është në qendër të debatit. Së pari, sepse simbolizon ndërthurjen e pushtetit politik me spekulimin imobiliar dhe përvetësimin e fitimeve nga një grusht të privilegjuarish, në dëm të së mirës së përbashkët. Dhe së dyti, sepse ajo vetë merr pjesë në këtë proces. Kjo u pa qartë më 3 qershor, ditën e hapjes së "Bread & Heart", një festival arkitekture i destinuar për të promovuar politikën e kryeministrit.

Nga Jeanne Gang te Bjarke Ingels, nga Reinier de Graaf te Pierre de Meuron, përmes Francis Kéré, Ma Yansong, Petra Blaisse, Christian Kerez apo Charles Renfro, arkitektët më të mëdhenj të botës kishin ardhur në Shqipëri. Përpara zyrave të kryeministrit, ku zhvillohej aktiviteti, protestuesit u shpërndanë atyre fletëpalosje që riprodhonin një letër të hapur të publikuar online një ditë më parë.

Kupola e propagandës

E nënshkruar nga qindra arkitektë, artistë dhe ambientalistë shqiptarë, letra vinte në dukje cinizmin e temës së zgjedhur për këtë edicion, "Landscape of abundance" ("Peizazh i bollëkut"), në një kohë kur "mijëra shqiptarë janë në rrugë" për të kundërshtuar «shkatërrimin e një prej peizazheve më të bukura dhe më të rëndësishme të vendit".

Ajo u bënte thirrje të ftuarve që të mos bëheshin "bashkëpunëtorë" në këtë "ndërmarrje për zbukurimin e “politikës së buldozerit”", të "kërkonin llogari" dhe të "bojkotonin" aktivitetin. Asnjëri prej tyre nuk u përgjigj.

Deri në shfaqjen e "revolucionit të flamingove rozë", anëtarët e kësaj "arch-army" i thurnin vazhdimisht lavde Edi Ramës. Fakti që projektet e tyre kërkonin rrafshimin e lagjeve të tëra, që ishin të destinuara për një popullsi shumë më të pasur se mesatarja e vendit, apo se mund të financoheshin me para të drogës, kishte peshë të vogël përballë terrenit të jashtëzakonshëm të lojës që përfaqëson ky Far West arkitektonik.

Fama e tyre mund të instrumentalizohej, por ata pretendonin se qëndronin jashtë lojës politike. Tani kjo pozitë është më e vështirë për t’u mbajtur, pasi shqiptarët po e ngrenë zërin dhe nuk po gjejnë fjalë mjaftueshëm të ashpra për të shprehur zhgënjimin e tyre.

"Respekti ynë për këta arkitektë, të cilët i kemi admiruar aq shumë, ka rënë nën zero", shprehet një prej nënshkrueseve të letrës, e kontaktuar përmes WhatsApp-it.

"Arkitektura, në Shqipëri, nuk konsiderohet më ndryshe veçse si një kërcënim për komunitetet", shton një tjetër.

Të dyja gratë, megjithatë, shprehen të kënaqura me efektet e mobilizimit:

"Kupola e propagandës po çahet. Për herë të parë, mediat e mëdha ndërkombëtare po e shënjestrojnë drejtpërdrejt Ramën. Storytelling-u i tij ka filluar të kthehet kundër tij."

I pyetur më 4 qershor nga CNN, kryeministri i hodhi poshtë shqetësimet e shprehura nga protestuesit për ndikimin e projektit të Kushnerit mbi peizazhin dhe biodiversitetin, dhe i cilësoi si fake news akuzat për mungesë transparence lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit.

Për ta mbyllur debatin, ai përdori sofizmin që ua kundërvë në mënyrë sistematike kritikëve të politikës së tij: përmendi emrat e pesë arkitektëve të famshëm të angazhuar në projekt, duke lënë të kuptohet se kjo listë vlente sa të gjitha çertifikatat e përsosmërisë së bashku.

Sipas informacioneve të Le Monde, dy prej tyre, Jean Nouvel dhe Bjarke Ingels, kishin punuar vetëm për Zvërnecin dhe jo për ishullin e Sazanit, ndërsa në atë kohë ishin larguar tashmë nga projekti. Tre të tjerët — Kengo Kuma, K-Studio dhe Emre Arolat — nuk iu përgjigjën kërkesave tona për koment./Dosja.al

gazeta franceze le monde 

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...