15 May 2026, 09:18
Nga E. D
Donald Trump
PEKIN- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka hipur në avionin presidencial Air Force One, duke përfunduar kështu vizitën e tij shtetërore në Kinë. Ai u pa duke folur shkurtimisht me ministrin e jashtëm të Kinës në pistë përpara se të hipte në avionin e tij presidencial. Ndërsa hipte në aeroplan, dëgjoheshin brohoritje: "Lamtumirë, lamtumirë, një lamtumirë e ngrohtë". Dhjetëra të rinj duke valëvitur flamuj kinezë dhe amerikanë ishin rrjeshtuar në tapetin e kuq, teksa po kalonte Trump.
Xi Jinping e cilësoi vizitën e Trump si një vizitë historike dhe ikonike. Xi tha se vizita ishte e favorshme për nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe thellimin e besimit të ndërsjellë. Xi theksoi gjithashtu se të dyja palët kanë përcaktuar një drejtim të ri për një marrëdhënie “konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme”, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
"Së bashku, ne përcaktuam një pozicion të ri për një marrëdhënie konstruktive strategjike dhe të qëndrueshme midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, arritëm konsensus të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, zgjerimin e bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme dhe adresimin e duhur të shqetësimeve të njëri-tjetrit, dhe ranë dakord të forcojmë komunikimin dhe koordinimin mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.
Kjo tregon edhe një herë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të arrijnë bashkëjetesë paqësore, bashkëpunim të favorshëm për të dyja palët mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe të gjejnë një mënyrë të drejtë për tu mirëkuptuar. Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të nxisin zhvillimin dhe rigjallërimin e tyre përkatës duke forcuar bashkëpunimin. Të dyja palët duhet të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur prej nesh, të vlerësojnë vrullin e mirë aktual të fituar me mund, të drejtojnë kursin, të largojnë ndërhyrjet dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe," tha Xi.
Ndërsa, Donald Trump ka thënë se vizita e tij shtetërore në Kinë ishte e paharrueshme dhe se të dyja palët kishin arritur shumë marrëveshje dhe zgjidhur shumë çështje. Në komentet e publikuara nga Xinhua, presidenti amerikan tha se ishte shumë mirënjohës që Xi Jinping e kishte ftuar në Zhongnanhai, një kompleks për udhëheqësit e Kinës.
"Kjo vizitë në Kinë ishte një vizitë shumë e suksesshme, e cila tërhoqi vëmendjen e botës dhe ishte e paharrueshme. Të dyja palët arritën një sërë konsensusesh të rëndësishme, arritën shumë marrëveshje dhe zgjidhën shumë çështje, të cilat janë me përfitim të madh për të dyja vendet dhe botën. Marrëdhënia SHBA-Kinë është e rëndësishme dhe me siguri do të përmirësohe. Do të doja të vazhdoja të mbaja komunikim të sinqertë dhe të thellë me Presidentin Xi Jinping dhe mezi pres ta prisja atë në Uashington," tha trump./Dosja.al
donald trump kine shba xi jinping pekin
Bota
15 May 2026, 09:09
E. D
KINË- Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar n&...
Bota
15 May 2026, 09:07
E. D
Kalimet e parregullta të kufirit drejt BE-së po bien. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Frontex...
Bota
15 May 2026, 08:27
E. D
SHBA- SHBA dhe Kina vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm dhe të rezervuar lidhur me konfliktin në&n...
Bota
15 May 2026, 07:31
E. D
Donald Trump, Xi Jinping
ITALI- Dita e dytë e vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Kinë fil...
Bota
14 May 2026, 19:43
E.d
Një burrë gatuan me dru zjarri gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike
KUBA- Qeveria kubaneze ka deklaruar se është...
Bota
14 May 2026, 19:25
G.M
Evika Silina
LETONI-Kryeministrja letoneze, Evika Silina, ka dhënë dorëheqjen pas një krize politike për shkak të dronëv...
Bota
14 May 2026, 18:50
G.M
Instants
SHBA- Instagram ka sjellë një opsion të ri të quajtur Instants për formatin e fotove të përkohëshme. ...
Bota
14 May 2026, 18:41
E.d
Foto ilustruse
MALDIVE- Një tragjedi ka ndodhur në Maldive, ku pesë turistë me origjinë italiane kanë humbur jetën ...
Bota
14 May 2026, 18:36
E. D
BEOGRAD- Një incident i rëndë ka nodhur ditën e sotme në Serbi, ku një automjet është futur mes një proteste...
Bota
14 May 2026, 18:25
G.M
Meta AI
SHBA- WhatsApp lançoi Incognito Chat me Meta AI më 13 maj, një mënyrë e re që kompania pretendon se përpunon m...