LIVE UPDATES
Aktualitet

Drafti për zgjerimin e BE-së/ Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

30 October 2026, 13:30 Nga G.M
Drafti për zgjerimin e BE-së/ Kosova pa përparim në fushat
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë javën e ardhshme.

Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në bazë të saj, shtetet anëtare vendosin për hapat e mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve. Në draftin, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL), vlerësohet se përparimi i vendeve të rajonit vazhdon të jetë i pabarabartë.

“Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në fushat themelore”, thuhet në dokument. Fushat themelore përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike, dhe përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Mali i Zi: Përparim i jashtëzakonshëm drejt BE-së

Mali i Zi përshkruhet në dokument si vendi që prin në procesin e zgjerimit. Sipas vlerësimit të Komisionit, Podgorica i ka përmbushur kriteret përfundimtare në të gjithë kapitujt e negociatave dhe mund t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.

“Përparimi i jashtëzakonshëm i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit me BE-në dëshmon se zgjerimi mbetet një realitet i arritshëm”, thuhet në draft.

Komisioni vlerëson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosmëri punën në fushat themelore, me rezultate të mira në sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike dhe reformën e administratës publike. Si dëshmi se Mali i Zi prin në procesin e zgjerimit, përmend punën për traktatin e anëtarësimit dhe propozimin e Komisionit për paketën financiare. Në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi do të zbatohej për herë të parë një “qasje e përforcuar” ndaj klauzolave mbrojtëse. Traktati, siç thuhet, do të shërbente si model për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Ndër reformat e Malit të Zi, Komisioni veçon ndryshimet kushtetuese që kanë forcuar pavarësinë e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, “plotësisht në përputhje” me rekomandimet e BE-së dhe të Komisionit të Venecias. Përmend gjithashtu politikën e tolerancës zero ndaj sulmeve kundër gazetarëve, si dhe përafrimin e politikës së vizave me atë të BE-së nga 31 tetori 2026.

Ndoshta raporti i fundit për Malin e Zi

Komisioni Evropian thotë se raporti i sivjetmë për Malin e Zi mund të jetë raporti i fundit i rregullt për këtë vend, pasi pritet që procesi i negociatave të anëtarësimit të përfundojë së shpejti. Nga viti i ardhshëm, atë do ta zëvendësonin raportet e monitorimit, ndërsa deri në anëtarësim do të krijohej një mekanizëm për mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve të marra.

Komisioni i përgatit raportet e monitorimit në periudhën mes përfundimit të negociatave të anëtarësimit dhe hyrjes së vendit në BE. Në këtë fazë nuk vlerësohet më përparimi në negociata, por verifikohet nëse vendi po i përmbush detyrimet e marra gjatë tyre dhe nëse po i përfundon reformat e mbetura deri në ditën e anëtarësimit. Pas konferencës së fundit ndërqeveritare, Mali i Zi do të merrte statusin e vëzhguesit aktiv në shumicën e grupeve të punës të Këshillit të BE-së.

Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë të vetmet vende për të cilat Komisioni paraqet në aneksin e dokumentit “udhërrëfyes” me afate dhe objektiva për përfundimin e negociatave.

Serbia: Presion ndaj shoqërisë civile dhe gjyqësorit

Për Serbinë, drafti përmban kryesisht vlerësime kritike dhe konstaton mungesë përparimi në fusha kyç, si sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes. Thuhet gjithashtu se përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së mbetet i ulët. Sa i përket gjyqësorit, Komisioni vëren se regresi fillestar i shkaktuar nga miratimi i të ashtuquajturave “ligje të Mërdiqit” është korrigjuar më pas. Ky regres, thuhet në draft, ishte shkaktuar nga ndryshimet ligjore që hoqën një pjesë të garancive për autonominë e prokurorisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Njëkohësisht, vlerësohet se në Serbi “presioni i papërshtatshëm është rritur ndjeshëm”.

Serbia përmendet si vend ku, krahas Bosnje e Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Turqisë, rreziku i “kapjes së shtetit” mbetet i theksuar. Ky term përshkruan një situatë në të cilën grupe të ngushta interesi i vendosin institucionet nën kontrollin e tyre. Ndër zhvillimet pozitive përmendet përfshirja e Serbisë në shtrirjen gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Ka nisur gjithashtu puna përgatitore për një marrëveshje mbi vlerësimin e përputhshmërisë së produkteve industriale.

Bosnje e Hercegovina: Fragmentim politik

Për Bosnje e Hercegovinën, Komisioni vlerëson se funksionimi i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ është vështirësuar nga fragmentimi politik. I njëjti vlerësim është dhënë edhe për Kosovën.

“Në Bosnje e Hercegovinë duhet të përmirësohen pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, ndërsa reformat ligjore dhe verifikimet e integritetit janë kyç për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, thuhet në draft.

Komisioni i bën thirrje Bosnje e Hercegovinës që “t’i përkushtohet plotësisht” planit të veprimit të Task-Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Është vlerësuar pozitivisht vazhdimi i përafrimit të plotë të vendit me politikën e jashtme të BE-së, si dhe miratimi i një vlerësimi të ri të kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar, në përputhje me metodologjinë e Europolit.

Kosova: Për herë të parë, përafrimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së

Kosova, krahas Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, renditet ndër vendet pa përparim në fushat themelore. Komisioni vlerëson gjithashtu se Kosova përballet me ndikimin politik dhe atë të grupeve të interesit mbi gjykatat dhe prokurorinë. Si risi, drafti thekson se përafrimi i plotë i Kosovës me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është paraqitur “për herë të parë” në kapitullin e veçantë 31.

KE-ja vlerëson se nuk ka përparim në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të paraparë me marrëveshjen e dialogut. Nga vendi pritet ta nisë këtë proces në përputhje me detyrimet nga dialogu, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023. Kërkohet gjithashtu që statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia të zgjidhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe ligjet e Kosovës, “e jo përmes masave të pakoordinuara”, si dhe përmes konsultimeve të strukturuara me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës

Ashtu si në vitet e mëparshme, Komisioni thekson se përparimi i Serbisë dhe i Kosovës në rrugën evropiane lidhet me përparimin thelbësor në normalizimin e marrëdhënieve. “Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe i Aneksit të saj të zbatimit mbetet i pamjaftueshëm”, thuhet në draft.

“Normalizimi nuk është vetëm kusht në rrugën evropiane. Ai është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja shoqërive dhe të rajonit më të gjerë. Mungesa e përparimit ka kosto politike dhe ekonomike dhe rrezikon që të dyja palët të mbeten prapa në një kohë kur procesi i zgjerimit ka marrë sërish hov”, thuhet në dokument.

Plani i Rritjes dhe pajtimi

Sipas draftit, deri në shtator të vitit 2026, nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë disbursuar 193,3 milionë euro grante nga gjithsej 1,6 miliard euro, për 90 hapa reformues të përmbushur. Komisioni vlerëson se zbatimi duhet të përshpejtohet. Thuhet gjithashtu se po punohet për heqjen e tarifave të roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në pjesën për pajtimin, Komisioni thekson se revizionizmi historik, mohimi apo glorifikimi i krimeve të luftës dhe retorika nxitëse janë “të papajtueshme me vlerat” mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit./REL

kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin