29 October 2026, 15:45
Nga E.M

FINLANDË- Finlanda ka regjistruar 333 vdekje nga përdorimi i dorgës në vitin 2025. Statistikat kanë rezultuar si numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe një rritje prej 35 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Të dhënat e institucioni finlandez i statistikave (Statistics Finland) treguan se numri i vdekjeve të lidhura me drogën u rrit në të gjitha grupmoshat dhe te të dyja gjinitë, veçanërisht te të rinjtë dhe gratë.
Gjithsej 64 persona të moshës 15-24 vjeç humbën jetën, një rritje prej 60 për qind krahasuar me vitin paraprak. Sipas institucionit, droga ishte shkaktare e një në pesë vdekjeve në këtë grupmoshë.
Numri më i lartë i vdekjeve të lidhura me drogën u regjistrua te personat e moshës 25-34 vjeç, me 85 raste, 12 më shumë se në vitin 2024. Vdekjet mes grave arritën rekord prej 94 rastesh, krahasuar me 50 një vit më parë. Megjithatë, burrat vazhduan të përbënin shumicën e viktimave.
Shumica e vdekjeve të lidhura me drogën përfshinin një kombinim substancash. Alkooli dhe medikamentet, përfshirë barnat psikiatrike, shpesh ishin të pranishme krahas substancës së identifikuar si shkaktari kryesor i vdekjes.
Buprenorfina, një medikament opioid që përdoret për trajtimin e varësisë nga opioidet, por që keqpërdoret shpesh, mbeti substanca më e zakonshme e identifikuar në rastet e helmimeve aksidentale fatale nga droga dhe në rastet kur qëllimi nuk ishte i qartë.
Institucioni shtoi se është rritur përdorimi i drogave sintetike të projektuara, që bëjnë pjesë në kategorinë e opioideve sintetike. Pothuajse 1 në 10 vdekje të lidhura me drogën ishte pasojë e vetëvrasjes.
Helsinki regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 58 raste, i ndjekur nga rajoni Pirkanmaa me 30, Finlanda Jugperëndimore me 28 dhe Ostrobotnia Veriore me 25 raste. Në raport me numrin e popullsisë, shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në rajonin Paijat-Hame, me 9,8 vdekje për 100 mijë banorë./Dosja.al
FINLANDË
Bota
29 October 2026, 15:21
E.M
INDONEZI- Një shitës ambulant në Indonezi është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të papritur...
Bota
29 October 2026, 15:12
E.M
ARMENI- Një seancë e Parlamentit të Armenisë degradoi në dhunë fizike mes deputetë ve kë të të enjte duke shk...
Bota
29 October 2026, 15:00
G.M
Flavio Bolsonaro
BRAZIL- Një operacion që përfshinte mashtrim, makina mashtruese, takime sekrete dhe një fluturim me avion privat për...
Bota
29 October 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Komisioni Evropian të enjten ftoi vendet anëtare të BE-së të aplikojnë për 21.3 miliardë...
Bota
29 October 2026, 14:40
G.M
pamje
TURQI- Një formacion shkëmbor i njohur si “oxhaku i zanave” është shembur pasditen e së enjtes në Kapadokia t&...
Bota
29 October 2026, 14:30
G.M
AFRIKA- Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe riku...
Bota
29 October 2026, 14:10
G.M
Christine Lagarde
EVROPA- Vendimi i Christine Lagarde për të dhënë dorëheqjen si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) m&...
Bota
29 October 2026, 13:42
G.M
Pedro Sánchez
SPANJË- Tragjedia e trenit në Urda, pranë Toledos, me të paktën 69 të vdekur, po shqetëson fushatë...
Bota
29 October 2026, 13:20
G.M
pamje
VATIKANI- Një ekspozitë e veçantë kushtuar automjeteve të përdorura nga Papët gjatë gati një shekulli &eu...
Bota
29 October 2026, 13:10
G.M
piloti me presidenti i Emirateve
ARABIA SAUDITE- Piloti i kompanisë ajrore Flydubai, i cili arriti të parandalojë një sulm gjatë nj&e...