Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ndalimi i shitjes online synon të pengojë që produktet t’u shiten ose t’u dorëzohen personave nën 18 vjeç.
Qeveria propozon të ndalojë shitjen online të duhanit dhe produkteve të lidhura me të brenda vendit, si dhe shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe. Projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe produktet e lidhura me to” i nxjerrë për konsultim vendos një kufi prej 4 miligramësh nikotinë për qeskë dhe shtrin ndalimin e duhanpirjes në mjedise publike edhe te përdorimi i produkteve që çlirojnë aerosol, sipas relacionit shoqërues.
Ndalimi i shitjes online synon të pengojë që produktet t’u shiten ose t’u dorëzohen personave nën 18 vjeç. Relacioni thotë se aktualisht “nuk ekziston një sistem i unifikuar dhe efektiv” për verifikimin e moshës së blerësit gjatë porosisë dhe dorëzimit. Në dyqane, kufiri minimal do të mbetet 18 vjeç dhe shitësi duhet të verifikojë moshën kur ka dyshim të arsyeshëm. Projektligji parashikon kufizime edhe për shitjen ambulante, vetëshërbimin, makinat automatike dhe shërbimin postar.
Për përdorimin, ndalimi do të zbatohet në vendet e punës, institucionet shëndetësore dhe arsimore, transportin publik dhe mjediset e mbyllura tregtare. Ai do të shtrihet edhe në disa hapësira të jashtme, përfshirë këndet e lojërave, zonat sportive dhe rrethinat e institucioneve arsimore e shëndetësore, brenda një distance prej 10 metrash. Drafti forcon gjithashtu kufizimet për reklamat në pikat e shitjes dhe për promovimin me mostra falas, zbritje, kuponë dhe programe besnikërie.
Për cigaret elektronike njëpërdorimëshe, është zgjedhur “opsioni i ndalimit të drejtpërdrejtë”, pasi shqyrtuan edhe kërkesa më të rrepta për riciklim ose kufizime mbi aromat, fuqinë dhe kapacitetin. Relacioni përmend aksesin e lehtë dhe tërheqjen e këtyre produkteve për të rinjtë, si dhe vështirësitë e riciklimit të pajisjeve që përmbajnë plastikë, pjesë elektronike dhe bateri. Sipas studimit për sjelljet shëndetësore të nxënësve në vitet 2021–2022, të cituar në dokument, rreth 20% e 15-vjeçarëve përdornin cigare elektronike.
Projektligji nuk ndalon të gjitha cigaret elektronike. Për produktet që lejohen, prodhuesit dhe importuesit duhet të njoftojnë ministrinë gjashtë muaj përpara se t’i nxjerrin në treg. Përqendrimi i nikotinës në lëng nuk duhet të kalojë 20 miligramë për mililitër dhe paketimi duhet të ketë mbrojtje ndaj hapjes nga fëmijët. Për cigaret tradicionale dhe duhanin për dredhje, paralajmërimet me tekst dhe fotografi do të mbulojnë 65% të sipërfaqeve kryesore të paketimit.
Nëse miratohet, ligji do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit dhe do të zëvendësojë ligjin e vitit 2006. Relacioni parashikon periudha të tjera kalimtare për bizneset dhe produktet që janë tashmë në treg. Nisma është pjesë e një pakete që mbulon 13 akte të Bashkimit Europian për kontrollin e duhanit. Përafrimi i rregullave dhe zbatimi i tyre janë ndër kushtet për mbylljen e negociatave të Kapitullit 28, për mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit./Monitor
Foto ilustruse Kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme ditore të mërkurën, duke u afruar...
Foto ilustruse TIRANA- Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ...
TIRANË- Një pasuri mund të sekuestrohet edhe kur nuk është ende gati për t’u përdorur, pra një ndërtesë...
Enea Gjodedja TIRANË- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas deklaratave të Enea Gjodedjes për ushtrim dhune ndaj t...
TIRANË- Nëse analizon konkretisht buletinin e pronave, del zbuluar humbja që mund të pësojë shteti në rast qiradhënie a...
TIRANË- Denoncimet e shumta të qytetarëve kanë konfirmuar një skandal që ndodh në magazinën ku do të duhet t&...
DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur në afërsi të plazhit në Durrës. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri ës...
TIRANË- Një rast konkret që krijon ngërç ligjor me administrimin lidhet me pronën e konfiskuar në emër të shteta...
TIRANË- Hulumtimi i dokumenteve tregon se hallka më e dobët nis pasi vendimi është dhënë: te marrja fizike në dorë...
TIRANË- Integrimi në Bashkimin Europian është synimi i Shqipërisë. Çelja e kapitujve për anëtarësim &e...