18 November 2026, 22:35
Nga E. D

TIRANË- Denoncimet e shumta të qytetarëve kanë konfirmuar një skandal që ndodh në magazinën ku do të duhet të ruhen asetet e sekuestruara. Nga auditimet rezulton se u zhdukën plot 24 vetura të sekuestruara apo të konfiskuara, që nuk dihet se ku përfunduan…
KLSH: Sipas të dhënave të sektorit rezultonin 23 automjete të konfiskuara dhe 80 të sekuestruara. Sipas magazinës rezultonin 79 automjete.
‘Mjetet që sekuestrohen duhet patjetër të shpërndahen në mënyrë të shpejtë, sepse ekziston rreziku në gjyq që dikush ta fitojë të drejtën për ta rimarrë mjetin e tij. Një mjet i pavënë në përdorim… Kemi qindra mijëra makina që janë kapur nga policia, kanë mbetur aty; ato nuk janë më makina, janë thjesht hekurishte’, u shpreh Arben Malaj, ekspert ekonomie.
Por, skandali me administrimin e automjeteve nuk mbaron me kaq. Këto foto që shihni janë dërguar në redaksinë e Inside Story nga një qytetar i cili, prej mbi një dekade, endet dyerve të drejtësisë për të rimarrë veturën e tij. Në fakt, ajo tashmë është shndërruar në një grumbull hekurishtesh të ndryshkura.
Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes dhe kthimin e mjetit që tashmë është jashtë funksionit. Madje, veturës i janë grabitur pjesë këmbimi brenda pikës së bllokimit, gjë e cila thellon skandalin. Edhe kthimi te pronari ka mbetur peng i burokracive prej vitesh, pavarësisht vendimit të gjykatës që mbetet në fuqi.
Raste të tilla janë të shumta, që përbëjnë një skandal të vërtetë dhe ekspozojnë një faturë të rëndë dëmshpërblimesh për xhepin e taksapaguesve shqiptarë.
Nëse shikon në pikat e bllokimit, mjetet shpesh mbahen jashtë çdo kriteri, duke i ekspozuar ndaj degradimit të plotë. Makina të shndërruara në grumbuj hekurishtesh të ndryshkura, disa me pjesë të grabitura nga ata që kanë detyrë t’i ruajnë dhe një faturë dëmi që rëndon mbi taksapaguesit…/Top Channel
Aktualitet
18 November 2026, 22:06
E.M
DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur në afërsi të plazhit në Durrës. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri ës...
Aktualitet
18 November 2026, 22:05
E. D
TIRANË- Një rast konkret që krijon ngërç ligjor me administrimin lidhet me pronën e konfiskuar në emër të shteta...
Aktualitet
18 November 2026, 21:55
E. D
TIRANË- Hulumtimi i dokumenteve tregon se hallka më e dobët nis pasi vendimi është dhënë: te marrja fizike në dorë...
Aktualitet
18 November 2026, 21:41
E. D
TIRANË- Integrimi në Bashkimin Europian është synimi i Shqipërisë. Çelja e kapitujve për anëtarësim &e...
Aktualitet
18 November 2026, 21:14
E.M
TIRANË- Marshimi i protestuesve nga Kryeministria drejt rrugëve të Kryeqytetit është ndjekur nga forcat e policisë dhe furgona t&...
Aktualitet
18 November 2026, 21:13
E. D
TIRANË- Revista amerikane The Atlantic, në një artikull të gazetarit Ariel Sabar, ka analizuar protestat në Shqipëri, t&eum...
Aktualitet
18 November 2026, 21:02
G.M
Burgu i Rrogozhines
RROGOZHINA- Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës rezulton të mos jetë rikthyer në instituc...
Aktualitet
18 November 2026, 20:05
E.M
TIRANË- Në protestën e kësaj të mërkure aktivisti Kedis Burrja ka deklaruar se teksa ishte ulur në një lokal dhe p...
Aktualitet
18 November 2026, 19:44
E.M
TIRANË- Protestuesit tashmë pas grumbullimit tek Kryeministria kanë vijuar sërish marshimet në rrugët e kryeqytetit ndërsa q...
Aktualitet
18 November 2026, 19:42
G.M
Fjona Çela
TIRANË Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, gazetarja e SYRI TV, Fjona Çela, &...