18 November 2026, 21:55
Nga E. D

TIRANË- Hulumtimi i dokumenteve tregon se hallka më e dobët nis pasi vendimi është dhënë: te marrja fizike në dorëzim, identifikimi i saktë, ruajtja, vlerësimi dhe destinacioni përfundimtar. Rezulton se 1 mijë e 118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro.
Një pjesë e tyre janë pronë e shtetit, pasi janë të konfiskuara përfundimisht. Por, de facto, ato kanë mbetur në duart e të fortëve. Kjo do të thotë se ato prona vijojnë e mbushin arkat e krimit nën hundën e institucioneve!
“Rezultojnë gjithsej 3.618 pasuri të sekuestruara, nga të cilat 2.500 pasuri janë marrë në dorëzim nga AAPSK-ja, ndërsa 1.118 pasuri ende nuk janë marrë në dorëzim. Në kuadër të ekzekutimeve të vendimeve për konfiskimin e pasurive, rezulton se janë në total 1.033 pasuri.”
“E para dhe kryesorja, duhet të theksojmë që lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish; është luftë për demokracinë, sepse paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë. Ne dimë rastet e shumë politikanëve që u promovuan dhe dekriminalizimi i nxori jashtë”, u shpreh Arben Malaj, ekspert ekonomie.
Marrja në dorëzim e pasurisë kur prona sekuestrohet është një proces kompleks që shpesh shoqërohet me pasaktësi rreth pronës dhe zotëruesit. Referuar të dhënave zyrtare dhe detajeve që paraqiten në dokumente, kur specifikojnë të dhënat e pasurisë, rezultojnë emra të ndryshëm apo tjetërsim prone përpara konfiskimit të saj.
“Krijon problematika të ndryshme, sepse, e para, e dënon personin paraprakisht dhe sekuestroja nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit, por konfiskimi është dënimi që merr personi…”, u shpreh ish-prokurori Florian Bonjaku./Top Channel
Aktualitet
18 November 2026, 21:41
E. D
TIRANË- Integrimi në Bashkimin Europian është synimi i Shqipërisë. Çelja e kapitujve për anëtarësim &e...
Aktualitet
18 November 2026, 21:14
E.M
TIRANË- Marshimi i protestuesve nga Kryeministria drejt rrugëve të Kryeqytetit është ndjekur nga forcat e policisë dhe furgona t&...
Aktualitet
18 November 2026, 21:13
E. D
TIRANË- Revista amerikane The Atlantic, në një artikull të gazetarit Ariel Sabar, ka analizuar protestat në Shqipëri, t&eum...
Aktualitet
18 November 2026, 21:02
G.M
Burgu i Rrogozhines
RROGOZHINA- Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës rezulton të mos jetë rikthyer në instituc...
Aktualitet
18 November 2026, 20:05
E.M
TIRANË- Në protestën e kësaj të mërkure aktivisti Kedis Burrja ka deklaruar se teksa ishte ulur në një lokal dhe p...
Aktualitet
18 November 2026, 19:44
E.M
TIRANË- Protestuesit tashmë pas grumbullimit tek Kryeministria kanë vijuar sërish marshimet në rrugët e kryeqytetit ndërsa q...
Aktualitet
18 November 2026, 19:42
G.M
Fjona Çela
TIRANË Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, gazetarja e SYRI TV, Fjona Çela, &...
Aktualitet
18 November 2026, 19:16
E.M
TIRANË- IdentiTek ka reaguar lidhur me ndryshimin në pasaportat e reja shqiptare, ku tashmë në vend të kodit “P” ësht...
Aktualitet
18 November 2026, 19:07
E. D
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, policë civilë të paidentifikuar përveç se kanë dhunuar qytetarët në protestë...
Aktualitet
18 November 2026, 18:33
E.M
ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Itali, të dyshuar për trafikimin e kokainës. Mes autorëve janë edhe dy shqiptar&e...